Moti prej nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje lokale të shiut dhe me borë në viset më të larta. Siç informoi DPHM, më shumë reshje priten të hënën, kur do të fryjë erë mesatare, ndërsa të martën dhe të mërkurën erë e përforcuar nga drejtimi verior. Nesër dhe të dielën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për mjegull. Temperatura maksimale të shtunën do të jetë 10, ndërsa të dielën 12 gradë. Nga e hëna pritet edhe ulje e temperaturave.
Author: Hamdi Kumanova
Ankthi, sulme të panikut, probleme me gjumin janë vetëm disa nga pasojat me të cilat përballen shumë të rinj në vitin e dytë të pandemisë. Stigma e shëndetit mendor ende ekziston. Fillimi i vitit shkollor me prani fizike, pas një viti e gjysmë mësim nga shtëpia, solli sfida të reja për Marija Mlladenovska-Dimitrovska, psikologe në gjimnazin “Taki Daskallo” nga Manastiri. Pandemia, karantinat dhe izolimi kanë lënë gjurmë në shëndetin mendor të fëmijëve, thekson ajo, shkruan REL. “Gjëja më alarmante për momentin, më duket, janë sulmet e panikut dhe ankthi për shkak të pandemisë. Është arsyeja më e shpesh për të…
Në drejtimin rrugor A2 Sveti Nikole – Milladinovci në kilometrin e 10-të para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metra. Nga LAMM informojnë se në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, ndërsa pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet vozitje e kujdesshme. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje…
Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov konfirmoi se më 18 janar do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përgjigje të seancës për pyetje deputetësh në Kuvendin Popullor. Petkov e njoftoi atë në përgjigje të pyetjes së ish-ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Petkov tha se fqinjësia e mirë është parim shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se qëndrimi i Bullgarisë për procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut është ruajtur pikërisht ashtu siç është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit mes palëve në koalicionin qeverisës. Pikëpamja është e njëjtë,…
Rritje e madhe e çmimeve të banesave ka vërejtur Banka Popullore. Sipas përllogaritjeve të tyre, në kuartalin e katërt të vitit, çmimet janë rritur për 11,2 përqind në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2020, çmimet janë shtrenjtuar për 5,2 përqind. Sipas të dhënave nga Banka Popullore, rritje të tillë të çmimeve nuk është vërejtur që nga viti 2010, por statistika zyrtare tregon se dikur kemi patur rritje shumë më të madhe të banesave e ajo ka qenë në kohën e krizës së madhe finansiare kur kuartali i katërt…
Punëtorët që punojnë gjatë festave duhet t’u paguhet mëditje të paktën 250%, apelojnë nga Lidhja e Sindikatave. Nga e hëna do të dorëzojnë denoncime në inspektoratin e punës, i cili do të duhet të kontrollojë nëse punëtorët kanë marrë mëditje për ditët e festave. Sindikata u bën thirrje punëtorëve që të denoncojnë nëse nuk u janë paguar mëditjet. “Nëse punojnë në ditët e festave u takon mëditje prej 250%, pra që do të thotë edhe një mëditje për kolegun që rri në shtëpi dhe paguhet për ditën e punës, një mëditje të rritur për 50%. Kjo e drejtë është e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se pret që gjatë këtij viti të mbahen këto zgjedhje sepse qytetarët kanë nevojë për një qeveri që do të merret me hallet dhe brengat e tyre. “Nuk pres asgjë të re nga mandatari i ri, përveç se të vazhdoj politikat e Zaevit. Megjithatë pres që gjatë këtij viti të kemi zgjedhje të parakohshme, në të cilat zgjedhje qytetarët do të votojnë për qeverinë të cilën ata dëshirojnë”, tha Mickoski, duke shtuar se qeveria e re e formuar nga VMRO-DPMNE-ja do të punojë në…
Sot, nesër dhe pasnesër pikat e vaksinimit në vend nuk do të punojnë për shkak të festave, transmeton Portalb.mk. Edhe Shtëpia e Shëndetit në Tetovë nuk do të punojë këto tre ditë, siç thotë për Portalb.mk infermierja kryesore, Drita Ziberi me punë do të rikthehen ditën e hënë nga ora 7 e mëngjesit deri ora 7 në mbrëmje. Nesër, do të punojë vetëm poliklinika në Çair ku qytetarët do të mund të vaksinohen. Pikat e tjera të vaksinimit do të kthehen në orarin e tyre të zakonshëm ditën e hënë, gjegjësisht nga ora 8 në mëngjes deri ora 8 në…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 50 gjoba dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, gjithashtu dhe katër gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë vozitjes. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe dy gjoba për vozitësit fillestar dhe një tjetër për tejkalim të parregullt.
Ministria e Punëve të Jashtme informon se sipas komunikimeve me disa nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët aktualisht ndodhen në Kazakistan, ata janë të sigurt dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë nga shtetasit tanë se janë të lënduar apo të rrezikuar. Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të monitorojë në vazhdimësi situatën në Kazakistan dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nur Sultan, si dhe me institucionet përkatëse nga vendet e rajonit, për të ofruar informacione të duhura për qytetarët tanë. Në të njëjtën kohë, apelojmë…
Kryetari i Kuvendit në Maqedoni ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet duke ju uruar solidarizim dhe shëndet, njofton Telegrafi Maqedoni. “Gëzuar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë! Festat janë ditë të veçanta që kanë fuqinë e bashkimit, solidarizimit, ndarjes së përbashkët. Le t’ju sjellin ditët festive shëndet, paqe, qetësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe mençuri” ka shkruar Xhaferi. Përndryshe, 6 dhe 7 janari janë ditë feste në Maqedoni për nder të festave të besimtarëve ortodoks.
Një bletar nga Ohri është dënuar me 15 mijë euro për shkak se bletët e tij kanë kafshuar një banor të Ohrit në vitin 2014. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ohër, të shqiptuar pas 8 vitesh, personi ka vuajtur nga frika dhe ka pasur dhimbje fizike dhe psiqike. Sipas aktgjykimit, bletari është i obliguar t’i paguajë paditësit dëmshpërblim për dhimbje fizike prej 300.000 denarë, nga frika 200.000 denarë dhe për probleme psiqike prej 100.000 denarë, si dhe shpenzime në procedurë mbi 150.000 denarë. Sipas shpjegimit të aktgjykimit, bletari Laze Grozdanov nga fshati “Dolno Konjsko” i Ohrit, është shpallur fajtor…

