Author: Hamdi Kumanova

Edhe pas dy viteve pandemi të koronavirusit, Venko Filipçe nuk arriti ta organizojë sistemin shëndetësor. Rezultati nga puna e tij janë më shumë se tetë mijë të vdekur nga korona. Me këtë Maqedonia është në vendin e lartë të pestë në listën botërore të të vdekurve nga korona. Për dy vite ka pasur vetëm numër të madh të të infektuarve, numër të madh të të vdekurve, pamjaftueshëm ilaçe, protokolle të padefinuara për shërim. Për pesë ditë, ose prej të hënës (03.01.2022) përfundimisht me të premten (08.01.2022) numri i të sëmurëve është rritur për më shumë se katër mijë persona. Ose…

Lexo më Shumë

Sot (07.01.2022) Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 107 shoferë prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (07.01.2022) nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 180 shoferë, prej të cilëve tetëmbëdhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km nga e lejuara. Poashtu është konstatuar se 34 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 146 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në mëngjes kumtoi se një delegacion i lartë i Republikës së Bullgarisë, i udhëhqur nga kryeministri Kirill Petkov, më 18 janar do ta vizitojë vendin. Në shoqërim të kryeministrit bullgar, siç kumtoi MPJ, do të jenë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikollaj Sabev. “Vizita u planifikua të realizohet menjëherë pa hyrjes në funksion të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dy shtetet dëshmojnë për rëndësinë që ia përkushtojnë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimet pritet të riafirmohen…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme, informon se shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kazakistan dhe stafi diplomatik janë të sigurt, transmeton TV21. Nga MPJ bëjnë apel që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë në Kazakistan, ndërkaq shtojnë që qytetarët që ndodhen në Kazakistan të mos i lëshojnë objektet ku ndodhen dhe të shmangin tubimet publike. “Ministria e Punëve të Jashtme e përcjell rregullisht situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës sonë në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë që ndodhen atje. Pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ka kontakte të…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. Bashkim Ziberi ka lindur në vitin 1974 në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Studimet në fushën e Fizikës i kreu në Fakultetin e shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Nga viti 1999 deri në vitin 2006 kryen me sukses studimet e Masterit dhe te Doktoratës në Universitetin e Leipzigut në Gjermani, në fushën e Nanoteknologjisë gjegjësisht krijimin e nanostrukturave me anë të rrezatimit jonik. Dr. Ziberi, për punën e tij shkencore është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare nga E-MRS, dhe shoqata Leibniz në Gjermani. Është reçenzues në një numër revistash ndërkombëtare dhe autor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi beson se Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e cila pritet të votohet këtë muaj, do të çojë deri në fund mandatin e saj, deri në vitin 2024, meqë sipas tij koalicioni i ri nuk synon zgjedhje të parakohshme. Gashi, i cili nga opozita i është bashkuar Lidhjes Social Demokrate në pushtet, thotë se hyrja e Alternativës në Qeveri është në interes të shqiptarëve dhe vendit meqë Maqedonia e Veriut pret hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i partisë Alternativa, e cila me 4 deputetë te saj…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për të hënën konvokoi mbledhje të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, kumtojnë nga Presidenca bullgare. Siç thuhet në njoftim, pritet të diskutohet në temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizimit dhe asocimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”. Kryeministri Kiril Petkov para Kuvendit Popullor të Bullgarisë sot deklaroi se qëndrimi i Bullgarisë për procesin negociues për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, por do të përmirësohet me punën e pesë grupeve të punës për gjetje të zgjidhjes për çështjet siç janë…

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes, në magjistralen Shtip- ShënNikollë, një vozitës 25-vjeçar ka thyer rekordin e shpejtësisë së kapur me matës digjital. Edhe pse në atë pjesë të rrugës shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 130 km në orë, shoferi i ri ka vozitur me 224 km/orë. Policët rrugor arritën ta ndalojnë dhe t’i vendosin gjobë. Deri në Vitin e Ri, rekordi i vendosur nga matësit e policisë ishte 210 km/orë. Shoferi i shpejtë i cili ka “fluturuar” nga Shtipi për në Shën Nikollë është njëri nga gjithsej 407 vozitës të cilët kanë lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar dhe kanë shkelur…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Pepelishtë të Negotinës një 69-vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e punës. Autoritetet shëndetësore tek i moshuari kanë konstatuar vdekje pa gjurmë dhune. “Në ora 19.24 në Stacionin Policor të Negotinës është raportuar se i M.Ç. (69) nga Negotina është gjetur i vdekur në vendin e punës në një kompani në fshatin Pepelishtë të Negotinës. Mjeku i Emergjencës në Negotinë ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë dhune”, thonë nga MPB. Nga MPB shtojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për…

Lexo më Shumë

Një varg takimesh dhe vizitash të nivelit më të lartë, disa prej të cilave edhe me karakter historik, marrëveshje të nënshkruara bashkëpunimi, përpjekje për thellimin e bashkëpunimit, shënuan vitin 2021 në marrëdhëniet maqedonaso-greke, që duket se kanë hyrë në rrjedhë normale, lëvizin duke shënuar rritje e sipër, akulli është thyer që moti, ndërsa besimi forcohet gjithnjë e më shumë, por në të njëjtën kohë Greqia mbetet mbështetëse e fortë e perspektivës së BE-së të Maqedonisë së Veriut, njofton AIM. Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, shefi i diplomacisë, zëvendëskryeministrat, ministrat e Qeverisë në disa raste, qoftë zyrtarisht ose për të marrë pjesë në…

Lexo më Shumë

Pas disa ditë rresht, numri i rasteve të reja me Covid-19 është stabilizuar në vendin tonë. Kështu sot, nga 7 932 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1 171, ndërsa dje kanë qenë 1 375, edhe incidenca e rasteve pozitive është ulur në rreth 14 %. Ndërsa rastet pozitive janë ulur, vdekshmëria është rritur krahasuar me ditët e kaluara. Sot janë regjistruar 10 viktima, dje kanë qenë 4, ndërsa pardje vetëm 2. Kurse numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 012. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 204 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive…

Lexo më Shumë