Edhe pas dy viteve pandemi të koronavirusit, Venko Filipçe nuk arriti ta organizojë sistemin shëndetësor. Rezultati nga puna e tij janë më shumë se tetë mijë të vdekur nga korona. Me këtë Maqedonia është në vendin e lartë të pestë në listën botërore të të vdekurve nga korona.
Për dy vite ka pasur vetëm numër të madh të të infektuarve, numër të madh të të vdekurve, pamjaftueshëm ilaçe, protokolle të padefinuara për shërim.
Për pesë ditë, ose prej të hënës (03.01.2022) përfundimisht me të premten (08.01.2022) numri i të sëmurëve është rritur për më shumë se katër mijë persona. Ose të hënën ka pasur zyrtarisht 4.817 të sëmurë, ndërsa përfundimisht me dje 9.166 të sëmurë nga korona.
Dhe kjo është vetëm statistika zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në situatë të tillë, Filipçe, i cili është në largim, nuk lëvizi me gisht. Pikat edhe për testim, edhe për vaksinim, janë të mbyllura katër ditë!
Por, pse ai do të brengosej nëse qytetarët japin para për testim në laboratritë private?! Filipçe dhe Zoran Zaevi as që u mërzitën dy vite për golgotën, të cilën e kaluan qytetarët, brengoseshin vetëm për tenderët.
Vështirë se edhe Dimitar Kovaçevski dhe ekipi i tij do të ndryshojnë diçka. Prej asaj që u pa deri tani, ai është vetëm vazhdim i zaevizmit.
Gjendja mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje, ndërsa pas zgjedhjeve të gjithë ata që i harruan qytetarët dhe kujdeseshin vetëm për interesat personale, korrupsionin dhe krimin, do të përgjigjen.



