Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot pas mesnate janë arrestuar dy 19-vjeçarë nga Tetova pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë goditur me veturë disa policë në detyrë, përcjell TV21. Personat në fjalë janë arrestuar në fshatin Grupçin të Tetovës. “Me datë 07.01.2022 në ora 00.30 në fshatin Grupçin të Tetovës, policia ka arrestuar O.M. (19) nga fshati Xhepçishtë i Tetovë dhe A.M. (19) nga fshati Poroj për shkak se kanë sulmuar fizikisht dhe me veturë “Volkswagen Lupo” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga O.M., kanë goditur punonjësit e policisë të cilët po kryenin veprime…

Lexo më Shumë

Osmani në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s kushtuar marrëdhënieve të Aleancës me Rusinë Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ministri Bujar Osmani sot ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të Ministrave të Jashtëm, e cila u mbajt përmes video-konferencës. Sipas MPJ fokusi i takimit ka qenë grupimin ushtarak rus rreth kufirit me Ukrainën, si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane. “Ministri Osmani ritheksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shprehu shpresën për zgjidhje paqësore të situatës në dhe…

Lexo më Shumë

Prej kohësh banorët e Vizbegut kanë ëndërruar ta shohin këtë pamje. Kanë filluar punët për ndërtimin e shkollës fillore. Po rrethohet parcela ku do të ndërtohet objekti nga kompania që ka marr tenderin. Për banorët ka qenë gëzim i madh kur kanë parë mjetet që kanë ardhur për të nisur nga puna.  “Ne kur jemi zgjuar në mëngjes kur i pamë se po vijnë kamionët për fillimin e shkollës, prej qejfit nuk kam ditur as qysh me shpreh gëzimin aq të pritur me dekada 10-15 vjet, por shyqyr që puna po fillon jemi shumë të kënaqur jo vetëm unë por…

Lexo më Shumë

Rritje e madhe e numrit të të prekurve gripi stinor, sidomos i fëmijëve. Vetëm brenda javës së shkuar 190 fëmijë të moshës nga 0-14 vjeçare janë prekur nga gripi. I lartë është numri edhe i të prekurve nga COVID 19. Nga Spitali i Kozles, i cili është edhe qendër Kovid për fëmijë thonë se në bazë ditore kontrollojnë mbi 50 fëmijë me simptoma të gripit dhe të koronës, ndërkaq çdo ditë në spital përfundojnë nga 3-4 fëmijë. Pacienti më i ri është një foshnje katër muajsh me virusin korona. Mjekët thonë se akoma nuk kanë informacione të sakta nëse fëmijët…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që gjatë 2022-tës vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk dëshiron që të kalkulojë me periudhën se kur, por u shpreh i sigurt se VMRO-DPMNE ashtu siç korri fitore të mëdha në zgjedhjet lokale, ashtu do të jetë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Frika në Qeveri është që VMRO-DPMNE do të korrë fitore të madhe në zgjedhje dhe frika tek partnerët e koalicionit është që nuk do të ketë kush ta shantazhojë VMRO-DPMNE-në sepse do të udhëheq me politika që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Politika që do të bazohen në reforma…

Lexo më Shumë

Qoftë për të ndihmuar në raste të krizave, zjarreve, pandemisë apo thjesht për të ndarë një moment lumturie, vullnetarët e Kryqit të Kuq janë gjithmonë të pranishëm. Njëri prej tyre është 22-vjeçari Dimitar Tanurovski, bartësi i titullit Vullnetar i Vitit për vitin 2021, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Ky hero i ri, së bashku me kolegët e tij, ishte në ballë të luftës kundër virusit Covid-19, duke u ndihmuar çdo ditë personave në nevojë; ka punuar si vullnetar në kampet e refugjatëve dhe verën e kaluar ka ndihmuar në mënyrë aktive, kur zjarret shpërthyen nga pyjet tona. . Dimitar, i cili në të…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski sot gjatë një konference për shtyp tha nuk pret ndryshim në marrëdhëniet maqedono-bullgare pas qasjes së re të paralajmëruar nga Sofja, ai bëri thirrje që partnerët evropianë të marrin masa ndaj Bullgarisë që vendi të fillojë negociatat me BE-në. Ndër të tjera ai tha se mandati i kryeministrit që do të propozojë përbërjen e qeverisë nuk ka kredibilitet për të negociuar në emër të popullit maqedonas për identitetin e tyre. Ai pret që të dëgjohet zëri i VMRO-DPMNE-së si partia më e madhe politike në vend, transmeton Portalb.mk. Për atë se çfarë pret nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ka dërguar një mesazh urimi për të krishterët ortodoksë nga Komuna e Kërçovës për festën e madhe të Krishtlindjes. Postimi i plotë: Me dëshirat për paqe, qetësi, gëzim dhe mirëkuptim, në emër të qytetarëve të Komunës së Kërçovës dhe në emrin tim personal, më lejoni të Ju përgëzoj për festat e krishtere Buzmin dhe Krishtlindjet. Këto ditë festive na mësojnë si t’i duam të dashurit tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe qytetin tonë. Le të respektojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve. Komuna e Kërçovës Kryetar, Fatmir…

Lexo më Shumë

Mbi 500 shtëpi në Shkup veri dhe Fushë Tophane kanë mbetur pa ngrohje në mes të dimrit. Banorët e këtyre vendeve, të revoltuar, thonë se i paguajnë rregullisht faturat dhe tash e dy ditë Toplifikimi Shkup Veri nuk lëshon ngrohje, shkruan TV Sitel, transmeton Portalb.mk. Nga kompania për Sitelin kanë thënë se për shkak të çmimit jashtëzakonisht të lartë të gazit natyror, kurse në anën tjetër vendimit për rritjen e çmimit të ngrohjes për vetëm 14 për qind, janë përballur me probleme serioze financiare. Për tejkalimin e tyre thonë se duhet të përfshihen të gjitha organet që të mund të…

Lexo më Shumë

A.Ç.(26) nga fshati Cërnobuki i Manastirit ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe ka goditur një shtëpi, transmeton Portalb.mk. Automjeti me mallra i markës “Mercedes” me targa të Gostivarit. Në aksident shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik në Manastir. Në vendin e ngjarjes është kryer e kqyrje nga ekipi kqyrës i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

8 – Dr.Subspecialist, 4 – Dr.Primarius, 54 – Dr.Specialist, 1 – Dr.Specialist në subspecializim në Shkup, 23 – Dr.Mjek të përgjithshëm në specializim në Shkup, 10 – Dr.Mjek të përgjithshëm, 2 – Farmacist me arsim të lartë, 1 – Teknik farmacist, 55 – Motra medicinale dhe teknik me arsim të lartë, 165 – Motra medicinale të përgjithsheme me arsim të mesëm, 31 – Motra medicinale akushere me arsim të mesëm, 19 – Laborant medicinal me arsim të mesëm, 11 – Fizioterapeut medicinal me arsim të mesëm, 75 – të punsuar jo medicinal, paraqitet kuadri i angazhuar në Spitalin e Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Janë mbushur 16 vite që kur u nda nga jeta patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani, Mulla Jakup Hasipi. Ai humbi jetën më 6 janar të vitit 2006, në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë, njofton Ina-Online Mulla Jakup Hasipi (1951 – 2006) Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 – 6 janar 2006) u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më harizmatiku…

Lexo më Shumë