8 – Dr.Subspecialist, 4 – Dr.Primarius, 54 – Dr.Specialist, 1 – Dr.Specialist në subspecializim në Shkup, 23 – Dr.Mjek të përgjithshëm në specializim në Shkup, 10 – Dr.Mjek të përgjithshëm, 2 – Farmacist me arsim të lartë, 1 – Teknik farmacist, 55 – Motra medicinale dhe teknik me arsim të lartë, 165 – Motra medicinale të përgjithsheme me arsim të mesëm, 31 – Motra medicinale akushere me arsim të mesëm, 19 – Laborant medicinal me arsim të mesëm, 11 – Fizioterapeut medicinal me arsim të mesëm, 75 – të punsuar jo medicinal, paraqitet kuadri i angazhuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, njofton Gostivari Sot
Nga kjo listë rezulton që janë gjithsejt 487 të punësur me kohë të pacaktuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.
Së fundmi në këtë institucion shëndetësor janë ndarë 28 vendime pune me kohë të pacaktuar nga profile dhe drejtime të ndryshme, edhe atë 11 mjekë të përgjithshëm, 10 motra medicinale, 4 akushere, 1 logoped, 1 opotomertriste si dhe 1 fizioterapeute.
Drejtori Dr.Jakup Jakupi gjatë ndarjes së vendimeve, të gjithë të punsuarve të ri ju dëshiroj mirëseardhje në institucionin ku tash më ata sa po kanë filluar një kapitull të ri të jetës së tyre dhe në të njejtën kohë të gjithve ju uroj marjen e vendimeve me shpresë që gjatë karierës së tyre që sapo kanë filluar,me punën, profesionalizmin dhe sjelljen e tyre do të kontribuojnë maksimalisht në shëndetin e pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të Gostivarit me rethinë.
“Për deri sa shumica e institucioneve publike shëndetësore në vend dhe rajon po ballafaqohen me mungesë të kuadrit medicinal, institucioni ynë falë menaxhimit dhe planifikimit permanent ndër vite për punsimet e kuadrove të reja, specializimeve dhe subspecializimet për mjekët e përgjithshëm për momentin deri më tash nuk ka kuadër deficitar”, thonë nga Spitali i Gostivarit.
Ndërkohë vijojnë punimet për ikonstruimin e spitalit të Gostivarit nuk kanë të ndalur. Po realizohet projekti për ndërrimin e të gjitha dritareve te vjetra me të reja si dhe projekti për fasadimin e të gjithë objektit nga jashtë.



