Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit 44-vjeçar profesional në misionin e KFOR-it në Kosovë, i cili dje papritmas vdiq në Prishtinë. “Shprehi ngushëllime të thella deri te familja me rastin e vdekjes së papritur të pjesëtarit të Ushtrisë tonë, i cili ishte pjesë e misionit në Kosovë. Ushtria humbi një pjesëtar të saj, koleg dhe ushtar, i cili me përkushtim i shërbeu misionit të saj. Le të pushojë i qetë”, ka shkruar Pendarovski në Facebook. Shtatëmadhoria e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në një spital…

Lexo më Shumë

Maqedonia prodhon kuadro cilësorë në industrinë e gastronomisë, dhe kjo u dëshmua me fitimin e çmimit më të lartë “Tigani i artë” të fituar së fundmi  nga studentët e Fakultetit të Turizmit në Konkursin Botëror të gastronomisë në Turqi, si dhe 5 medaljet e arta, 1 argjend dhe 3 medalje bronzi në kategorinë individuale. Por problem mbetet pagesa e dobët e punës së tyre, për çka një pjesë e mirë e kuadrit profesional shkon për të punuar jashtë vendit, kryesisht në Mal të Zi, Kroaci dhe Gjermani ku pagat janë disa herë më të larta. Fituesit shpresojnë që situata të…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Komunale Publike (NPK) “Tetova” njofton se janë duke u vendosur kufizime në furnizimin me ujë për një periudhë prej pesë orësh. Sipas informacioneve të tyre, nga 5 janari e deri më sot janë zbuluar dy defekte të cilat janë arsyet e humbjes së ujit të pijshëm nga ujësjellësi i ri. “Me datë 05.01.2022 në rrjetin ujësjellës të Leshnicës ndodhi një defekt për të cilin u angazhuam dhe të nesërmen defekti u sanua , më pas duke vërejtur uljen e sasisë së ujit u lokalizua edhe një defekt tjetër si pasoje e rrëshqitjes së një pusete kontrolluese të rrjetit ujësjellës…

Lexo më Shumë

Katër muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetët katërmbëdhjetë persona, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Prokuroria nuk ka hapur hetim ende, me pretekstin se pret kthimin e raportit të ekspertëve gjermanë, rrjedhimisht s’ka as përgjegjësi për rastin. Pavarësisht se spitali modular i shkrumbuar tashmë nuk është objekt hetimi, nuk është marr asnjë hap për pastrimin e terrenit. Gërmadhat që la pas zjarri kujtojnë për çdo ditë ngjarjen e trishtë tetovarëve, shkruan Alsat. “Këto gërmadhat kur i shohim ne na trishtojnë çdo ditë. Kjo s’është pamje e mirë as për ne për mëhallën e as për…

Lexo më Shumë

Në muajin mars do të publikohen rezultatet nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut. Enti i Statistikave është duke kryqëzuar të dhënat nga regjistrimi me gjendjen faktike në institucionet tjera. Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se si fillim ideja ishte që të publikohet vetëm numri i popullsisë, por dispozitat ligjore parashikojnë që rezultate të publikohen të plota, shkruan Alsat. “Po punojmë edhe me institucionet tjera në përditësimin e të dhënave që kemi. Shpresoj se deri në afatin e paraparë me ligj pra në fund të marsit do të mbaron i gjithë procesi. Unë shpresoj se nuk…

Lexo më Shumë

“Pandemia e coronavirusit ka treguar se investimet në shëndetin publik janë investime në shëndetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të investojë në shëndetin publik për punëtorë të motivuar shëndetësor dhe qytetarë të kënaqur. Pagat e të gjithë punëtorëve shëndetësorë do të rriten për pesë përqind, duke filluar nga ky muaj”, tha Nenad Kociq, deputet i LSDM-së. “Për këtë qëllim në Buxhetin për vitin 2022 janë paraparë 600 milionë denarë. Për katër vite kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40 për qind, të infermierëve nga 20 për qind në 23 për qind,…

Lexo më Shumë

Kolona të gjata janë krijuar sot në vendkalimin kufitar Tabanoc. Për dalje nga Maqedonia e Veriut në këtë pikë kufitare pritet rreth një orë. Nga Ministria e Brendshme për TV21 thonë se pritjet e gjata ndodhin për shkak të frekuencës së madhe të automjeteve. Shtojnë se në vendkalimin kufitar në Tabanoc janë vendosur në funksion të gjitha korsitë e disponueshme për dalje nga vendi. “Ministria e Brendshme monitoron vazhdimisht gjendjen e të gjitha pikave kufitare dhe në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga Covid 19 zbaton kontrollet e nevojshme për hyrje dhe dalje nga vendi. Edhe sot, duke pasur…

Lexo më Shumë

Janë marrë vendime për zbatimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike. Qeveria në faqen e saj në Facebook njoftoi se ka miratuar Vendimet për ndryshimin e ndarjes së mjeteve në pjesën e posaçme të përcaktuar me Buxhetin dhe miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për zbatimin e masave për ballafaqim me krizën në furnizimin me energji elektrike. “U morën vendime për zbatimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike, për përballimin e krizës në furnizimin me energji elektrike, për shlyerjen e menjëhershme të borxheve ndaj…

Lexo më Shumë

Është dezinformatë se ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, është arratisur me aeroplan i cili në Bishkek Kirgistanit, ka ateruar nga Maqedoninë e Veriut, thanë për AIM-n nga MPJ. Drejtori i AAC-së Tomislav Tuntev tha se më 7 janar ka pasur një fluturim nga Shkupi për në aeroportin Manas në Bishkek, ku avioni ka mbërritur nga Stambolli dhe është nisur për në Bishkek. Ai sqaroi se bëhet fjalë për një fluturim biznesi të paralajmëruar dhe të aprovuar me aeroplan “Bombardier Global Express” nga një operator turk që i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat, përkatësisht se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e përcjell rregullisht situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës sonë në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë që ndodhen atje. Pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ka kontakte të rregullta me qytetarët tanë, të cilët ndodhen në lokacione të sigurta. “Deri më tani Ambasadës sonë i janë drejtuar vetëm dy shtetas tanë, për gjëra të vogla, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë; por asnjë nga personat nuk është në rrezik. Mbeten në fuqi rekomandimet drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Kazakistan,…

Lexo më Shumë

Me 08.01.2022 në ora 03.30 në Bit Pazar nga zyrtarët policor prej Njësisë së Intervenimit të Shpejtë të SPB në Shkup janë arrestuar A.C.(28) dhe A.A. (31), dytë nga Shkupi, pasi që tek to janë gjetur marihuanë dhe material i bardh pluhur, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kazakistan, Sali Limani në një prononcim për Alsat ka deklaruar se të gjithë shtetasit tanë të cilët për momentin ndodhen në Nur-Sulltan, Almati ose qytetet tjera ku ditëve të fundit ka pasur trazira, janë të mirë dhe të sigurt. Limani ka shtuar se në 2 ditët e fundit është mbajtur kontakt i rregullt mes përfaqësisë diplomatike në Nur-Sulltan dhe qytetarëve. “Janë të gjithë mirë dhe në vende të sigurta. Kemi kontaktuar për të paktën dy herë në ditë gjatë ditëve sa ka pasur trazira në Kazakistan, përkatësisht në Almati. Ambasada ka kontaktuar edhe familjet…

Lexo më Shumë