Mandatari për formimin e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për MIA shprehu pritjet e tija për marrëdhënie konkrete dhe miqësore me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov, i cili pritet të vizitojë vendin tonë më 18 janar. Gjatë vizitës së parë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, Kovaçevski pret të vendosë bazat për bisedime të mëtejshme dhe atë jashtë kornizave dhe kushteve rreptësishtë historike. “Kjo është një parakushtet për përparim. Afrimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat e jetës është një parakusht i rëndësishëm për largimin e keqkuptimeve. Jam i gatshëm të…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (9 janar) në ora 10:30, dy qytetarë të tetovës të moshës 15 dhe 19 vjeç në SPB Tetovë kanë raportuar se për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e Diellit, afër skiliftit të ri GE, ku janë ngjitur për skijim kanë humbë dhe më pas nuk kanë mundë të orientohen saktësisht se ku gjenden. Menjëherë zyrtarët policorë të Policisë në Kodrën e Diellit dhe ekipet e “Elem Tours” kanë ndërmarrë masat përkatëse për gjetjen e tyre dhe kanë gjetur dy qytetarët e Tetovës, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova fqinje…
Sot është e diela e dytë me radhë që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Ligjin e Punës, sipas të cilit e diela është ditë jopune. Me këtë masë ligjore, rreth 92 për qind e punëtorëve nuk duhet të punojnë të dielën. Punonjësit në qendrat tregtare, gjegjësisht qendrat, të cilët do të punojnë të dielën, do të marrin dyfishin e mëditjes ditore, pra mëditjen e rritur me 100 për qind. Gjithashtu, 2 për qind e xhiros së realizuar në objektet që do të punojnë të dielave dhe festave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja. Javën e…
Më datën 08.01.2022 në ora 09:30 minuta në rajonin e Aerodromit nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup nga liria është privuar H.S. (26) nga Shkupi, për arsye se te ai është gjetur materie e bardhë në gjendje pluhuri. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 141 vozitës dhe atë: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta ose të paregjistruara. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 për motoçiklistët, 4 për kalim në të kuqe në semaforë. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj edhe…
Investime kapitale në vlerë prej 10 miliardë e 885 milionë denarë në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudhor, gazifikimit dhe infrastrukturës komunale, paralajmëron Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit. Planifikohen aktivitete për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, me 6,1 miliardë denarë, intensifikimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe autostradave, si dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë me 2,5 miliardë denarë. Edhe për këtë vit është paralajmëruar intensifikimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, projekt i dy qeverive, për të cilin afati i përfundimit sërish është shtyrë, kësaj radhe deri në fund të vitit 2023.…
Konferenca vjetore për informata dhe komunikime të NATO-s, ngjarja më e madhe në domenin e komunikimeve strategjike të Aleancës, në vjeshtë të këtij viti do të mbahet në Maqedoni të Veriut. Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, në konferencën në Shkup do të arrijnë rreth 500 ekspertë të NATO-s për komunikime strategjike nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës dhe prej rreth 40 vendeve partnere. Konferenca paraqet forum vjetor në të cilin bisedohet për funksionet komunikative dhe planet e Aleancës, ndërsa këmbehen edhe përvoja dhe leksione shkencore për sfidat aktuale dhe të ardhshme në sferën e komunikimeve strategjike. “Organizimi i kësaj…
Ministria e Brendshme njofton se me datë 08.09.01.2022 në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll me të cilin janë përfshirë 4 objekte hoteliere në Tetovë dhe 24 objekte hoteliere në zonën e Gostivarit. “Gjatë kontrollit në dy kazino në rajonin e Tetovës janë kapur 5 persona të cilët nuk kishin certifikata për marrjen e vaksinës kundër Covid-19, më pas një i mitur dhe një person të cilit iu gjet dhe iu konfiskua një thikë. Për personat e gjetur si dhe për objektet në…
Ministria e Shëndetësisë njofton se ka mbi nëntë mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni. Më shumë se gjysma janë aktive, përkatësisht 5.558 janë në Shkup. Numri treshifror i të infektuarve aktualisht ka edhe në 12 qytete të tjera, kryesisht në Manastir – 755 dhe Prilep – 546, Ohër – 396 dhe Kavadar – 301. Dje u regjistruan 632 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 470 janë në Shkup. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 232.068, numri i të shëruarve është 214.506, numri i të vdekurve…
Qeveria e kryesuar nga LSDM vazhdon me investime në shëndetësinë publike për punonjës shëndetësorë të motivuar dhe qytetarë të kënaqur. Punonjësit shëndetësorë do të marrin për pesë për qind rroga më të larta tashmë nga ky muaj. Me LSDM-në për këto katër vite rroga themelore e mjekëve specialistë u rrit për 40%, e infermiereve mes 20% dhe 23%, e mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind, e bashkëpunëtorëve shëndetësorë për 15 për qind. E korrigjuam koeficientin e kujdestarive, ndërsa specializantëve të rinj u mundësuam sigurim shëndetësor, kujdestari të paguara dhe kompensim mujor në vlerë të rrogës themelore të mjekut të…
Piuni Kovaçevski i shtrenjtoi rrymën dhe ngrohjen dhe shkaktoi inflacion. Masa e parë e Kovaçevskit është çmimi i rritur i rrymës dhe ngrohjes për 15%. Qytetarët tashmë në fund të këtij muaji do të marrin fatura për rrymë dhe ngrohje më të shtrenjta për së paku 500 denarë. Standardi është gërryer që prej më herët. Dimitar Kovaçevski një periudhë të gjatë ishte zëvendës ministër i Financave, e me atë edhe fajtor kryesor për pasqyrën e keqe ekonomike dhe inflacionin që po na ndodhë. Janë shtrenjtuar të gjitha produktet, ndërsa sipas shkrimeve të mediumeve, produktet ushqimore për një vit janë shtrenjtuar…
Vizita e kryeministrit Kiril Petkov do të shënojë fillim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do t’i prezantojë hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin dy qeveritë për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, kumtoi MPJ e Bullgarisë duke e paralajmëruar vizitën e kryeministrit bullgar në vendin tonë më 18 janar. “Duhet ta ndryshojmë pikëpamjen tonë për atë se çka do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut të negociojë me BE-në dhe të jetë pjesë e saj në të ardhmen. Le të bisedojmë për të gjitha përfitimet që do…

