Author: Hamdi Kumanova

Shkelja e të drejtave të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut mbetet në krye të listës së ankesave te Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi si institucion shtetëror, anëtarët e të cilit i emëron Kuvendi. Punëtorët thonë se pandemia ka nxjerrë në pah mosveprimin e institucioneve kur shkelen të drejtat e tyre. Më e prekur nga këto shkelje mbetet industria e tekstilit. “Numri më i madh i ankesave nga më shumë se 170 sa i kemi shqyrtuar vitin e fundit (2021), kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve, përkatësisht shkeljen e marrëveshjeve mbi marrëdhënie pune”, thotë për Radion Evropa…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së dhe i mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për MIA-n, tha se fokusi primar i tre muajve të ardhshëm të Qeverisë do të jetë reagimi ndaj krizës energjetike, e cila është rezultat i lëvizjeve globale. Tashmë po përgatitet një sërë masash kundër krizës për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë. “Po përgatisim grupe masash kundër krizës që do të japin një nxitje të fortë për kompanitë dhe do të jenë një mbështetje për buxhetin familjar të qytetarëve. Jam i vetëdijshëm se sa të rraskapitur ekonomikisht janë të gjithë nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid e…

Lexo më Shumë

Mergimtari nga Kumanova N.Alija ka shprehur revoltën e tij pas pritjes tepër të gjatë dhe matretuese në vendkalimin kufitar Tabanoc. “Prej ora 18:00 ne Tabanoc,ja tani Elhamdulilah e kalum kufinin ne ora 01:00 pas 7 orëve lodhje. Ju Faleminderit NASHATA DRZHAVA Masnej na tu mendue se kemi shtie Shqiptarë neper Institucione e me e pas ma kollaj,brawo valla malltretim psiqik haj me det,e Zoti i drejtoftë a”, është shprehur ai. (INA)

Lexo më Shumë

Infektologu i Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Febrile, dr. Ilir Demiri, gjatë paraqitjes së tij në Tv 24, bëri apel tek qytetarë që të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtjen nga koronavirusi dhe të vaksinuarit me vaksinë kineze të marrin një dozë të tretë të Pfizer. “Fillimisht, përdorni mbrojtje. Ata që kanë simptoma duhet t’i kursejnë njerëzit e tyre të dashur. Është tjetër gjë të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar, të përsëritet doza e tretë, veçanërisht popullata që është vaksinuar me vaksina kineze, të marrë një dozë të tretë të Pfizer, sepse ka rezultuar më e suksesshme”, theksoi Demiri.…

Lexo më Shumë

Studentët e të gjitha niveleve në Maqedoninë e Veriut, do të mund të aplikojnë deri më 15 mars për të studime në Rumani në vitin akademik 2022/23, nëse studimet e tyre i kanë pasur me mesatare së paku shtatë, transmeton Portalb.mk. “Bursat do të dedikohen për shtetas të huaj që vijnë nga vende jashtë BE-së, për studime universitare, master dhe doktoraturë në të gjitha fushat, me përjashtim të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë”, sqarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se aplikimi mund të bëhet onlajn në këtë adresë https://scholarships.studyinromania.gov.ro/. Kjo mundësi është në kuadër të programit…

Lexo më Shumë

Shkupi kurrsesi të largohet nga lista e qyteteve më të ndotura në botë. Sot kryeqendra jonë është në vendin e dytë si një nga qytetet më të ndotura në botë, shkruan Alsat. “Shkupi, nga Vodno pothuajse i padukshëm. Por ky nuk është moment i ri për shkupjanët, sepse problemi i ndotjes që përsëritet prej vitesh, assesi të zgjidhet”. Qytetarët kanë shkuar në mal, pjesërisht për rekreacion, por edhe për të shpëtuar nga ndotja. A keni ardhur në mal për t’i shpëtuar ajrit të ndotur apo për të pushuar? -Epo, për shpëtim, por vështirë, sepse nuk ka shpëtim as këtu. Është…

Lexo më Shumë

Autoritetet lokale në Strugë këtë vit do të shpenzojnë rreth 58 mijë euro për promovimin turistik të qytetit, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve, që së fundi u votua nga këshilltarët e shumicës, BDI- LSDM në Këshillin komunal. 300.000 denarë janë paraparë për përgatitjen, përpunimin dhe shtypjen e materialeve promovuese. VMRO dhe Aleanca për Shqiptarët reagojnë se ky është program joreal. “Mjetet e parashikuara për këtë buxhet për promovimin e turizmit janë të mëdha dhe nuk janë në përputhje me mundësitë dhe fondet që ka në dispozicion…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Shkupit se më datën 10, 11 dhe 12 janar (e hënë, e martë dhe e mërkurë) në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. MPB-ja në ditët e lartëpërmendura do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në pjesën më të gjerë të qendrës të qytetit të Shkupit. SPB Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik ti respektojnë urdhërat nga ana e nëpunësve të uniformuar policorë.

Lexo më Shumë

Qendra për skijim Kodra e Diellit nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur teleferiku me 6 ulëse Ceripashina dhe GE nuk do të punojë. ⚠️Ju njoftojmë se për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur, për arsye sigurie është ndalur teleferiku me gjashtë ulëse, Ceripashina dhe Ge‼️ ⚠️Njëkohësisht, Ju njoftojmë se gjatë ditës për shkak të mjegullës dhe uljes së dukshmërisë, kanë humbur 30 vizitorë të cilët më pas janë gjetur me ndihmën personave përgjegjës në kuadër të Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, ndërsa tre prej vizitorëve të lënduar, janë tërhequr…

Lexo më Shumë

“Korsi të ngushta, gropa të mëdha në rrugë, papastërti dhe më kryesorja mungesa e shiritit të tretë në rrugë, i cili do të ndihmonte në rast të defektit të makinës, për tu parkuar anash. Këta janë mungesat që ka kjo rrugë e cila mund të quhet me çdo emërtim, por jo edhe Autostrada Tetovë – Gostivar”, shlruan Alsat. Në autostradën Tetovë- Gostivar siguria lë për të dëshiruar. Për shkak të dëmtimit të telit rrethues, vozitësit thonë se shpesh dalin kafshë në mes  të autostradës. “Të them të drejtën kam rast të shoh, por nuk më ka ndodh ndonjë fatkeqësi…

Lexo më Shumë

Nuk është e qartë se persona janë pajisur me shtetësi që nga hyrja në fuqi e dispozitave të reja të ligjit për shtetësi në korrik të 2021-shit. Numri më i madh i kërkesave është në shqyrtim e sipër, shkruan Alsat. 359 lëndë janë në procedurë e sipër nga personat të cilët kanë kërkuar të pajisjen me shtetësi në bazë të neni 7 të ligjit, gjegjësisht personat të cilët deri në 8 shtator 1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe të cilën kanë ofruar të paktën një nga dokumentet e nevojshme për ta konfirmuar këtë. 1375 kërkesa të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se më 10, 11 dhe 12 janar (e hënë, e martë dhe e mërkurë) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, pasi që në ditët e përmendura në Maqedoninë e Veriut për vizitë zyrtare do të qendrojë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. MPB-ja do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit. SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të policëve të uniformuar.

Lexo më Shumë