Author: Hamdi Kumanova

Lokalet e mbushura plot, qëndrimet në ambientet e brendshme dhe lëvizjet në urbanë pa maska, mungesa e distancimit social, të pranishme prej shumë muajsh, të krijojnë idenë se në vend pandemia është vetëm një kujtesë e largët. Por, të dhënat e Eurostat dhe statistikat kombëtare përkatëse tregojnë se Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021. Ndërsa viti 2020 u mbyll me Shqipërinë që shënoi…

Lexo më Shumë

Parimisht, që nga fillimi, edhe kur m’u dha detyra, diku në gusht të vitit 2020, thashë se parimi themelor për të hyrë në Qeveri duhet të jetë ndershmëria, integriteti personal i secilit individ dhe konsideroj se në përbërjen e re të qeverisë kemi njerëz të vjetër-të rinj që kanë këto cilësi, identitet personal dhe motivim për të ndryshuar, për t’i trajtuar në thelb problemet dhe për të dhënë rezultate të caktuara, deklaroi zëvendëskryeministri përgjegjës për çeshtjet ekonomike. koordinim me resorët ekonomik dhe investime Fatmir Bytyqi. Duke folur në “Brifingun e mëngjesit”, Bytyqi tha se këto procese i sheh ndryshe sepse…

Lexo më Shumë

NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e trafikut në Shkup sanksionuan 244 vetura të parkuara jashtëligjshëm për shkak të pengimit të zhvillimit normal dhe të sigurt në komunikacion. Siç informojnë nga ndërmarrja publike në periudhën prej 27.12. deri 09.01.2022, me ndihmën e automjeteve speciale “Karrotreci” nga NP PKQ ishin mënjanuar 122 vetura të parkuara jashtëligjshëm, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “Blokator” janë sanksionuar 122 automjete të cilët ishin gjetur në zonat rezidente, ndërsa nuk ishin shfrytëzues rezidentë në të cilët ishin parkuar. “Për zgjidhje të përhershme të rrëmujës në komunikacion dhe problemit me…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetaren e Shkupit Danella Arsovska, se çdo ditë tregon injorancë elementare të ingerencave të kryetares së komunës dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit. Nga LSDM thonë se ajo nuk ka paraparë asnjë denarë për Buxhetin e vitit 2022 për ballafaqim me krizën energjetike dhe për ngrohjen e Shkupit. “Pa turp dhe perde e zvogëloi për tre herë buxhetin për mjedisin jetësor, disa herë e uli buxhetin për subvencionimin e blerjes së inverterëve dhe tani Arsovska po ikën nga sfidat e krijuara nga kriza energjetike. Për çdo gjë që është në interes të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas mesnate është arrestuar një shpërndarës i drogës në Shkup, përcjell TV21. Arrestimi ka ndodhur në rajonin e Gjorqe Petrovit. “Është arrestuar M.O.(40) nga Shkupi, pasi tek ai janë gjetur marihuanë, materie e bardhë, tableta, peshore digjitale dhe një thikë”, theksojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministria e Financave ka siguruar kredi të favorshme prej 8 milionë eurosh, me të cilën BEG mund të blejë gaz për ngrohje qendrore për banorët e Shkupit, tha mandatari për kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se për kredinë, BEG duhet të ofrojë garanci për shërbimet bankare të tregut. Nëse kjo nuk ndodh, Kovaçevski tha se po shqyrtohet mundësia për marrjen e përkohshme të punës me kompanitë që kanë licenca për sigurimin e energjisë termike, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Financave ka siguruar fonde për BEG-un me të cilat mund të blejë gaz. Mjetet janë nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe shefja e kabinetit të tij Lena Borislavova, janë në karantinë pasi kryetari i Kuvendit Nikola Minçev rezultoi pozitiv me Covid-19 pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Këshillimor të Sigurisë Kombëtare. “Siç janë rregullat për të gjithë të tjerët, ashtu do të jenë edhe për ne dhe do t’i respektojmë ato”, tha shërbimi për shtyp i qeverisë, duke shtuar se është ende e paqartë nëse takimi me organizatat e punëdhënësve në Këshillin e Ministrave të planifikuar për pasditen e sotme do të anulohet. Gjithashtu, mbetet e paqartë vizita e paralajmëruar e Petkovit për më 18 janar…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin 2022/2023 ndan katër bursa për studime deridoplomike (të rregullta), të magjistraturës dhe të doktoratës dhe specializime – një bursë nga Qeveria e RP të Kinës dhe tri bursa të njëanshme. Regjistrimi është online në http//en.csc.edu.cn/studyinchina ose në www.campuschina.org, ndërsa afati është deri më 10 shkurt 2022. Në Konkursin të cilin e publikoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka informacione për dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim, si dhe kontakte për më shumë hollësi për bursat. Kandidatët do t’i zgjedhë Ambasada e RP të Kinës në Shkup, ndërsa ata që do të pranohen do t’i fillojnë studimet…

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet kur do të bëhet zgjedhja e gjykatësve të ri kushtetues. Edhe pse javën e ardhshme përfundon mandati edhe i njërit prej gjykatësve kushtetues, në Kuvend nuk është caktuar asnjë seancë për zgjedhjen e gjykatësve të ri, shkruan Alsat. Në Gjykatën Kushtetuese mungojnë katër gjykatës dhe tani gjykata punon me pesë nga nëntë gjykatës. Se sa do të zgjasë kjo situatë, e cila vështirëson rëndë punën e Gjykatës Kushtetuese, është e paqartë, për shkak të procedurave që duhet të përfundojnë. Fillimisht duhet të zgjidhet qeveria e re, e më pas të zgjidhet kryetari i Komisionit parlamentar për…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 1 396 raste të reja me Covid-19 nga 11 479 testime të kryera, ndërkohë janë regjistruar 348 pacientë të shëruar dhe nëntë viktima. Në Demir Hisar ndërroi jetë një person (78v), Manastir (79v), Resnje (73v), Prilep (76v), Shtip (63v) dhe Makedonska Kamenica (73v), ndërsa tre tjerë kanë ndërruar jetë nga 17 deri 18 dhjetor: Tetovë, Strumicë dhe Kërçovë. Rastet e reja: Shkup – 790, Manastir – 164, Prilep – 80, Kavadar – 41, Kumanovë – 31, Ohër 26 Gjevgjeli – 26, Gostivar – 24, Kërçovë –…

Lexo më Shumë

Rritja e vazhdueshme e numrit të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me politikën nga Ballkani Perëndimor, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, ka bërë që të kërkohet nga Bashkimi Evropian të veprojë njëjtë. Thirrjet për vendosje të sanksioneve janë përsëritur së fundmi, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vepra korruptive apo paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin e vendit si dhe rrezikojnë të arriturat e deritashme të angazhimit ndërkombëtar. Po…

Lexo më Shumë

“MË RRËNQETHET TRUPI KUR KALOJ KËTU” “Kur të mrrij te vendngjarja ku më ka ndodhur aksidenti, trupi më rrënqethet prej trishtimit që e kam përjetuar”. Ky është Florim Isufi i cili, para një viti, i ka mbijetuar aksidentit me tren në fshatin Llopatë. Ai ishte duke u kthyer nga puna. Edhe pse në këtë vend janë të vendosura rampa në momentin kur ka kaluar treni rampat e as sinjalizimi nuk kanë funksionuar. FLORIM ISUFI – I MBIJETUAR I AKSIDENTIT “Unë çdoherë kur kaloj këtu ndihem i trishtuar thotë Florim Isufi për KlanM. Këtu jam ndal e kam pa se s’ka…

Lexo më Shumë