Author: Hamdi Kumanova

Më datën 11.01.2022 në ora 11:50 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë- Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar në rr.”APJ” në Gostivar bazë të urdhërit gjyqësor nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë, e kanë privuar nga liria J.E. (31) nga Gostivari për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej 11 muajve. J.E. është dërguar në INP Burgu Kuamnovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.

Lexo më Shumë

Në një aksion kontrolli të Ministrisë së Punëve të Brendshme në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 109 masa, mes të cilëve 13 për ngasje pa patent shoferi, nëntë për ngasje të automjeteve me probleme teknike dhe të paregjistruara, ndërsa shtatë për drejtim të automjetit më shumë se shpejtësia e lejuar. Siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar edhe nëntë masa për përdorim të telefonit celular, katër për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe për kalim në dritë të kuqe të semaforit, si dhe për 36 për parkim të parregullt. “Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë.…

Lexo më Shumë

Nga Afrika e Jugut në Maqedoni është vendosur rekord për dërgesën më të madhe të marihuanës ndërmjet dy vendeve, njoftoi kompania amerikano-kanadeze Instadose Pharma Corp, përcjell Nistori. Nga Johanesburgu në Shkup është dërguar ngarkesa prej 2.125 kilogramësh (2125 tonë metrikë) më 25.12.2021. domethënë ka mbërritur 6 ditë para Vitit të Ri, thuhet në një deklaratë të kompanisë. Instadose po ashtu bëri të ditur se kjo marihuanë është e destinuar për Europën Perëndimore ku tashmë është dorëzuar, dhe është eksportuar në Maqedoni në përputhje me lejen e lëshuar në nëntor. Thuhet se kompania ka bashkëpunim me një kompani të licencuar në…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi në konferencën e sotme për media se nesër do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës shkaktoi aksident trafiku ku humbën jetën 46 persona. Bekteshi tha se sot Ministria e Ekonomisë ka marrë raportin nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë turistike “Besa Trans”, sipas të cilit ka dallim në të gjitha informacionet për licencën që ka agjencia e transportit. Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Tregut do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e…

Lexo më Shumë

Sot Maqedonia u dridh edhe nga një tërmet. Tërmeti me magintutë 4.3 Rihter është ndjerë në Maqedoni. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi rreth orës 16:14, ishte 21 kilometra në jug të Manastirit në Follorinë, në Greqinë veriore. Për të tretën ditë radhazi qyteti i Manastirit po dridhet nga tërmetet.

Lexo më Shumë

“Rreziku nga korrupsioni politik dhe ndikimi politik është më i larti. Më tej vijon rreziku nga mosndëshkimi dhe pakënaqësia nga gjykatësit. Ato janë rreziqet themelore, të cilat duhet t’i mënjanojmë”. Këtë e porositi kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska. Në TV Telma, Ivanovska tha se bartësit e funksioneve publike duhet të jenë të vetëdijshëm se sistemi duhet të funksionojë, pa dallim nëse ata janë në krye të tyre ose jo. “Duhet normalisht të funksionojë, të ekzistojë sistem i vlerave që ta zgjedhin cilësinë më të mirë, e jo të jenë ata persona të afërm të tyre,…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar ish-kryeministrin Vllado Buçkovski nga posti i Përfaqësuesit Special për Republikën e Bullgarisë, thonë burimet qeveritare për “Fokus”. Sipas tyre, një pikë e tillë ka kaluar në rendin e ditës për çështjet e kuadrit, pa bërë të ditur arsyet e shkarkimit. Qeveria e Zoran Zaev në fund të vitit 2020 emëroi Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë në një kohë kur u ngrit një mosmarrëveshje mes dy vendeve. Në fund të vitit të kaluar 2021, qeveria i zgjati mandatin e saj si lehtësues i dialogut midis Shkupit dhe Sofjes. Megjithatë, ai u shkarkua përpara…

Lexo më Shumë

Kryetarët e Komunave kërkojnë që urgjentisht Qeveria t’i ndihmojë financiarisht Komunat të cilat janë në gjendje të vështirë për shkak të krizës. Duke folur si kryetare e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, e para e Shkupit, Danella Arsovska, tha se kryetarët e komunave kanë ardhur në përfundimin se nuk do të mund ta mbajnë çmimin aktual të energjisë elektrike sepse faturat u janë rritur pesëfish. Nuk është koha për lojëra politike, Qeveria të marrë përgjegjësi dhe të ndihmojë Komunat, tha Arsovska, duke e vlerësuar gjendjen si alarmante dhe duke paralajmëruar reduktime të mundshme të shërbimeve. “Qeveria të ndërmarrë përgjegjësinë…

Lexo më Shumë

Pas ndërmarrjes të masave dhe aktiviteteve nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip nga liria janë privuar A.A. (32) dhe Q.A. (37), të dy nga Strumica dhe D.A. (28) dhe S.N. (26), të dy nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar nse kanë kryer katër vepra penale ”vjedhje e rëndë” nga Galeria e Artit ”Bezisten” në Shtip. Ata dyshohen se , me qëllim të arritjes së dobisë materiale në mënyrë kundërligjore në muajin janar të vitit 2022 nga Galeria e Artit- Monumenti Kulturor ”Bezisten” në rr. ”Tosho Arsov” në Shtip, prej ku me përdorimin e forcës…

Lexo më Shumë

Sot (11.01.2022) në periudhën nga ora 07:00 deri më ora 11:00 në territorin e SPB Shtip është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar dyzet e dy shoferë, prej tyre tridhjetë e tre e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vendbanime kurse nëntë shoferë jashtë vendeve të banimit. Për të gjithë shoferët për të cilët është konstatuar se kanë shkelur rregullat janë shqiptuar sanksione adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u…

Lexo më Shumë

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Dimigtart Kovaçevski pas dorëzimit në Kuvend të emrave të rinj të ministrave dhe programit qeveritar, tha se gjatë përzsgjedhjes së ministrave është udhëhequr nga kapacitetet e personave si dhe aktiviteteve të tyre që i kanë ndërmarr dhe të cilat janë treguar efikas me performancat e tyre. Sipas tij të gjitha ministrat kanë pasur një ngarkesë të madhe në këto dy vite. “Mendoj se mirë i kanë realizuar detyrat e tyre. Kemi ministra të cilët kanë vendosur të tërhieqn vet. Nuk jam i pakënaqur nga ministrat që ndryshojnë ministrit. Ata kanë realizuar detyrat dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i përgënjeshtron informacionet për një marrëveshje të re, aneks ose ndonjë tekst shtesë të Marrëveshjes ekzistuese të Miqësisë me Republikën e Bullgarisë. “Ministria e Punëve të Jashtme i hedh poshtë spekulimet e tilla si të pasakta dhe kundërproduktive ndaj përpjekjeve të të dyja vendeve për të kapërcyer dallimet mes vete. Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Në kuadër të kësaj, ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe angazhimet e nevojshme që janë në përputhje me këtë Marrëveshje,…

Lexo më Shumë