Author: Hamdi Kumanova

Janë katër faktorë që e gjenerojnë çmimin e rritur të energjisë elektrike në bursa. Ky është çmimi i gazit natyror, certifikatat e gjelbra që janë rritur drastikisht, burimeve të rinovueshme të zvogëluara të energjisë dhe inflacioni real, vlerëson ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në intervistën për MIA-s që këtë fundjavë do të publikohet e plotë me video-material. Ai konsideron se nuk ka krizë energjetike, sepse, siç thotë, të gjitha vendet e Evropës kanë energji elektrike, ndërsa problemi është i natyrës financiare për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. “Këtë që sot e kemi, siç e quajnë të…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretar i Përgjithshëm, Bekim Sali, u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta, i cili po qëndron në një vizitë disaditore në vendin tonë. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e thellimit të tyre në të gjitha planet. Me këtë rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Presidentin Meta për kontributin e Alternativës në skenën politike dhe pozicionin e saj kundrejt detyrimeve integruese, shtetërore dhe shqiptare. Presidenti Meta e përgëzoi kryetarin Gashi për rolin…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj konferencës së sotme të zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, i cili tha se nuk është larguar me vetdëshirë nga qeveria, por si rezultat i qëndrimit të tij në lidhje me kontestin me Bullgarinë. Nga OBRM-PDUKM thonë se Nikolla Dimitrov aktron, dhe sipas kësaj partie dëshiron të jetë “gjeneral pas lufte”. “Kuptojmë se për karrieristi Nikolla Dimitrov largimi nga pozicioni i postit ministror është dita më e pa fat për te, andaj karrieristi Dimitrov të mos aktroj “gjeneral pas lufte” dhe se kinse paska qenë viktimë i pozicioneve të tija ndaj Bullgarisë, përkundrazi ai është viktimë…

Lexo më Shumë

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, gjatë një prononcimi për mediat ka theksuar se ka qenë pengesë për një “zgjidhje të keqe” me Bullgarinë duke shtuar se nuk ka besim tek Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Ministri Osmani ka dëshiruar suksese pa marrë parasysh çmimin, që të zgjidhet kontesti me Bullgarinë. “Po, nuk kam besim të plotë në Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani lidhur me çështjen me Bullgarinë, duke marrë parasysh përvojën time në koordinimet interne, takimet në Bruksel. Parandjej se atje ka një “drajv” për sukses me çdo çmim, që mendoj se është I rrezikshëm dhe joproduktiv.…

Lexo më Shumë

Njësia kundër zjarreve në Kumanovë ka intervenuar në dy zjarre gjatë natës dhe ditës së djeshme, ka informuar sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Kumanovë. Njësia territoriale kundër zjarreve ka intervenuar nga ora 09:35 deri ora 10 me një automjet dhe katër zjarrfikës në një oxhak të përfshirë nga flakët në një shtëpi në rrugën “Bajram Shabani”, ndërsa gjatë natës nga ora 23:05 deri 23:40 në një oxhak të përfshirë nga flakët nga qebaptorja “Xhipsi”.

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon. Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim…

Lexo më Shumë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi, shkruan Radio Evropa e Lirë. Në Maqedoninë e Veriut pesnioni minimalështë 170 euro, kurse pensioni maksimal është 938 euro. Serbia ka pesnion minimal prej 136 eurove, kurse pensioni maksimal është më i larti në rajon, gjegjësisht 1.258 euro. Në Kosovë pensioni minimal është 90 euro, kurse ai maksimal 627 euro.

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut janë bërë nëntë transplantime nga donatorë të ndjerë dhe gjatë kësaj periudhe 16 pacientë kanë marrë veshkë, pesë zemër dhe te tetë pacientë janë transplantuar inde kockore, njoftojnë Klinika Universitare për Sëmundje Ortopedike. Nga Klinika njoftojnë se vitin e kaluar për herë të parë janë bërë katër transplantime të indit kockor nga donatorë të ndjerë, me çka është hapur kapitull i ri dhe është bërë hap para në sferën e mjekësisë transplantuese, ndërsa njëherësh edhe në sferën e ortopedisë në vend. Pas transplantimit të parë të cilin e bëri ekipi i Klinikës më…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot për TV21 ka komentuar propozimin për përbërjen e re të Qeverisë. Sela thotë se në propozimin për ekzekutivin e ri ka njerëz të përfshirë në skandale të mëhershme. “Aty ka emra të vjetër, një pjesë e ministrave aspak nuk ndryshojnë dhe janë shumë kuadro aty brenda të cilët i kanë cilësuar skandalet. Flasim në mënyrë të veçantë për çdo ministër, do të flasim edhe në debat parlamentar. Risia është që BDI merr Ministrinë e Arsimit, ndërsa në krye të kësaj Ministrie vendoset eksponent që vjen nga një Universitet me goxha dilema, se…

Lexo më Shumë

Japonia ende e ka pasaportën më të fuqishme në botë. Sipas indeksit për pasaporta “Henli”, pasaporta e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 42-të. Indeksi i pasaportës më të fuqishme, caktohet sipas asaj sa shtete qytetarët e një vendi mund të vizitojnë pa viza, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kur bëhet fjalë për Japoninë, e cila me vite është në vendin e parë, qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 192 shtete të botës. Japonia e ndanë vendin e parë me Singaporin, i cili në vitin 2018 ishte në vendin e dytë. Pasaportat e Gjermanisë dhe e Koresë së…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov deklaroi sot në konferencën e tij të fundit si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane se ndjehet krenar me Marrëveshjen e Prespës, e cila mban firmën e tij. Ai gjatë kësaj konference foli edhe për qëndrimin e tij në procesin negociues me Bullgarinë, me çrrastë tha se dallojnë dukshëm nga politika e qeverisë. Kjo sipas tij është edhe arsyeja që ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. “Nuk kishte vend për pozitat e mia në qeverinë e re. Nuk jam njeri që tërhiqem nga lufta, nuk jam tërhequr sepse mbaj përgjegjësi. Pozicionet që…

Lexo më Shumë

Më datën 11.01.2022 në ora 22:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Kumanovë, në bazë të urdhërit gjyqësor nga Gjykata Themelore Kumanovë, e kanë privuar nga liria V.G. (34) nga Kumanova për veprën e kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal- “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. V.G. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit me burg.

Lexo më Shumë