Me datë 12.01.2022 në ora 18.15, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria personin P.E. (35) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vepra penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë muajit dhjetor të vitit 2021 nëpër objekte afariste në Gostivar. Gjatë privimit nga liria, atij i janë gjetur dhe konfiskuar disa mjete që burojnë nga veprat penale, dhe të njëjtat do t’u kthehen pronarëve. P.E. është ndaluar në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE-ja ka disa kushte me të cilat do të pranonte një takim të kreut të saj Hristijan Mickoski me kryeministrin e ardhshëm Dimitar Kovaçevski. – Advertisements – “Nëse ka një ftesë të tillë për takim, ajo do të pranohet me kusht që të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e përgjegjshme për qytetarët, përmbajtja e përgjigjeve të kërkesave 5 plus 1 të Bullgarisë. qëndrime dhe pika të ndryshme në të cilat do të përfshihej një bisedë për temën e luftimit të krimit dhe korrupsionit.” – thonë nga VMRO-DPMNE. Kovaçevski një ditë më parë,…
Presidenti Stevo Pendarovski në zyrën e tij do të takohet me përfaqësues të OMO “Ilinden Pirin” Bullgari. Nuk dihet ende qëllimi i vizitës me kërkesë të OMO “Ilinden Pirin” Bullgari dhe temat e bisedës. – Advertisements – “Kërkesa është pranuar dhe presidenti Pendarovski do të presë përfaqësuesit e OMO Ilinden. Për datën e saktë do të informojmë shtesë”, njoftuan nga Kabineti i Presidentit Pendarovski. OMO “Ilinden Pirin” është një nga organizatat dhe shoqatat e pakicës maqedonase në Bullgari, e cila ka pranuar 11 nga 16 aktgjykime para Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga Strasburgu për…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 10.15 në SPB Tetovë, 44-vjeçarja A.A. nga Bërvenica e Tetovës, punonjëse në Spitalin klinik të Tetovës, ka raportuar se rreth orës 09.00 është sulmuar fizikisht nga B.K. nga Tetova, po ashtu punonjës i spitalit. – Advertisements – “Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar 4 automjete për transport publik pasi tek të njëjtit janë evidentuar parregullsi teknike, përcjell TV21. Dy automjete janë nga Tetova ndërsa dy të tjerë janë Gostivari. “Janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara. Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa përkatëse, të cilët do të gjobiten në shumë prej 400 euro në kundërvlerë të denarëve”, njoftojnë nga MPB.
Më datën 12.01.2022 në ora 13:40 minuta nga Ekipi Operativ për Ndjekje në rr. ”Divizioni i 50-të” nga liria është privuar M.T. (55) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhëarrest qendror, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkupi 1, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy viteve në lidhje me veprën penale sipas nenit 247 të Kodit Penal. Ai do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
Vetëm dhjetë ditë pasi kryetarja e Shkupit Danela Arsovska emëroi Filip Pas’hu si u.d. drejtor i NP “Parkingu i qytetit”, është shkarkuar nga detyra. Nga sot, u.d. drejtor i ndërmarrjes është Bojan Hristovski, i cili deri më tani ka qenë i punësuar në MPB. Nga kabineti i Arsovskës thonë se Pas’hu ishte vetëm zgjidhje e përkohshme. “Filip Pashu nuk është shkarkuar, është emëruar në funksionin e u.d. drejtor si zgjidhje e përkohshme për respektimin e afateve. Ai do të ketë angazhim me një pozicion të ri në Qytet. Ndërmarrja ka drejtor të ri, Bojan Hristovskin”, thonë nga Qyteti i Shkupit.…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i bën thirrje Bashkisë së Shkupit dhe komunave të Shkupit që të paguajnë faturat për muajin dhjetor. Ai për “Sitel” ka bërë të ditur për opinionin se një gjë të tillë nuk e kanë bërë deri më sot. “Dua t’i bëj thirrje qytetit të Shkupit dhe komunave brenda qytetit të Shkupit që së paku të paguajnë faturat e ngrohjes për muajin dhjetor, sepse deri më sot nuk e kanë bërë këtë. Minimumi që mund të bëjnë është të paguajnë faturat e ngrohjes qendrore”, ka thënë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Euro-integrime deklaroi se çështja e RMV-së paraqet një test për politikat e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor. Dimitrov me këtë rast tha se suksesi i RMV-në rrugën e integrimit paraqet dhe sukses të BE-së, në të kundërtën do të paraqes dështim edhe për RMV-në edhe për BE-në, por edhe për bullgarinë. “Jemi në një situatë për sukses të përbashkët, ose dështim të përbashkët. Maqedonia është një test për politikat e BE-së ndaj Ballkanit perëndimorë. Për këtë, në rast se arrijmë sukses, suksesi do të jetë i BE-së dhe do…
Ambasadori i Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit për Euro-integrime derisa shpalosi prioritet e Francës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian tha se Franca do të ketë një qasje konstruktive në këtë drejtim. “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për këtë temë nuk ka afat të përcaktuar sepse ky afat varet nga mbledhja ndërqeveritare. Por është e qartë se në vazhdimësi do të bëhen përpjekje për qasje konstruktive dhe gjatë kryesimit francez të arrihet përparim”, deklaroi Siril Bomgartner, gjatë fjalimit të tij në kuadër të seancës së…
Një i ri nga Kumanova ka ndërruar jetë pas një aksident sot rreth orës 02:30 pas mesnate, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tode Dumba”. Vetura e tipit Pezho me dy udhëtarë ka goditur fillimisht një mur më pastaj një veturë të parkuar. “Mëngjesin e sotëm në ora 02:36 në rrugën “Tode Dumba” automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Kumanovës, në të cilin ishte 26-vjeçari P.P. dhe 29-vjeçari N.S. goditi një mur dhe një automjet të parkuar. P.P. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Mjeku i Emergjencës në Kumanovë ka konstatuar vdekjen”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.
Hamdi Nuhiju Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike. Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator Energjetik njëherë thonte se nuk do të na hip çmimin e energjisë elektrike. Pastaj e ndryshoj deklaratën duke thënë se vetëm pak ka me na hip çmimin e energjisë elektrike. Dikur u deklarua haptas dhe tha 7 përqind, plus 3 përqind, demek 10 përqind ka me qenë me shtrenjtë çmimi i energjisë elektrike. Menjëherë pas tij, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doli me qëndrimin se janë duke punuar në investime strategjike në energji si dhe do të ndërmarrin…

