Energjia elektrike, luani dhe lepuri, pak sheqer, kryp si dhe Frojdi në mes !?

Energjia elektrike, luani dhe lepuri, pak sheqer, kryp si dhe Frojdi në mes !?

Hamdi Nuhiju

Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike. Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator Energjetik njëherë thonte se nuk do të na hip çmimin e energjisë elektrike. Pastaj e ndryshoj deklaratën duke thënë se vetëm pak ka me na hip çmimin e energjisë elektrike. Dikur u deklarua haptas dhe tha 7 përqind, plus 3 përqind, demek 10 përqind ka me qenë me shtrenjtë çmimi i energjisë elektrike. Menjëherë pas tij, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doli me qëndrimin se janë duke punuar në investime strategjike në energji si dhe do të ndërmarrin masa për të ndihmuar qytetarët të cilët do të preken nga çmimi i energjisë elektrike. Dhe masat u proklamuan nga ana e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, e ku qytetarëve do t`i ndihmohet, me nga 600-800 denar në faturën përfundimtare të energjisë elektrike. Rreth 7500 familje do të përfitojnë nga këto masa të qeverisë së Republiks së Maqedonisë.

Me një fjalë, pak kryp, pak sheqer, opozita në gjumë dhe qytetarët të kënaqur me 600-800 denarët e deklaruar të qeverisë. Asnjë qytetar në rrugë, të gjithë të kënaqur.

Si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të premten e fundit, në xhaminë ku besimtarët falnin xhumanë, hoxha u tha:

– Xhemmat, çmimet kanë hipur gjithandej, edhe ne e kemi vendosur me hip çmimin e anëtarësisë së xhamisë, nga 35 euro do ta bëjmë në 45 euro në nivel vjetor.

– Xhemmati i heshtur, pasi që në hutbe normal nuk guxon me fol!

Pas të gjitha këtyre paralajmërimeve sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut u përshëndetën nga fatura e EVN-së me çmimet e reja të energjisë elektrike. Ata u njoftuan me numrat e rinj dhe ndezën motorrët në rrjetin social në Fejsbuk:

– EVN do ju padisim, hajna.

– Filluan dridhjet tek EVN, u mblodhën 50.000 luan të opozitës shqiptare e maqedonase para zyreve të EVN-së në temperaturat minus 7. Dhe filloi lufta e vërtetë. U dogjën 35 vetura të EVN-së, u hodhën në erë 15 zyre rajonale, u bllokuan 30 rrugë, kaos gjithandej. Më falni. Nuk ndodhi asnjëra prej këtyre. Opozita dërgoi një njoftim për medie: Jemi me pushime në Kodrën e Diellit dhe në Bullgari!

Luani duke ecur në xhungël bie në një kurth. Vjen lepuri dhe e pyet:

– Luanush, çka je duke bërë aty poshtë?

Luani është përgjigjur:

– Ashtu si po me sheh kam rënë në këtë kurth.

Dhe atëherë lepuri fillon ta shaje, ta ngacmoje. Por përnjëherësh ai rrëshqet dhe bie në kurthin ku gjendet edhe luani. Lepuri çohet, pastrohet dhe i thotë luanit:

– Luanush, ndoshta nuk do të më besosh, por unë erdha deri këtu vetëm për të kërkuar falje.

Megjithatë lepuri shpëtoi prej kurthit ku kishte rënë bashkë me luanin dhe vendosi ta lexonte Frojdin. A mos do të ketë ndonjë aksion revolucionar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga opozita shqiptare e maqedonase? Jo! Më mirë këto kohë të ftofta dimri, tha në vete lepuri, ti kaloj me psikoanalizën e Frojdit.