Inspektorët ankohen se mosharmonizimi i rregullativës ligjore, në shumë raste u kufizon atyre kompetencat. Tomisllav Jorgushevski, inspektor i mjedisiti në Komunën e Tetovës, thotë se shumica e ankesave të tyre që përfundojnë në gjykatë, hidhen poshtë. Sipas tij, kjo qasje e gjykatës ul kredibilitetin e inspektorëve tek ndotësit. “Ajo që ndodh në gjykatë është e çuditshme. Na bien poshtë pothuajse të gjitha paraqitjet dhe kjo për arsye banale, si për shembull mosvendosja e e-mailit dhe detaje të tilla. Nga 4 mijë euro sa është dënimi, i dënojnë nga 100 euro, kjo sepse gjykata ka vlerësuar se aq duhet dhënë dënimi.…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Komisionit për vlerësimin e dëmeve deri më 26 janar do të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga dëmet e tërmeteve të fundit, dëme që më së shumti theksohen në Manastir, transmeton Portalb.mk. “Qeveria do të ndihmojë financiarisht qytetarët që pësuan dëme nga tërmeti në Manastir”, deklaroi zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski. Në vizitën e realizuar sot në disa institucione të Manastirit, Qeveria bëri të ditur që dëmet nga qytetarët mund të paraqiten deri më 26 janar. Ndryshe, Qeveria në seancën e 132-të e angazhoi ministrin për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski, të udhëheqë procesin e vlerësimit të dëmeve…
Tema e historisë së përbashkët është zhdukur nga konkluzionet e Këshillit të Sigurimit të Bullgarisë. Kështu ka deklaruar ish-presidenti bullgar Georgi Parvanov në një intervistë për televizionin bullgar “BNT”. Ai beson se historia duhet të jetë tema kryesore. Ai thotë se kjo çështje është dashur të përcaktohet në qëndrimet e Këshillit dhe është dashur të thuhet qartë se historia e përbashkët me Maqedoninë është nga mesjeta, gjatë Rilindjes, deri në fillim të shekullit të 20-të dhe se ajo përbëhet nga vetëdija kombëtare bullgare. Por ai shtoi se tani njerëzit në Maqedoni ndjehen ndryshe dhe ai e respekton këtë dallim. Bullgaria…
Sot, në ora 11:50 ka ndodhur një aksident me pasoja fatale në Shkup. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, është denoncuar se është aksidentuar një veturë transportuese “Iveko” me shofer S.S.(37) nga Shkupi dhe vetura “Opel vectra” me shofer A.M.(64) nga Shkupi. Në vendin e fatkeqësisë nga Ndihma e Shpejtë është konstatuar vdekja e shoferit A.M, transmeton TV21. Është kryer ekspertizë nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.
Tani kemi të bëjmë me një virus që është shumë ngjitës dhe nuk shkakton pasqyrë klinike më të rëndë, edhe pse e gjitha është një kurth”, tha mjeku Dragan Danillovski për “TV24”. “Kemi një lloj divergjence në dy drejtime. Tek ne, kulmi duhet të arrihet në fund të janarit, fillim të shkurtit. Pas kësaj, mos prisni për një periudhë të ekzistencës endemike të virusit, virusi do të jetë në një nivel të ulët, por nuk do të pengojë jetën normale. Parashikimet janë gjithmonë mosmirënjohëse. Duke pasur parasysh shkallën e imunitetit të individëve, imuniteti kolektiv duhet të jetë mbi 95%. Kjo…
Përkundër situatës alarmante me numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus, sistemi shëndetësor nuk është nën presion. Kjo për arsye se simptomat më të lehta të versionit “omicron” dhe kohëzgjatja e simptomeve e cila maksimalisht arrin në pesë ditë. Kështu thotë mjeku Fikret Vishniq, I cili tha se javën e fundit në ambulancën që punon 24 orë e që përfshin rajonin më të gjërë të Shkupit, numri i pacientëve me covid është rritur për 15 deri në 20 përqind. Ai pret rritje të mëtejshme të numrit, por thekson se pandemia po shkon drejt fundit. FIKRET VISHNIQ, MJEK Javën e…
Qeveria i tha lamtumirë Vllado Buçkovskit, si i dërguari i saj special në Sofje. Në të ardhmen bisedimet mes dy vendeve do të zhvillohen në një nivel më të lartë dhe sipas Buçkovskit, ai ka bërë gjithçka që të mos ndalet dialogu mes dy vendeve, shkruan Alsat. Ndonëse shtetet nuk i afruan qëndrimet, Qeveria pretendon se Buçkovski ka kontribuar në mbajtjen e marrëdhënieve miqësore në kohë sfidash, dhe të pyetur nga Alsat treguan se sa i ka kushtuar shtetit angazhimi i tij. “Ishte nënshkruar marrëveshje për angazhimin e tij që kishte të bëjë me zbatimin dhe koordinimin e aktiviteteve që…
Qeveria në seancën e fundit ka ndarë mbi 10,8 milionë euro shtesë për tejkalimin e krizës energjetike. “Në përputhje me Ligjin për ekzekutimin e buxhetit 2022, u soll program për zhvillim të gjelbër me të cilin u konfirmuan 670 milionë denarë shtesë për realizim të projekteve në fushën e energjetikës, për prodhimin dhe sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë për tejkalim të krizës energjetike“, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Po nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se edhe në kohë krize, pushteti nuk i ndahet luksit, në kurriz të qytetarëve. “Maqedonia nuk ka…
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se ka folur tashmë me Francën, e cila mban presidencën e BE-së që nga 1 janari, për bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, ai beson se një marrëveshje mund të arrihet në kohë të shkurtër. “Tashmë kemi biseduar me Francën. E kemi bërë të qartë se besojmë se anëtarësimi në BE është thelbësor për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor. Besojmë se ata janë pjesë e Evropës, besojmë se me përmbushjen e kushteve duke mbyllur kapitujt…
Në ceremoni solemne, ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns ia dha flamurin amerikan ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në shenj të meritave në bashkëpunimin e mbrojtjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Portalb.mk. “Nga forcimi i partneritetit NATO dhe modernizimi i forcave të armatosura, te luajtja e një roli kyç në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, urime Sekerinska për përmbushjen e suksesshme të mandatit si ministër i Mbrojtjes. Përpjekjet tuaja e bënë më të fortë lidhjen RMV – SHBA”, shkruan ambasadorja Bërns. Ministrja Shekerinska në FB, theksoi se sukseset janë krenari kombëtare. “Sot…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.123 testime për coronavirus, prej të cilave 1.822 kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja në Shkup janë 918, Manastir – 198, Prilep – 98, Kumanovë – 65, Kavadar – 55, Ohër – 49, Shtip – 42, Gjevgjeli dhe Radovish – 33, Strumicë – 30, Veles – 28, Tetovë, Kërçovë dhe Krushevë – nga 26, Negotë, Valandova – nga 21, Gostivari dhe Koçani – 18, Sveti Nikola – 15, Resnja – 14, Struga – 12, Dellçeva dhe Berova – nga 10, Probishtip – 9, Kriva Pallanka…
Prej momentit që me Drejtorinë e Librave Amë udhëheq një kuadër profesional nga radhët e Alternativës në Kumanovë, kjo drejtori frymon ndryshe, thonë të punësuarit. Për dallim prej drejtorit paraprak të cilin nuk e kanë njohur askush, drejtori Blerim Abazi vazhdon me vizitat në njësitë rajonale për përmirësimin e cilësisë së punës dhe zgjedhjen e shefave të njësive rajonale. Kësaj here ishte në Kumanovë ku me këtë rast për shef të Njësisë Rajonale u zgjodh Gazmend Isaku. “ Sot, bashkë me ekipin tim, e vizituam Njësinë Rajonale – Kumanovë, ku u njoftuam nga afër me të gjithë të punësuarit, të…

