Prej momentit që me Drejtorinë e Librave Amë udhëheq një kuadër profesional nga radhët e Alternativës në Kumanovë, kjo drejtori frymon ndryshe, thonë të punësuarit.
Për dallim prej drejtorit paraprak të cilin nuk e kanë njohur askush, drejtori Blerim Abazi vazhdon me vizitat në njësitë rajonale për përmirësimin e cilësisë së punës dhe zgjedhjen e shefave të njësive rajonale.
Kësaj here ishte në Kumanovë ku me këtë rast për shef të Njësisë Rajonale u zgjodh Gazmend Isaku.
“ Sot, bashkë me ekipin tim, e vizituam Njësinë Rajonale – Kumanovë, ku u njoftuam nga afër me të gjithë të punësuarit, të cilët gravitojnë në Njësinë Rajonale – Kumanovë
Me këtë rast, përveç inkurajimit, shpreha gatishmëri për bashkëpunim korrekt me të gjithë të punësuarit.
Përveç kësaj, për shef të Njësisë Rajonale – Kumanovë e emërova Gazmend Isaku.”, shkruan Blerim Abazi.



