Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) dërgoi disa këshilla për vozitje të sigurt në kushte dimërore. “Shfrytëzoni pajisjet e obligueshme dimërore. Kujdesuni për rregullsinë teknike të automjetit. Rripi i sigurisë gjithnjë le të jetë i lidhur. Dilni nga shtëpia dhjetëra minuta më herët që të keni kohë ta ngrohni automobilin, t’i shkrini xhamat ose që t’i pastroni gomat nga bora dhe ngricat. Nëse keni mundësi, mbani karburant rezerv në rast se mbeteni në komunikacion. Vozitni në distancë më të madhe nga automjetet tjera dhe shmangni lëvizjet e ashpra dhe të papritura”, thuhet në kumtesën e KRSKRR. Nga atje…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy të rinj nga Shkupi, pasi dyshohet se në muajin dhjetor të vitit të kaluar kanë kryer grabitje në një kazino në rajonin e Gazi Babës. “Janë arrestuar XH.D. (20) dhe E.D., të dy nga Shkupi, me çka është zbardhur vepra “vjedhje” që ka ndodhur me datë 28.12.2021 në ora 01:20 në një kazino në rajonin e Gazi Babës”, njoftojnë nga MPB.
Çdo i katërti person i testuar në Maqedoninë e Veriut rezulton pozitiv me Covid-19, ndërsa në rreth 70% të materialeve të cilat sekuencionohen në ISHP, dalin pozitiv me llojin më të ri të virusit – Omicron, që është prezent në 12 qytete të vendit. Sipas imunologut Mirko Spirovski, piku ende nuk ka arritur, por periudhën e ardhshme pritet një stagnim në kulmin e të infektuarve e më pas një rënie e ndjeshme dhe stabilizim i situatës, shkruan Alsat. “Unë pres një arritje të kulmit të të infektuarve me Omikron dhe pas atij stagnimi në pikën kulminante, të fillojë ulja e…
Mëngjesin e sotëm një tërmet me fuqi prej 2,9 ballëve sipas shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra në veriperëndim të Lerinit, në thellësi prej 10 km. Tërmeti është ndjerë edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Kritika ime për marrëveshjen nuk i referoheshin emrit, ajo i referohej gjuhës maqedonase dhe etnisë maqedonase dhe vazhdoj të besoj se ky është një gabim i madh, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, një intervistë për televizioni grek “Antena”. Micotakis shpjegon se “këto gabime nuk mund të shërohen” dhe theksoi se tani Greqia po përpiqet për marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut. “Që nga momenti kur ndodhi, ne kemi të gjitha arsyet që të përpiqemi për marrëdhëniet më të mira të mundshme me Maqedoninë e Veriut dhe kryesisht për të zgjeruar ndikimin tonë ekonomik. Sepse për momentin Greqia po bëhet…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.173 testime për coronavirus, ndërsa 1.865 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 871, Manastir – 177, Prilep – 119, Kumanovë – 86, Ohër – 60, Kavadar dhe Veles – 53, Kërçovë – 46, Shtip – 40, Strumicë – 38, Tetovë – 37, Gjevgjeli – 28, Gostivar – 27, Negotinë – 24, Radovishi – 23, Struga dhe Resnja – 22, Koçani – 21, Krusheva – 20, Valandova – 15, Dellçeva – 14, Kriva Pallanka – 12, Shën Nikola – 10, Bogdanci – 9, Probishtip…
Sot, pas mesnatës policia ka njoftuar se janë djegur tre vetura teksa kanë qenë të parkuara në parking në lagjen Aerodrom të Shkupit. Veturat janë BMW në pronësi të R.M.(47) nga Shkupi, Ford Fiesta në pronësi të D.Gj.(67) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit dhe Kia me targa të Kumanovës në pronësi të D.J.(60) nga Kriva Pallanka. “Zjarri është shuar nga Brigada e kundërzjarrit, kurse persona të lënduar nuk ka. Është kryer kontroll nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Gjykata Penale asnjë përgjigje mbi kërkesën e mbrojtjes në rastin “ALFA” e cila përmes akt ekspertimit të ri synon rigjykimin e rastit, shkruan Alsat. Adresuam pyetje deri tek kreu i gjykatës së shkallës parë, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Mbrojtja nga java e kaluar pret formimin e Këshillit i cili do të vlerësojë nëse ekspertiza për rastin “ALFA” e cila ka konstatuar se personat e dënuar për këtë rast nuk kanë lidhje me provat materiale të marra si dëshmi për epilogun gjyqësor, do të sjell moment të ri dhe do të hap gjykimin e ri. Alsat jo…
Gjykata supreme në mbledhjen e mbajtur më 28 tetor vitin e kaluar e refuzoi si të pabazë ankesën për shpifje të parashtruar nga paditësit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kundër ish-zbuluesit Sllobodan Bogoevski. Këshilli gjyqësor i kryesuar nga Mirjana Radevska Stefkova dhe në përbërje të gjykatësve Vlladimir Stojanoski, Snezhana Gjorgjieska Zekiria, Isamedin Limani dhe Nake Georgiev vendosi paditësit të obligohen të paditurit t’ia kompensojnë shpenzimet për përgjigje të revizionit në shumë të përgjithshme prej 32.424, në afat prej 15 ditëve pas pranimit të aktvendimit, thuhet në vendimin e Gjykatës supreme. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi e…
Shumë banorë të Tetovës mëngjesin e sotëm me fotografi në rrjetet sociale, kanë shfaqur pamjen e pazakontë të qendrës së qytetit ku kanë vënë re një tufë kuajsh dhe një tufë qensh endacak. Kuajt kullosnin në barin e rrethrrotullimit më të madh të qytetit përballë sheshit. Disa veterinerë të cilët iu përgjigjën pyetjeve të AIM, thonë se sipas fotografive bëhet fjalë për kuaj që me siguri mbahen ilegalisht nga njerëzit, pasi nuk kanë mikroçipe të bashkangjitur dhe me gjasë përdoren për bartje të drunjve dhe të ngjashme. “Në Tetovë ka shumë pak kuaj. Kuajt që janë blerë dhe edukuar ligjërisht…
Hristijan Mickoski nuk e ka kuptuar ose nuk ka dashur ta kuptojë thelbin e ftesës për takim. Në vazhdën e krizës ekonomike kur liderët botërorë flasin për përkrahje të qytetarëve, ai vendos kushte për takim vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme, reagon LSDM pas deklaratave të VMRO-DPMNE-së se Mickoski, ku kërkoi zgjedhje. “Zgjedhje nuk do të ketë, duhet t’i përkushtohemi tejkalimit të sfidave ekonomike dhe mbështetjes financiare të qytetarëve. Ne duhet ta diskutojmë këtë dhe të votojmë së bashku në Kuvend për këto tema prioritare. Zgjedhjet nënkuptojnë kosto të reja, pasiguri të reja dhe pengesa të reja për të gjithë…
Ndalimin e përkohshëm i punës së “VIA Komerc” e ka nënshkruar personalisht ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski më 26 nëntor 2021, vetëm tri ditë pas tragjedisë me autobusin “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona dhe shtatë u lënduan. Mirëpo, lëshimet në funksionimin e kësaj Qendre Teknike janë evidentuar që në muajin gusht nga persona të autorizuar të MPB-së. Atëherë është konstatuar se qendra teknike nuk ka regjistër për kontrolle teknike të kryera dhe as regjistër për certifikatat e lëshuara për kontroll të rregullshmërisë teknike të automjeteve. Përveç kësaj, në VIA Komerc” kanë punuar persona jo-profesionistë. Në këtë…

