Ekipet e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të munden deri më 11 shkurt të zyrtarizojnë blerjet e reja për pjesën e dytë të sezonit 2021/22, transmeton Portalb.mk. “Informojmë të gjithë të interesuarit në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të FFM-së, afati kalimtar dimërorë për futbollistët fillon më 15 janar 2022, ndërsa do të mbarojë më 11 shkurt 2022, në ora 24:00”, bëjnë me dije nga Federata e Futbollit në Maqedoni. Federata rekomandoi ekipet të përdorin platformën FIFA TMS nëse kanë qasje, përndryshe tjerët duhet të komunikojnë në dy adresa elektronike të federatës. Ndryshe, ndeshjet e pjesës së dytë…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 13.01.2022 në ora 20.20 policët e Sektorit për krim ndërkufitar dhe migracioni Shkup kanë arrestuar M.A.(33) dhe E.A.(45), të dy nga fshati Tanushë e Shkupit për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “kontrabandim”. “Në rrugën lokale nga fshati Brodec drejt Tanushës, rreth orës 20:00, gjatë kontrollit të veturës me targa të Shkupit, me shofer M.A., është gjetur sasi e madhe e mallit me përdorim të gjerë, pa dokument përkatës për origjinën e saj. Pas ndërmarrjes së aktiviteteve zyrtare, policët janë penguar nga E.A. Në lidhje me rastin, më datë 14.01.2022, rreth orës 00:00 nga policët e…
ISHP ka bërë të ditur se 1732 persona kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu, bëhet me dije se janë 13 persona që kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar edhe 1035 të shëruar.
Debat i nxehtë pritet këtë fundjavë në seancën e caktuar për zgjedhjen e qeverisë së re. Opozita paralajmëron se do të votojnë kundër. Nga VMRO-DPMNE thonë se gjatë debatit do të dëshmojnë se edhe kjo përbërje qeveritare është e paaftë njësoj si ajo paraprakja. “VMRO-DPMNE maksimalisht do t’i shfrytëzojë mundësitë e saj institucionale dhe do t’i shfrytëzojë 48 orët për debat në Kuvendin e Maqedonisë me qëllim që opinionit publik t’i tregojë se kjo është edhe një qeveri rezerve dhe e paaftë ashtu siç ishte qeveria paraprake”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së. Edhe deputetët e ASH-së nuk janë të…
Fillimi i gjykimit ku i akuzuar është profesori i Gjimnazit Ibrahim Temo që rrahu me boks hekuri nxënësin është anuluar për më 24 janar, njoftoi për Alsat, gjykatësi i lëndës Adi Useini. Procesi gjyqësor u anulua me kërkesë të mbrojtjes, të cilët kanë kërkuar ekspertizë nga ana e neuro-psikiatrit. Marketing Si dëshmitarë janë propozuar edhe tre nxënës, të cilët ishin dëshmitarë të vetë ngjarjes. Ndryshe Prokuroria Themelore e Strugës më 30 dhjetor ka sjell propozim vendim kundër profesorit 57 vjeçar, për veprën penale “dhunë”.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Gjermane në faqen e saj në rrjetet sociale. Lidhur me këtë, autoritetet gjermane nga 16 janari i këtij viti do të vendosin rregullat e reja për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kushtet janë të shënuara saktësisht në një link të publikuar nga ambasada. “Republika e Maqedonisë së Veriut është sërish një zonë me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19! Qeveria Federale, duke filluar nga data 16.01.2022 (00.00), e ka klasifikuar Maqedoninë e Veriut si zonë me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19. Prandaj, ju lutemi të informoheni në linkun…
“Ballkan Energi Group” do të mbetet pa licencë në momentin kur do të ndalet të porosit energji termike në Shkup kurse detyrimin për furnizim me energji termike do ta merr qeveria, paralajmëroi kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski. Vëretja e këtillë vjen pasi BEG kumtoi se ka para për prokurim të gazit vetëm deri në fund të ditës, që paraqet një kërcnim për mijëra familje të mbeten pa ngrohje qendrore në kohën kur temperaturat janë në minus. “Si kompani me përgjegjësi shoqërore informojmë se nuk kemi më tepër resurse për sigurimin dhe financimin e sezonit të nxemjes pa ndihmlë shtetërore për…
Qeveria është e gatshme të diskutojë për propozimet e partive më të vogla politike rreth ndryshimit të Kodit zgjedhor ose modelit zgjedhor. Megjithatë, ministri i Drejtësisë në largim Bojan Mariçiq vlerëson se nuk duhet të ketë kufizim kohor dhe duhet të arrihet konsensus politik, shkruan Alsat. Përgjigja e Mariçiq vjen një ditë pasi partitë e vogla thanë se kushtëzojnë veprimin e tyre brenda shumicës parlamentare dhe votimin e Qeverisë së re. Nëse deri më 15 prill nuk diskutohet për modelin me një njësi zgjedhore, ata do ta lëshojnë shumicën. “Mendoj se Qeveria është e gatshme për dialog, të gjitha partitë…
Franca do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Klement Bene, ka bërë të ditur se një nga prioritetet e kryesimit të Unionit do të jetë zgjerimi. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian. Ne gjithashtu mbështesim bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kanë vazhduar ditët e fundit në aspektin e progresit në proces”, tha Klement Bene – Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës. Ambasadori francez në vend, Syril Bomgartner, vlerëson se…
Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për refuzimin si të pabazë të padisë për shpifje të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit ndaj Sllobodan Bogoevskit lidhur me dëshminë e këtij të fundit për rastin Maxhar Telekom. Nga kjo parti thonë se edhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme, ende vlerësojnë se gjykatat në vend janë të politizuara. “Kujtojmë se akuzat për shpifje kanë qenë drejtpërdrejt për dëshminë e Bogoevskit në Gjykatën e Nju Jorkut, që nënkupton se gjykata i ka dhënë të drejtë Bogoevskit dhe ka refuzuar dy të akuzuarit, Ahmetin dhe Xhaferin. Ne mbetemi në…
Pak ditë para zgjedhjes së qeverisë së tretë të udhëhequr nga LSDM-ja, opinioni ende është në pritje të investimeve të paralajmëruara të kompanive Facebook dhe Google në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat. Kanë kaluar pothuajse pesë vjet, por në vend nuk ka asnjë investim të këtyre kompanive. Drejtori i zonave industriale Jovan Despotovski sot tha se nuk i ka premtuar këto investime, por ka paralajmëruar investime të kompanive në fushën e farmacisë dhe industrisë IT. “Nuk do të komentoja për këtë, sepse nuk ishte njoftimi im. Ajo që mund të them dhe është në programin tim të punës, synimet që…
Korniza strategjike, ligjet dhe zbatimi janë tre shtyllat kyçe për reformat në drejtësi, në radhë të parë të gjyqësorit dhe prokurorisë në aspektin e ndryshimeve të integrimit evropian. Ndërkohë që dy shtyllat e para kanë vlerësim relativisht të kënaqshëm, zbatimi i reformës në drejtësi është elementi që ka nevojë për një “buster” dozë për reforma në të gjitha fushat. Kështu thuhet në raportin “Promovimi i llogaridhënies dhe transparencës së reformave publike”, që zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, me mbështetje të Fondit Kombëtar të SHBA-së për Demokraci. Raporti është një përmbledhje faktesh dhe analizash për reformat…

