Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se qeveria e re i ka të gjitha parametrat që të gjejë zgjidhje me Bullgarinë. “Besoj që po. Qeveria e re i ka të gjitha parametrat që të gjejë zgjidhje me Bullgarinë. Shpresoj dhe besoj dhe do të punojmë që kjo Qeveri të vazhdojë deri në fund të 2024-tës. I mbetet skenës politike, dinamikës politike”, u shpreh Gashi.

Lexo më Shumë

Sot, kur në procedurë kuvendore është zgjedhja e Qeverisë së re, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk është propozuar për asnjë post qeveritar nga mandatari Dimitar Kovaçevski, Milla Carovska i është drejtuar publikut nëpërmjet një kumtese për media. “Edhe pas largimit nga funksioni, do të vazhdoj të jem në anën e qytetarëve, sepse besoj se ata janë të vetmit që kanë fuqi të ndryshojnë gjërat për të mirë. Vazhdoj fuqishëm të luftoj për vlerat qytetare, për barazinë, për interesat dhe të drejtat e fëmijëve, të rinjtë dhe femrat”, tha Carovska, transmeton TV21. Thotë se qeveria në të cilën…

Lexo më Shumë

LSDM do të drejtojë qeverinë në krye me mandatarin Dimitar Kovaçevski ndërsa në ekip do të ketë edhe katër femra ministre, mes tyre edhe një zëvendëskryeministre. BDI do të mbajë të njejtat pozicione në përjashtim të dikasterit Arsim dhe shkencë që do të ulet . Alternativa në këtë përbërje vjen me 3 emra të ri ndërsa pozicionin e tij e mban dhe Milevski i PLD. Ja emrat e komplet kabinetit qeveritar. Kryeministër – Dimitar Kovaçevski Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi Zëvendëskryeministër për eurointegrime – Bojan Mariçiq Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi Zëvendëskryeministër për luftë kundër korupsionit…

Lexo më Shumë

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka prezantuar programin qeveritar në seancën për zgjedhjen e Qeverisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Fjalimin e tij e nisi me premtimin se do të mundohen të bëjnë më të mirën për qytetarët. “Nuk kemi dilema se mundemi më mirë të porosisim rezultate”, tha Kovaçevski. Premton se do të punojnë që të rinjtë e vendit të mos porosisin më bileta avioni për të dalë jashtë vendit. “Detyrë e jona është që të rinjtë të mos porosisin bileta të avionit që të dalin jashtë shtetit. Duhet ti…

Lexo më Shumë

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, në seancën plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, tha se qeveria e propozuar mund të jetë gjithçka, por jo edhe qeveri e ri. “Sot kemi Qeveri që aspak nuk mund të paraqitet si e re, sepse të njëjtit njerëz shohim që bartin funksione edhe në Qeverinë e re”, tha Nikollovski duke shtuar se kjo është vazhdimësi e Qeverisë së re, transmeton TV21. Kujtoi në seancën e thirrur ku duhej të votohej mosbesimi i Qeverisë, pasi siç aludonte opozita në atë periudhë, kishte siguruar 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë Zaev 2.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti i kësaj partie Izet Mexhiti, nuk shpalos vendimin e tij, nëse do të votojë apo jo Qeverinë e re të Kovaçevskit, shkruan gazeta LAJM. “Do të shohim”, është përgjigja e tij kur pyetet si do të votojë për Qeverinë e re. “Qendrimi im për ministrat e BDI-së mbetet i njejtë. Ka akoma mosmarrëveshje por do t’i diskutojmë brenda partisë për të bërë një BDI më të fortë”, u shpreh Mexhiti./Gazeta LAJM. https://youtu.be/mWHPnjmDYeo

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njofton se dje (14.01.2022) ka vazhduar kontrollet e intensifikuara në trafikun e rajonit të Shkupit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 256 masa, nga të cilat 40 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 29 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar 23 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 sanksione për përdorim celular, katër masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor i kuq), shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për shofer fillestar, 68 për parkim ilegale”, njoftojmë…

Lexo më Shumë

Nga e diela (16.01.2022) Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me korona, hyjnë sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch të premten (14.01. 2022). Në këtë mënyrë, me përjashtim të Kosovës, të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zona me rrezik të lartë. Mali i Zi ka qenë në këtë listë qysh në gusht 2021. Listës i janë shtuar mbi 60 vende, ndër to edhe Austria. Me këtë të fundit, të…

Lexo më Shumë

Më datë 14.01.2022 në ora 14.00 në Gostivar policët kanë arrestuar D.B.(23) nga Gostivari. Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të ishte shpallur urdhër nga Gjykata Themelore Gostivar me të cilën kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti. D.B. është dërguar në burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit me burg.

Lexo më Shumë

Qëndrimi për negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut pas vetë Këshillit të Sigurimit konfirmon atë që kemi si konsensus publik në mesin e forcave politike, tha mbrëmë për “BNT” eurodeputeti i DPS-së, Ilhan Kyuchyuk. Marrëveshja e vitit 2017 dha një bazë të mirë për fillimin e bisedës reale me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimet pasuese të Kuvendit Kombëtarë Bullgarë dhe të qeverisë së atëhershme. “Unë nuk shoh ndonjë ndryshim domethënës nga pozicioni i Bullgarisë deri tani”, tha Kyuchyuk. Ai theksoi se sheh një mundësi që qeveria bullgare të jetë më aktive në bisedimet me Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e fundit ka konstatuar se zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe katër zyrtarë të tjerë të emëruar kanë marrë pjesë gjatë orarit të punës në një ngjarje partiake lidhur me zgjedhjet lokale 2021, përcjell Nistori. Përveç Grubit, ishin të pranishëm edhe Femi Jonuzi – zëvendësdrejtor i IEVP Idrizovë, Abdul Selami – zëvendësdrejtor i DAP, Bekim Rexhepi – zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, Nazim Bushi – zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Pesë anëtarët e BDI-së kanë vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikës për anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të…

Lexo më Shumë

Kur kalon në autostradën Shkup-Tetovë, paguan në dy pika pagesore që në total kushtojnë 80 denarë, mjete që parashihen për mirëmbajtjen e autostradës. Po kjo është gjendja e autostradës për të cilën çdo ditë mblidhen mijëra denarë. Gropa në mes të rrugës, e e gjitha kjo vetëm pak metra larg pikëpagesës. Dëshmi se kjo ka kohë të gjatë në këtë gjendje është edhe veprimi i shoferëve. Ata e ndërrojnë korsinë duke kaluar tek ajo që nuk është e lejuar, vetëm e vetëm që të shmangin gropat. “Për shkak të kësaj autostrade Tetovë-Shkup shumë makina edhe janë dëmtuar, nëse shohim anash…

Lexo më Shumë