Korridorin 8 është projekti më i madh infrastrukturor i vendit që pritet ta realizojë Qeveria e re e kryeministrit në ardhje Dimtar Kovaçevski. Sipas planifikimeve projekti duhet të përfundojë punë më të madhe deri në fund të vitit 2025, shkruan PRESSonline.mk Korridori i 8-të do të kalojë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të lidh vendet e Ballkanit Perëndimor me një infrastrukturë moderne. Lidhja të cilën do e bëj Korridori i 8-të është e rëndësisë së veçantë pasiqë në të do të përfshihen thuajse të gjitha vendkalimet kufitare që nga kufiri me Bullgarinë fqinje, lidhjen me Republikën e…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas një raporti të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe shoqatës Juristët e rinj, burgu i Idrizovës që është një nga burgjet më të mëdha në vend është në kushte të mjerueshme pa kushte elementare humane për jetë. Në repartin e mbyllur të burgut në muajin korrik, kur temperatura e jashtme ishte mbi 40 gradë Celsius, ishte regjistruar mbipopullim nëpër qeli, konkretisht në blloqet 1, 4 dhe 7. Të burgosurit kanë fjetur nëpër korridore, nëpër dysheme, ndërsa në disa dhoma u gjetën 12 deri në 13 të burgosur në një dhomë, me shtretër në 3 kate, përcjell…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, më datë 15.12.2021, gjatë periudhës prej 21.00 deri në ora 23.00, ka realizuar kontrolle trafiku në komunën e Gazi Babës – lagjen Hasanbeg. Nga gjithsej 29 gjobat që u shqiptuan, 9 kanë qenë për vozitje pa patentë shoferi. Në njoftim më tej thuhet se të gjithë të ndaluarve u janë shqiptuar tashmë gjobat përkatëse dhe njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Në debatin e djeshëm në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të RMV-së, deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, kërkoi formimin e një Agjencie të pavarur për Luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Tashmë po flasim për prioritetet programore me kryeministrin e mandatuar dhe para nesh është një program që shpresoj të ofrojë një strategji apo vizion për perspektivat dhe synimet drejt të cilave do të ecim si shtet. Zhgënjimi dhe pakënaqësia janë të pranishme në çdo hap, por edhe shpresat se është e mundur një kthesë më e mirë. Por duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë.…
VMRO-DPMNE, për programin dhe përbërjen qeveritare të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski dhe që pritet të zgjedhet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se këtë qeveri e ka përgatitur Zaevi, pasi janë të njëjtët ministra që rrënuan ekonominë dhe shtuan krimin. Legjitimiteti i Qeverisë së Kovaçevskit që në fillim është i humbur. Piuni Kovaçevski është instaluar nga ana e mentorit të tij, Zoran Zaev. Ai ishte vendosur edhe në parti si ushtar i Zaevit, i rrethuar me kuadro të vjetra dhe të shpenzuara, kurse shohim se ka qenë i imponuar edhe në Qeveri. Zaev e negocioi, Zaev e…
Qëllimi i vizitës, shton Petkov, është që të bëhet një program për takimet e atyre grupeve punuese, të cilat do të takohen me secilin një herë në muaj, me çka do të ketë përparim në të gjitha çështjet. Kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili të martën vjen në vend për takime me qeverinë e re, në një intervistë për AIM-n tha se nuk sjell asnjë aneks të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, por vjen me ton konstruktiv. dhe gatishmëri për një fillim të ri, i cili do të jetë më dinamik, më praktik, i lirë nga angazhimet…
“…në pamundësi që SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në këtë rajon, them se ky ishte shkaku kryesor që u larguan nga Afganistani. Kam frikë se popujt muslimanë në këtë hapësirë gjeografike do të luftojnë Rusinë dhe Kinën jo për hire të paqes mbarë njerëzore për të cilat obligohen muslimanët, por për shkak të interesave të SHBA, qëllim i së cilës është dobësimi i hegjemonisë ruse dhe i ekspansionit ekonomik kinez në botë”. Dr.Muhamed KAJOLLI ‘Profecitë’ biblike kishin paralajmëruar se planeti Tokë do të duhej të shkatërrohej në mileniumin e parë pas lindjes së Krishtit, dhe për të qenë “të shpëtuar”…
Me 14.01.2022 në ora 21.00, H.I.(21) nga fshati Haracinë, Shkup, ka lajmëruar se rreth orës 14.00 në fshatin Haracinë është sulmuar fizikisht nga Z.Z. dhe B.Z., transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/
Me 14.01.2022 në ora 19.45 është lajmëruar se në një shitore në Shën Nikollë dy persona duke e kërcënuar nga e punësuara e kanë vjedhur qarkullimin ditor, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/
Me 14.01.2022 në ora 18.30 Xh.L.(63) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 15.00 në Cair, për shkak të raporteve të pazgjidhura të borxheve me dhëndërrin e tij, J.M. iu është kërcënuar me pistoletë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/
Me 14.01.2022 rreth orës 13.00, një grua 47 vjecare nga Strumica ka lajmëruar se ndaj motrës së saj 44 vjecare është kryer dhunë seksuale nga B.N. nga një fshat i Strumicës, transmeton Almakos. Me përdhunuesin viktima ka jetuar pa kurorë, ndërsa ajo është përdhunuar edhe nga disa persona tjerë. Po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/
Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e tërësishëm të një nga rrugëve më të rëndësishme të Sarajit e cila lidh Komunën, Qendrën rekreative dhe fshatin Krushopek me pjesën kryesore të Sarajit, raporton Derveni.info. Rruga është e rregulluar edhe me trotuar me standarde moderne si dhe ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik. Përveç kësaj rruga është e kompletuar edhe me sinjalistikë horizontale dhe ngjan një rrugice moderne evropiane. Rregullimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të Sarajit, dhe falë buxhetit që Qeveria ndau nga mjetet e aeroportit TAV, kjo nevojë e banorëve po bëhet realitet./Derveni.info

