Ministrja për Evropë pranë Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjendës, ministrja Lirman do të pritet nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, e më pas do të realizojë takim me delegacionin qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas çka pasojnë edhe dy takime bilaterale me zëvendëskryetarin e Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Fokusi i bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, çështjet ekonomike-politike si dhe perspektiva evropiane.
Author: Hamdi Kumanova
Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 181 masa, ndër të cilat 39 sanksione për drejtim të automjetet më shumë se shpejtësia e lejuar, informuan sot nga MPB-ja. Janë shqiptuar 28 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 39 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 10 masa për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për mos dhënie të përparësisë ndaj këmbësorëve. “Kontrollet e…
Në Ministrinë e Mbrojtjes është realizuar pranim-dorëzimi i postit të ministrit. Radmilla Shekerinska është larguar nga ty për t’ia lëshuar vendin Sllavjanka Petrovskës. “Gjithçka realizuam për 100%. Treguam se mund të thyejmë barriera”, tha Shekerinska, transmeton TV21. Ka falënderuar ushtarët, pasi siç tha, motivi kanë qenë ata për të bërë mbrojtjen më të mirë. “Ju falënderoj që më mbështetët”, tha Shekerinska. Ndërrimi i ministreve në Mbrojtje vjen pasi dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Qeveria e re.
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka reaguar pas zgjedhjes së Qeverisë së re, mbrëmë në Kuvend. Nga VMRO-DPMNE thonë se dje ranë në ujë paralajmërimet për rritje të shumicës nga LSDM. “Qeveria e pionit të Zaevit, Kovaçevski, u zgjodh me 62 deputetë, të cilët i kanë pasur deri tani. Zaev po mundohet të ndërtojë urë përmes Kovaçevskit, për kalim të heshtur dhe heshtje të krimeve të tij, por prapë nuk do t’ia dalë sepse do të vijë gjykata e popullit dhe institucionet e departizuara gjyqësore”. “Ky shans i vjedhur do t’i kushtojë shtrenjtë Kovaçevskit dhe Zaevit në zgjedhjet e ardhshme, kudo…
Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent edhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti. Ai ishte i pranishëm vetëm në momentin e hapjes së seancës, shkruan Alsat. Për dallim nga seanca e votimit për votëbesimin e Qeverisë, kur Mexhiti ishte prezent dhe shpalosi një sërë pakënaqësisë për Qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaev, në momentin më të rëndësishëm për Qeverinë e re e cila duhet të votohet në mesnatë, Mexhiti nuk ka qenë prezent në sallë dhe pritet që të mos jetë prezent edhe në momentin e votimit. Alsat mëson se Qeveria e re do të ketë…
Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet të përfundojë deri në mesnatë, kur edhe do të votohet përbërja e re e qeverisë. Gjatë debatit Arbër Ademi nga BDI- i regoi deklaratve të kreut të partisë E majta, Dimitar Apsaiev, i cili tha se se BDI krahas “zullumit” ndaj maqedonasve po i bën dëm edhe popullit të vet. Ademi tha se përderisa Apasiev kundërshton vlerat strategjike si integrimi euro-atlantik, kuadrot e BDI-së luajnë rol kyç në këto procese. “BDI dhe Bujar Osmani si minister…
Synimi ynë ishte rrëzimi i Qeverisë së Zaevit sepse kemi një program kundër korrupsionit. Por beteja jonë në fakt fitoi pushtetin pasi ai rrëmbeu një deputet dhe sot jemi këtu në seancë për të zgjedhur qeverinë e re që është vetëm vazhdimësi e asaj të mëparshme, tha deputeti i Aleancës për Shqiptarë, Surija Rashidi. Ai tha se tashmë është e kaluar dhe vlerësoi se në programin e mandatarit Dimitar Kovaçevski ka shumë premtime që me vite mbesin vetëm në letër. Në seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, deputeti i Aleancës për Shqiptarët tha se është turp të përmendet autostrada…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës por edhe Komisioni për Sëmundje Infektive ende nuk kanë marrë vendim se si do të zhvillohet gjysmë vjetori i dytë. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thanë për Klan M se, se tani për tani duhet të merren masa shtesë sa i përket procesit arsimor. Edhe përkundër kërkesës së një pjese të prindërve që gjysmë vjetori i dytë të fillojë online, organet kompetente ende nuk kanë marrë një vendim për masa shtesë sa i përket procesit mësimor. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thanë për Klan M se, se tani për tani nuk duhet të merren masa…
Dyert e gjinekologjisë në Shuto Orizarë ka një muaj që janë të mbyllura ndërsa rreth 13 mijë gra mbetën pa gjinekolog amë transmeton KlanM.Mjeku Bozhidar Boshkovski vetëm gjashtë muaj ka qenë i punësuar në poliklinikë, ndërsa nga 14 Dhjetori është larguar për shkak të pensionimit. “Po e kanë mbyllur. Nuk e di çfarë do të bëjmë. Këtë duhet ta dijë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Le të kujdesen edhe për romët. Ku do të shkoni tash në gjinekolog? Në privat do të shkojmë. A është shtrenjtë? Po normalisht se është më shtrenjtë”. Salija Bekir Halim nga iniciativa joformale “Të drejtat…
Në debatin e djeshëm në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të RMV-së, deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, kërkoi formimin e një Agjencie të pavarur për Luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Tashmë po flasim për prioritetet programore me kryeministrin e mandatuar dhe para nesh është një program që shpresoj të ofrojë një strategji apo vizion për perspektivat dhe synimet drejt të cilave do të ecim si shtet. Zhgënjimi dhe pakënaqësia janë të pranishme në çdo hap, por edhe shpresat se është e mundur një kthesë më e mirë. Por duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë.…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në mesditë ka vazhduar debatin për zgjedhjen e qeverisë së re. Ish-ministri i Arsimit Arbër Ademi iu drejtua në gjuhën shqipe kryetarit të së Majtës, Dimitar Apasiev, pas së cilës Apasiev iu përgjigj: “Nëse dëshironi të hyni në një diskutim material dhe të debatoni me mua, ju lutemi flisni në gjuhën maqedonase, sepse nuk përdor kufje kur më drejtohen drejtpërdrejt”, tha Apasiev. Kjo nuk është hera e parë që Apasiev nuk shprehet kundër gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Kuvend. Ai më parë ka kundërshtuar materialet dhe dokumentet e Kuvendit edhe në gjuhën shqipe.…
Ministrja e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman, nesër do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk. Nëpërmjet një njoftimi për media, Qeveria e bën të ditur se delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të takohet me ministren gjermane për Evropë, Lirman, ndërsa më pas do të zhvillohen dy takime bilaterale me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Në fokus të bisedës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, çështjet ekonomike dhe politike si dhe perspektiva evropiane.

