Ka mbërritur më në fund pas 4 muajsh, raporti nga ekspertët gjermanë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, mes tyre 12 pacientë dhe dy të afërm që kujdeseshin për familjarët e sëmurë në momentin e tragjedisë së rëndë. Dokumenti duhet të përkthehet, të analizohet dhe të merret një vendim nëse për procedurat parahetimore që po zhvillohen për momentin, do të ketë hetim nga prokuroria. Ekspertiza vendase fillimisht konstatoi se zjarri në spitalin modular të Tetovës ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik përmes rezistencës së lartë kalimtare në kabllon lidhëse të…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti Halil Snopçe shpalos diskriminimin e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes “Ish ministrja e mbrojtjes deklaroi se nuk është e kënaqur nga qasja e re dhe prandaj jep dorëheqje dhe nuk do të participon në qeverinë e re. Kohët e fundit ishim dëshmitarë të shumë informacioneve në lidhje me skandalet në atë ministri por unë do të përqëndrohem në një fakt tjetër që nuk shoh se e përmendni në programin tuaj. Zoti mandatar, në ministrinë e mbrojtjes nga 15 keshilltarë shtetërorë vetem një është shqiptar. Nga 16 udhëheqës sektori nuk kemi asnjë shqiptar. Nga 77 udhëheqës njësie vetëm një shqiptar.…
Sot ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie-Byrnes u takua me kryeministrin e ri Dimitar Kovaçevski për të diskutuar një sërë çështjesh, si dhe mënyrat për të punuar së bashku. Siç njoftojnë nga Ambasada, Byrnes e përgëzoi Kovaçevskin për emërimin e tij si kryeministër dhe theksoi që i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit me ekipin e ri qeveritar. Përveç me ambasadoren amerikane, kryeministri i ri i vendit Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar edhe takime të tjera. Ai sot në mëngjes e mori detyrën nga ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili kërkoi që të punojë në interes të qytetarëve.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka pranuar në Vilën Vodno përbërjen e re të Qeverisë. Kryeministri i ri Dimitar Kovaçevski, i cili tashmë formalisht mori funksionin, bashkë me zëvendëskryeministrat dhe ministrat do të pranohen u pranuan nga presidenti, transmeton TV21. Me këtë akt, zyrtarizohet formimi i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.
Të flasësh për marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, duhet patjetër të flasësh për miqësinë shekullore tonën. Ne kemi një histori të përbashkët me vëllezëritë tonë shqiptar, një miqësi e vjetër dhe me lidhje shumë të thella, ku rrënjët e vëllazërisë gjenden në rrugtiminë e së shkuarës dhe miqësisë sonë të lashtë. Vëllazëria jonë e të jetuarit bashkë tregon se shqiptarët në kohën e Osmanllinjëve kanë arritur poste të larta drejtuese, ku me përkushtimin e treguar shumica prej tyre u bënë Kryeministra që në atë kohë ishin numri dy i shtetit. Solidariteti që kemi pasur që nga koha e Osmanllinjëve vazhdon…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot e priti e priti ministren për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman dhe me fjalët për mirëseardhje dhe pr vizitë të suksesshme pune në vendin tonë, u shpreh i kënaqur që në ditën e parë të punës si kryeministër realizon takim me përfaqësuesen e Qeverisë të vendit që është mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i fuqishëm për integrime evropiane të vendit tonë. Në takim me ministren Ana Lirman, ku mori pjesë edhe ministri Bojan Mariçiq, Kryeministri Kovaçevski shprehu…
Deputeti i BDI-së Arbër Ademi ka replikuar në fjalimin e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Ademi e ka akuzuar Selën se nuk ka legjitimitet të flasë për legjitimitetin pasi i ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore, shkruan Alsat. “Në zgjedhje prej në rrethin e parë. prej në 80 mijë vota ranë në 40 mijë vota. Këtu kërkohet përgjegjësi. Ju thatë kush ka një votë më tepër në bllokun shqiptar ai ka legjitimitet. andaj lejoni që ai që ka mandat të formojë Qeveri. Andaj u kërkoj që në kongresin e partisë tuaj të jem idelegat dhe me dy duar do të…
Kryeministri bullgar Kiril Petkov e uroi Dimitar Kovaçevskin për emërimin e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i uroi suksese Qeverisë së re në Shkup. “Pres të punojmë së bashku për një dialog të ri konstruktiv dhe mirëkuptim në interes të marrëdhënieve tona dypalëshe, zhvillimi i të cilit është në dobi të madhe për qytetarët e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryeministri bullgar në Facebook. Kryeministri bullgar theksoi se qëndrimi i Bullgarisë për perspektivën evropiane të fqinjit të saj të ngushtë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, është konsistent dhe i qartë. Sipas…
Venko Filipçe, nëpërmjet një video-paraqitje është përshëndetur me publikun pasi largohet nga Ministria e Shëndetësisë për t’ia lëshuar vendin Bekim Sali të Alternativës. “Ju falënderoj edhe njëherë të gjithëve të cilët njohët përkushtimin dhe mundin me të cilin punova, por edhe të atyre që më kritikuan dhe më këshilluan me qëllim të mirë. Largohem nga pozita e ministrit krenar për çfarë kam punuar duke e ditur se gjithçka çfarë kemi bërë, çdo vendim që e kemi miratuar, e kemi sjellë ekskluzivisht për interesin e shëndetit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Me këtë mision vazhdoj të punoj edhe më tej. Ju faleminderit!”,…
Oliver Spasovski, njëri nga të paktët ministra që mbeti në Qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit nga radhët e LSDM-së, në emisionin “Studio 10” në TV24, tha se i ka ofruar një tjetër njeriu që të vijë në pozitën e tij drejtuese në MPB. “Kemi pasur disa takime me Kovaçevskin në të cilat kemi diskutuar për këtë temë. Kam ofruar që të gjej një person tjetër që do ta drejtojë MPB-në”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se në mandatin e tij është reformuar edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe se nuk ka pasur më përgjime të qytetarëve. Spasovski…
Sot, në ora 04:45 policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë kanë arrestuar një 36 vjeçar me iniciale J.M. nga Kumanova për mbajtjen e dënimit me burg. “Për të ishte shpallur urdhër gjyqësor, kurse kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale. J.M. është dërguar në Burgun e Kumanovës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Gjatë ditës së djeshme (16.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 230 shoferë, prej tyre gjashtëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 118 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 112 jashtë vendeve të…

