Për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, transporti publik nesër do të funksionojë sipas orarit të së dielës. Siç informohet nga ndërmarrja, përjashtim do të jenë linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës. Kujdestare do të jenë biletaritë në Tregun e Gjelbër dhe në Qendrën e Transportit të cilat do të punojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 13:00. Teleferiku në…
Author: Hamdi Kumanova
Deri më tani 13 qytete në Maqedoninë e Veriut janë të gatshme për 5G, ndërsa deri në fund të janarit, me pajisje prej gjeneratës më të re do të mbulohen edhe rajonet e Strumicës dhe të Radovishit. Që atje potencojnë se me investime të vazhdueshme dhe punë intensive në terren, është duke u vendosur infrastrukturë komunikuese e avancuar e cila do të mundësojë shpejtësi në gigabit dhe kapacitete më të mira teknologjike për abonuesit. Telekomi i Maqedonisë së Veriut paralajmëron se deri nga mesi i këtij viti, pjesa më e madhe e popullsisë në zonat urbane do të jetë në…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e emrit të shkurtër, respektivisht emrin Maqedonia e Veriut në institucione ndërkombëtare, shkruan TV21. Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut gjithashtu ka dërguar notë verbale deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të verifikuar këtë marrëveshje. “Sot me kryeministrin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të përdor emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut, njëjtë si emri i gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se Bullgaria nuk do të pengoj më përdorimin e emrit…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, ambasadorin Kairat Abdrakhmanov. Grubi dhe Abdrakhmanov gjatë këtij takimi diskutuan rreth lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut mund të merret si shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Në këtë frymë Grubi i tha komisionarit Abdrakhmanov se Maqedonia e Veriut ka realizuar Marrëveshjen e Ohrit nga e cila buruan të drejtat dhe liritë për të gjithë etnitetet jo shumicë në vend.…
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon se uji për pije në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, është i sigurt dhe i pastër. Nga NPK “Tetova” nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, është konfirmuar se uji i përmbush të gjitha kushtet për sigurinë e tij. “Në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me…
Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE. Në konferencën për shtyp u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe kjo do të ndihmojë për të çuar përpara të procesit të integrimit. “Që prej marrjes së detyrës së re në bisedat e mia në Bruksel, e kam diskutuar këtë çështje që të ecim përpara në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, muajin e ardhshëm ne do e diskutojmë në forumet në Bruksel, dhe…
Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani menjëherë pas takimit me homologen e tij bullgare Teodora Gençovska, ka deklaruar se është biseduar për hapat konkret në tejkalimin e çështjeve të hapura. “Që nga njohja e parë ndërkombëtare e pavarësisë, e cila erdhi nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë është bërë anëtar i NATO-s, është shembull i një shoqërie multietnike dhe multikulturore funksionale dhe në prag të fillimit formal të negociatave me BE-në. Me kolegen, Gençovska biseduam për hapat konkretë për tejkalimin e çështjeve të hapura, si dhe për seancën e përbashkët të dy Qeverive,…
Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev njofton se partia e tij ka organizuar një pritje gerile të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. “Mirë se erdhët administratorë të Car Borisit”, shkruan në pankartën e vendosur në hyrje të Shkupit. “Mirëpritja e përshtatshme guerile e kryeministrit të ri bullgar, nga njësitë speciale të Rinisë së Kuqe të së Majtës”, shkruan Apasiev në rrjetet sociale.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme , respektivisht rreth orës 22:50 në pikën kufitare “Tabanoc” janë kapur dy të rinj me teste të falsifikuara për Covid-19, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 378 dhe 206 të Kodit Penal. “Janë kapur dy persona, T.H. (23) dhe T.H. (20), të dy nga Shkupi, të cilët gjatë kalimit kufitar, në kontroll në dalje të vendit kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara, për të cilat personat në fjalë në bisedë zyrtare kanë pranuar se i kanë bërë vetë. Testet…
Më datë 9 Dhjetor 2021, OEMVP për të njëmbëdhjettën herë organizoi ngjarjen më të madhe ekonomike në vend por edhe më gjerë, ngjarja Top 100™ e cila për më tepër se një dekadë ka qenë promotori i sipërmarrësisë, konkurrueshmërisë dhe i zhvillimit ekonomik. Si specifikë e Top 100™, është rangimi i kompanive më të suksesshme anëtare të OEMVP-së në 5 kategori nga të cilat janë Qarkullimi vjetor, Neto Fitimi, numri i të punësuarve, Kthimi i kapitalit (ROE) dhe investimet. Njëashtu kemi shpërblyer edhe kompaninë me rritje më të madhe në tre vitet e fundit, kompaninë më të mirë të udhëhequr…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski apeloi deri te qytetarët që t’i kontrollojnë pasaportat e tyre dhe nëse kanë nevojë t’i ndërrojnë ato, ta bëjnë tani, për të shmangur kaosin dhe radhët e gjata gjatë verës. – Advertisements – “Në vitin 2021 janë lëshuar 321.216 letërnjoftime dhe 346.773 pasaporta. Për periudhën 01.01.2021-31.12.2021 kemi një numër të shtuar të aplikimeve për pasaportë, pra mesatarja aktuale në muaj është 18.000-24.000 aplikime. Ministria e Brendshme ka përgatitur vazhdimisht dokumente personale në periudhën 05.07.2021 deri më 31.12.2021: 203,442 pasaporta dhe 167,558 karta identiteti. Shifrat tregojnë se objektet janë shfrytëzuar maksimalisht, me dy turne…
Kompania Ballkan Enerxhi Grup e cila lëshon ngrohje për pjesën më të madhe të shfrytëzuesve të ngrohjes qendrore në Shkup, i ka borxh centralit “TE-TO” rreth 3 milionë euro për lëshimin e energjisë. Vetëm në 16 ditët e para të këtij muaji, borxhi ndaj kompanisë “TE-TO”, që përveç rrymës prodhon edhe ngrohje, është gati një milion euro. Për momentin, mbetet e paqartë se sa dhe nëse shteti do të mbulojë një pjesë të borxheve të BEG-ut ndaj TE-TO-s, duke qenë se menaxhimin financiar të BEG-së pritet ta marrë kompania shtetërore, EMV. Qeveria duhet të marrë vendim për shpalljen e gjendjes…

