Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike, thotë Bekteshi. SHA EMV aktualisht mbulon 100 për qind të nevojave të furnizuesit universal të energjisë elektrike që furnizon amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar dhe furnizimi me thëngjill për nevojat e termocentraleve po ecën pa probleme, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “EMV punon në përputhje me kërkesat e furnizuesit universal të energjisë elektrike – EVN Home dhe nominimet që furnizuesi universal i jep çdo ditë për ditën e nesërme dhe aktualisht 100% i plotëson nevojat e…
Author: Hamdi Kumanova
Për rreth dy muaj duhet të vendoset linja ajrore nga Sofja deri në Shkup, ka paralajmëruar kryeministri bullgar Kiril Petkov i cili ka nënvizuar se nga tani e tutje, fqinjësia e mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të matet me hapa dhe qëllime konkrete, jo vetëm përmes deklaratave politike. “Sot qartë deklarojmë se linja ajrore Sofje- Shkup do të bëhet realitet. Për atë që angazhohemi është se për 30 ditë do të kemi specifikacione të sakta, ndërsa për 60 ditë ajo linjë do të vihet në funksion. Ashtuqë kur të fillojmë të punojmë me rezultate të sakta do…
Drejtori i Librave Amë, Blerim Abazi është zotuar se do të zgjidh problemin e personave pa dokumente. Në vazhdën e këtij zotimi, Abazi sot është takuar me sekretarin shtetëror në ministrinë e drejtësisë, Muhamet Toçi “Sot kisha takim pune me Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, z.Muhamet Toçi. Me të biseduam në lidhje me personat pa dokumente. Unë shpreha gatishmërinë time për bashkëpunim në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve, gjithë kjo në favor të qytetarëve të cilët ballafaqohen më këtë problem. “, shkruan Blerim Abazi.
Pensionistët do të përfitojnë 2.9 për qind pensione më të larta të janarit, sipas rritjes së përcaktuar me ligj. Kjo do të thotë se për një pension prej 11 mijë denarësh, pensionistët do të marrin 320 denarë pension më të lartë, ndërsa pensioni mesatar prej 15.900 denarë do të jetë më i lartë për 460 denarë, shkruan Alsat. Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor thonë se janë duke u bërë përllogaritjet dhe se këtë muaj qytetarët do të kenë pagesë të parakohshme të pensioneve. “Sipas harmonizimit ligjor me koston e jetesës, pensionet e janarit do të rriten me 2.9%.…
Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropë, tani i vetëm deputeti, Mitchael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet në të dy vendet, gjegjësisht siç e njeh Maqedonia pakicën bullgare, ashtu edhe Bullgaria duhet ta njohë pakicën maqedonase. “Është shumë mirë që kryetarët e rinj të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po takohen! Ashtu siç Maqedonia njeh pakicën bullgare në Maqedoni, ashtu edhe Sofja zyrtare duhet të zbatojë përfundimisht vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të njohë pakicën maqedonase në Bullgari. Në BE, asnjë vend nuk mund të vendosë për gjuhën dhe kulturën e një vendi tjetër”,…
Gjatë ditës së djeshme (17.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 138 shoferë, prej tyre dymbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 64 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 74 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
Kryesia e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në seancë të jashtëzakonshme diskutoi për informacionin për iniciativën e parashtruar para Gjykatës Kushtetuese nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me të cilin kontestohen ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilët rregullohet puna të dielën. “E diela ditë javore për pushim është realitet sado kjo “pronarëve” nuk u pëlqen, ndërsa nuk u pëlqen për shkak të asaj që i kanë mbushur xhepat në kurriz të punëtorëve të cilët kanë punuar pa i paguar. LSM-ja thekson se në pajtim me nenin 11 nga Kushtetuta “Ndalohet puna e detyruar”,…
MPB njofton se një person ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Strugë-Dibër, mes dy automjeteve. “Me datë 17.01.2022 rreth orës 13:20 është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Golf”, me targa të Vevçanit, i drejtuar nga T.R.(41) nga fshati Vevçan i Strugës dhe automjetit “Skoda”, me targa të Strugës, i drejtuar nga K.A. (49) nga fshati Veleshtë, Strugë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar K.A., të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erzamo” në Ohër. Kontroll është kryer nga ekipi…
Një gazetare nga Bullgaria, në fund të konferencës së sotme të përbashkët në mes kryeministrave Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, i ka dhuruar mollë të kuqe kryeministrit të RMV-së. Pasi përfunduan konferencën ajo iu afrua Dimitar Kovaçevskit dhe i dhuroi mollën e kuqe, ndërsa i dëshiroi sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Zotri Kovaçevski, më lejoni t’iu dëshiroj shëndet, mollë e kuqe bullgare, në shenjë të falënderimit se ju të dy do ta ruani unitetin në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha gazetarja. Për këtë gjest, kryeministri bullgar Kirill Petkov buzëqeshi dhe tha “molla jonë e bukur”. Theksojmë që kryeministri bullgar…
Mjeku Niko Beqarovski thotë se në Maqedoni ka shumë qytetarë të cilët kanë çertifikatë për vaksina, por ato janë të rrejshme, ndërsa këta qytetarë në të vërtetë nuk janë të vaksinuar. “Këto raste me vaksinim të rrejshëm ka në të gjithë Evropën dhe Amerikë, ndërsa secili nga ne di së paku nga pesë-gjashtë raste tilla në Maqedoni. Po të mos ishin çertifikatat e vaksinimit të detyruar, nuk do të kishin ekzistuar qytetarët e vaksinuar fals dhe do të kishim një verifikim dhe efikasitet shumë më të saktë të vaksinave. Prandaj, kur miratohet çdo masë shtrëngimi, nuk duhet harruar një nga…
Kompania udhëheqëse në sferën e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive “Sport Life”, 60 të punësuarve më të suksesshëm për vitin 2021 iu dhuroi vaucer prej 12.000 denarësh për pushim në destinacionin e dëshiruar. Të njëjtat do të mund që të shfrytëzohen nga ndonjë agjencion turistik, pa marr parasysh udhëtimit jashtë ose brenda shtetit. Përskaj vaucerëve për pushim janë siguruar edhe shpërblime shtesë në para për kontribut të jashtëzakonshëm të tre operatorëve në bastoret “Sport Life”. Të punësuarit më të suksesshëm janë vlerësuar sipas më shumë kritereve dhe parametrave të bazuara në punën e të punësuarve në pjesë të ndryshme…
Kompania estoneze fintek IuteKredit bleu 9,976% aksionet e para të EnergBank Moldavia, që është hapi i parë i kompanisë drejt shndërrimit të saj në bankë. Gjatë transaksionit në bursën e Moldavisë, janë blerë 199,519 aksione me një çmim prej 170.44 lei për aksion, me një vlerë totale prej 1.7 milionë euro. “IuteKredit po bëhet aksioner në bankë dhe siç kanë treguar tashmë burime të mirëinformuara për shtypin moldav, ne në fakt kemi marrë miratimin nga banka qendrore moldave për të blerë EnergBank. “Ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllimin e dëshiruar”, tha Tarmo Sild, Drejtori Ekzekutiv…

