Drejtori i Librave Amë, Blerim Abazi është zotuar se do të zgjidh problemin e personave pa dokumente. Në vazhdën e këtij zotimi, Abazi sot është takuar me sekretarin shtetëror në ministrinë e drejtësisë, Muhamet Toçi
“Sot kisha takim pune me Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, z.Muhamet Toçi. Me të biseduam në lidhje me personat pa dokumente. Unë shpreha gatishmërinë time për bashkëpunim në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve, gjithë kjo në favor të qytetarëve të cilët ballafaqohen më këtë problem. “, shkruan Blerim Abazi.