Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela në fjalën e tij në seancën e djeshme plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re foli edhe mbi Ballkanin e Hapur. Sela iu drejtua deputetëve shqiptarë të BDI-së dhe Aletrnativa të cilët në fjalimet e tyre temë diskutimi ishte edhe Kosova, ai tha se nuk e dëgjova nga ju që të flase për atë pjesën e programit të Ballkanit të Hapur sot më duket se do ta votoni jo vetëm mandatarin, do ta votoni programin me gjithë Ballkanin e Hapur aty brenda. “Elementi tjetër që…
Author: Hamdi Kumanova
Ekipet e Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit, të përbëra nga inspektorë komunalë dhe inspektorë mjedisorë, fundjavën e kaluar shqiptuan gjoba për ndezjen e zjarrit në ambient të hapur, si dhe për hedhjen e paligjshme të mbeturinave. Inspektorët kanë hasur dhe sanksionuar personat që kanë ndezur zjarrin e hapur në Shuto Orizarë, për të cilët janë shqiptuar dy gjoba. Në komunën e Butelit, nga ana tjetër, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit në linjën numër 57, një person është kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të paligjshme, për çka është dënuar me gjobë. Kujdestarët komunalë të Qytetit të Shkupit…
Gjykata e Apelit thotë se ankesa për rastin “Alfa” akoma është në proces e sipër, shkruan Alsat. Për shkak të kërkesave për anulimin e saj, seanca publike e radhës është caktuar për 24 shkurt, kur edhe mund të pritet vendimi përfundimtar për të dënuarin Almir Derplanin, si i ndarë nga lënda për shkak të dënimit në mungesë dhe ekstradimit tij disa vite më vonë. Gjykata Penale pret që pas vendimit të shkallës së dytë, të kompleton dokumentacionin dhe më pas të kërkon mendimin e Prokurorisë Publike dhe Byrosë së Mjekësisë Ligjore mbi ekspertizën e përgatitur nga mbrojta në rastin “Alfa”…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.748 teste, ndërsa janë regjistruar 766 raste me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 486 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara jan konfirmuar 12 viktima nga coronavirusi. 4 të vdekur nga Shkupi (63, 65, 80 dhe 81), 2 të vdekur nga Manastiri (80 dhe 82) dhe nga një i vdekur nga Ohri (58), Gjevgjelia (72) , Kavadari (67), Kriva Pallanka (74), Koçani (48) dhe Demir Hisari (82). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe 3 viktima nga coronavirusi. Nga një i vdekur…
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Republikën e Bullgarisë dhe në Evropë, sipas vendimit të fundit të Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, ka ndryshuar regjimi për hyrje edhe për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga 19 janari, me të cilin kufizohet hyrja për të gjitha të ashtuquajturat udhëtime jothelbësore, ku përjashtimet përfshijnë: personelin mjekësor, punonjësit humanitarë, studentët, personat me vendbanim të rregulluar, delegacionet, transmeton Portalb.mk. MPJ informon se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Bullgari dhe kolegët në Ministrinë e…
Prioritet i MPB-së për vitin 2022 është prokurimi i automjeteve ekskluzivisht për punë operative të policisë, shkruan në profilin e tij në Facebook Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Prokurimi i fundit i madh i automjeteve, përkujtoi ai, është bërë në vitin 2008, shumë nga veturat në MPB janë me performancë të dobët, financat janë shpenzuar për riparime, duke ulur efikasitetin e policisë. “Dua të theksoj se këto janë automjete të nevojshme për punën e përditshme operative të shërbimeve policore dhe jo automjete për ministra, zv. ministra, drejtorë apo zyrtarë të tjerë. Të gjitha procedurat zhvillohen sipas planit, të…
Nga mesnata në shtatë ditët e ardhshme Eurosuper BS-95 do të shitet për 76,5 denarë, Eurosuper BS-98 me çmim 78,5 denarë, ndërsa çmimi i ri i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 69 denarë për litër. . Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 1,103 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 42,827 denarë për kilogram. Çmimet e reja më të larta të derivateve të naftës vijnë si pasojë e rritjes së çmimeve në bursat botërore në shtatëditorin e fundit.
Sulmuesi i mjekes 62-vjeçare nga Reparti Infektiv, në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ende nuk është i kapshëm për policinë, shkruan Alsat. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër thonë për Alsat se janë duke mbledhur informacione, dhe se punohet në identifikimin e autorit. Ai një ditë më parë fillimisht verbalisht, e më pas fizikisht e ka sulmuar mjeken duke e kapur për qafe, pasi nuk ka mundur më të presë në radhë. Ndërkohë, stafi i Infektivit kërkon nga drejtuesit e spitalit rritjen e sigurisë. Drejtori i spitalit thotë se do të marrin masa shtesë. “Edhe deri tani kemi…
Gjermania është serioze me perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet nga rajoni. BE-ja në lidhje me Maqedoninë e Veriut e mban fjalën. Të gjitha parakushtet për fillim të negociatave inkuadruese janë plotësuar. Negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në duhet të fillojnë, Gjermania edhe më tutje në mënyrë aktive do të mundohet për këtë, tha ministrja gjermane për Evropë, Ana Luhrmann në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ministrin maqedonas Bojan Mariçiç. Luhrmann potencon se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pavarësisht procesit inkuadrues me BE-në. Shtoi edhe se vendi ynë dhe Bullgaria…
“Nuk i takon Maqedonisë së Veriut të thotë se ku ka pakicë në rajon, është një çështje e brendshme e vendeve në rajon, përfshirë Bullgarinë,” tha Mariçiq, përcjell “DW”. Maqedonia e Veriut nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve fqinje. Sqarimi dhe përcaktimi se çfarë lloj bashkësie etnike ekziston në çdo vend të rajonit nuk do të ishte produktive në këtë kohë. Ky është mesazhi i udhëheqjes shtetërore lidhur me çështjen e të drejtave të pakicave, e cila u rihap në pritje të vizitës së nesërme (18.01.2022) në kryesinë shtetërore bullgare në Shkup. “Nuk i takon Maqedonisë…
Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, e ka njoftuar dy javë më parë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, se nuk do ta votojë Qeverinë e re të drejtuar nga Dimitar Kovaçevski. Në një prononcim me shkrim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se arsyet janë publike dhe se kanë të bëjnë më ekzekutivin e BDI-së. “Kryetarin e kam njoftuar dy javë para seancës. Argumentet veçmë dihen, janë publike një kohë të gjatë dhe adresohen për ekzekutivin e BDI-së”, u shpreh Mexhiti për gazetën LAJM. Më tej, Mexhiti ka njoftuar se së shpejti pritet të nisin procedurat për konstituimin e organeve…
Informohen të gjithë personat fizik dhe juridik ( shtetas të shteteve të huaja, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ofrues të shërbimeve për vendosjen e të huajve, institucionet arsimore, organet të administratës shtetërore, subjekte ekonomike, kulturore dhe subjekte tjera) se nga data 04.01.2022 ka filluar zbatimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligit ekzistues për të huaj. Të njëjtat janë shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 294 të datës 27.12.2021. Në drejtim të njoftimit të duhur subjekteve të interesuara, informojmë për ndryshimet më të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim në procedurat për rregullimin…

