Shërbimet e Qytetit të Shkupit punojnë edhe gjatë natës. Mbrëmë vonë, në lokacionin në kryqëzimin në mes të rrugës “Xhon Kenedi” dhe bulevardit “Brigada Kosovare e Maqedonisë” në komunën e Çairit, është realizuar aksioni i natës për pastrimin e mbeturinave. Nga hapësira publike janë pastruar 700 metra katrorë dhe janë hequr 50 metra kub mbeturina, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin holandez në vendin tonë, Dirk Jan Kop. Në takim siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, është biseduar për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë, avancimin e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe sfidat rajonale. “Me Ambasadorin e Holandës, Dirk Jan Kop biseduam për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, avancimin e relacioneve të mira fqinjësore, por edhe për sfidat rajonale”. “Holanda është partner i rëndësishëm dhe mbështetës i aspiratave euro integruese të Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe…
Një person në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ky rast ka ndodhur ditën e djeshme. “Gjatë ditës së djeshme në ora 16:50 në SPB Tetovë personi F.S. (45) nga Tetova ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Golf” me targa të Tetovës, pasi njëri prej tyre i kishte dëmtuar pasqyrën e automjetit të tij “BMW” me targa të Tetovës”. “Janë marrë masat për zbardhjen e rastit, të cilat do të pasohen nga parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga…
Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtit, në orët e mbrëmjes në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e premte, ku do të përhapen edhe në pjesët tjera të vendit, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Reshje më të dendura do të ketë në zonat perëndimore dhe kudo do të formohet mbulesë bore, ndërsa në male do të rritet. Mbulesa më e vogël e borës do të formohet në pjesët tjera, përveç në rrjedhën e poshtme të Vardarit. Nga DPHM bëjnë me dije se për shkak të temperaturave…
Nga paraqitja e pandemisë deri më 16 janar të këtij viti, gjithsej janë regjistruar 3.380 riinfektime me COVID-19, që është 1.4% nga numri i përgjithshëm i të infektuarve. Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), 7 persona janë infektuar për herë të tretë, njofton Portalb.mk. Vetëm dje, nga gjithsej 2.269 raste pozitive, janë regjistruar 310 riinfektime. Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1.247 riinfektime, me rritje prej 31.8%, në krahasim me javën e kaluar. Nga Ministria e Shëndetësisë, përpara tre javëve kumtuan se periudha më e shkurtër në të cilën është regjistruar riinfektimi…
Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, u bë hapi i parë, u hap një dritare e re bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve, e cila besojmë se do të rezultojë në mbështetje të integrimin evropian. Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndërtohen mbi parimet e bashkëpunimit, para së gjithash në ekonomi, infrastrukturë, tregti dhe bashkëpunim afarist, njoftoi sot paradite LSDM. Sipas tyre, në këtë drejtim është edhe ngritja e grupeve punuese në disa fusha, në ekonomi, infrastrukturë, tregti, kulturë, arsim që do të thotë për…
Sa më shpejtë të jetë e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo shumicë parlamentare dhe qeveria e BDI-së e administruar nga Kovaçeski mbahet në mënyrë artificiale, porositi sot nga Ohri Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare. Ai paralajmëroi së shpejti partia opozitare do të propozojë edhe aktivitete në drejtim që sa më shpejtë të shpallen zgjedhje të reja. “Jemi të gatshëm dhe deri tek Parlamenti do të dorëzojmë ndryshime të Kodit zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë qeveri teknike, gjegjësisht njëqind ditë humbje kohe të qytetarëve, por do ta shfrytëzojmë atë afat kushtetues prej 45 deri…
Gjatë ditës së djeshme (18.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 115 shoferë, prej tyre nëntë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 45 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 70 jashtë vendeve të…
Gjatë ditës së djeshme (18.01.2022) në periudhën kohore nga ora 10:00 deri më ora 14:00 nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, gjatë të cilit janë sanksionuar 49 shoferë. Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar kallëzime adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë
Më datën 18.01.2022 nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në rajonin e Aerodromit e kanë privuar nga liria A.S. (36) nga f. Gërçec-Shkup. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest me të cilin është kërkuar për vazhdimin e vuajtjes të dënimit me burg. Personi është arrestuar në stacion policor dhe do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vazhdimin e vuajtjes të dënimit me burg.
“Kërkesa e Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut t’i regjistrojë bullgarët si pakicë në Kushtetutë, është ndërhyrje në punët e brendshme”. Kështu mendon presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Sipas tij, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual. Pendarovski tha se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre,…
Komuna e Likovës me mbi 30.000 banorë nuk ka transport publik komunal as përbrenda saj dhe as linja ndërkomunale me qytetin e Kumanovës. Nevoja është e domosdoshme sepse qytetarët e Komunës së Likovës, numrin më të madh të shërbimeve i kryejnë në Kumanovë. Kryetarët e dy komunave shprehen se kanë interes të hapin linja mes këtyre dy komunave, por nuk saktësojnë se kur kjo gjë mund të ndodh, shkruan Portalb.mk. Banorët e Komunës së Likovës numrin më të madh të shërbimeve të përditshme e kryejnë në Komunën e Kumanovës, duke filluar nga arsimimi, shëndetësia, administrata, regjistrimi veturave, pagesat e ndryshme nëpër…

