Author: Hamdi Kumanova

Me 18.01.2022 në ora 19.05, Xh.L.(63) nga Shkupi ka lajmëruar se në Cair në oborrin e tij dhe të vëllait të tij janë hedhur got me mjete djegëse, por nuk është nxitur zjarr, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Almakos/

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rasti “Alfa” është fytyra e vërtetë e gjyqësorit, ndërsa pushteti nguron për ta zbardhur, pasi sipas tyre kanë çështje tjera primare, si furnizimi me pasaporta i kriminelëve dhe lirimi i tyre përmes miliona eurove. ADVERTISING “Një rast për të cilin edhe ekspertiza e pavarur ka dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve, nuk po rishqyrtohet vetëm e vetëm për t’i ikur kësaj të vërtete të madhe për të cilën ne flasim vazhdimësi. Regjimi hibrid i mbështetet edhe nga disa parti dhe deputet shqiptarë të kapur peng, liron dhe…

Lexo më Shumë

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Agim Krasniqi ka vizituar Dibrën, ku ka takuar kryetarin e komunës Hekuran Duka. “I nderuari i ftuar më përgëzoi për fitoren në zgjedhjet lokale dhe vlerësoi lartë angazhimin e pushtetit lokal për qytetarët e saj. E falënderova sinqerisht për urimet, si dhe për vizitën, dhe gjatë takimit theks të veçantë e kemi vënë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, për të cilat ura e lidhjes janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, tha Duka. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Bashkiak Fuat Spahiu dhe…

Lexo më Shumë

Gjykatësi që duhet ta procedojë lëndën “Alfa” deri tek Byroja për ekspertizë gjyqësore është infektuar me Covid-19, mëson TV21 nga burime brenda Gjykatës Penale. Nuk dihet nëse gjykatësi do të zëvendësohet nga ndonjë koleg tjetër gjykatës, megjithatë nga gjykata thonë se është çështje ditësh kur do të dorëzohet ekspertiza për mendim në Byronë për ekspertizë. “Lënda edhe formalisht të hënën ka arritur deri te Gjykata Penale, por gjykatësi që duhet ta procedojë lëndën nuk është momentalisht në punë sepse ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk dihet se kur do të kthehet në punë, por e gjitha kjo është çështje kohësh”,…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari ndërsa hetimi është nga fundi. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen dhe të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva. “Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Me simptoma të kollitjes, djegie të fytit, temperaturë, probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes rreth 100 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”. Dyshojnë për simptoma të Covid-19, por shumica e tyre janë të prekur nga gripi sezonal ose ftohje, shpjegon për TV21 drejtori i këtij spitali Besnik Zeqiri. “Numri i fëmije që vijnë në ambulntat tona jo vetëm për Covid, por që vijnë edhe për ftohje të lehta, ftohje ose ka kapje të rrugëve të frymëmarrjes të sipërme, me, djegie të fytit, temperaturë. Në përgjithësi ata ne i klasifikojmë si ftohje ose…

Lexo më Shumë

Të dhënat e  Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian tregojnë se  vetëm gjatë vitit 2019 vendet anëtare të BE-së kanë aprovuar leje qëndrimi për 220 879 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat. Numri më i lartë i personave që kanë emigruar kanë preferuar Gjermaninë. Eurostat shkruan se në vitin 2019 numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë nënshtetësi në ndonjë nga shtete e BE-së është rritur për 110 %, në krahasim me vitin 2009. LEJET QËNDRIMI TË LËSHUARA NGA SHTETET ANËTARË TË BE-SË NË VITIN 2019 GJERMANI     ITALI              AUSTRI          VENDE TË TJERA TË BE-së…

Lexo më Shumë

Përqafime, lot dhe shtrëngim duarsh. Kështu dukej sot stacioni i autobusëve në Shkup ku qindra banorë të Maqedonisë së Veriut lëshuan vendlindjen e tyre për një jetë më të mirë drejt shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan Alsat. Shume prej tyre ishin të moshës mbi 20 vjet ndërsa udhëtimi i sotëm ishte i pari për disa prej tyre që po largohen nga vendlindsa më shpresë për një të ardhme më të mire. “Për ku je nis? Për në Gjermani. A ke ndonjë dokumentacin, apo? Jo, vetëm jemi nis, pa asgjë, për një të ardhme më të mirë. Besoj që më mirë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me rastin e festës krishtere – Uji i Bekuar, dërgoi urime deri te besimtarët ortodoksë, arqipeshkvi i Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefan, si dhe deri te të gjithë priftët ortodoksë. “Kjo festë na bënë thirrje të pastrohemi në ditën kur ujërat shndërrohen në ujëra të shenjtë, që të na përkujtojnë në ditën kur Jezu Krishti kryqëzohej në lumin Jordan. Edhe këtë vit derisa ende po zgjat pandemia me Kovid-19, festa na thërret t’i kalojmë në shëndet sfidat e pandemisë. T’u përmbahemi rekomandimeve të nëpunësve shëndetësorë dhe të Sinodit të KOM-AO dhe ta festojmë…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë më të madhe opozitare në Bullgari, Boyko Borissov, ka folur rreth kontestit me Maqedoninë e Veriut. Ai tha se të rëndësishme janë çështjet historike, puna e librave dhe përmendoreve. Borissov theksoi se Bullgaria ka bërë përpjekje që në kohën e presidentit Zhelju Zhelev, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë në mes Shkupit dhe Sofjes. Borissov deklaroi se dje e ka marrë vesh “se Maqedonia e Veriut nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”. “Për kaq shumë vite para meje asnjë politikan maqedonas nuk e ka lejuar veten të thotë…

Lexo më Shumë

“Kërkesa e Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut t’i regjistrojë bullgarët si pakicë në Kushtetutë, është ndërhyrje në punët e brendshme”. Kështu mendon presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Sipas tij, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual. Pendarovski tha se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg. “Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo?…

Lexo më Shumë