Avionët Rafale do të fluturojnë mbi Maqedoni, thotë ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhëniet me Maqedoninë, ai kritikoi kryeministrin aktual grek Kyriakos Mitsotakis për pozicionin e tij para se të vinte në pushtet, se ai u përpoq të “abuzonte me ndjenjat e qytetarit mesatar grek” dhe se ishte një përpjekje për “mashtrim ekstremist politikë”. “Sot kemi një aleat, një vend hapësira ajrore e të cilit mbrohet nga avionët Rafale që morëm dje. Gjashtë Rafal do të fluturojnë mbi Maqedoninë sipas marrëveshjes që Greqia të monitorojë hapësirën ajrore”, tha lideri i SYRIZA-s dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Mikrobiologu Nikolla Panovski e vlerëson të drejtë vendimin e disa shteteve që të heqin masën për kërkim të certifikatave Covid për të hyrë në disa ambiente. Njerëzve të shëndosh nuk duhet të ju kufizohet liria e lëvizjes, vlerson Panovski. Sipas tij është absurde që tu kërkohet kushte personave që nuk janë të sëmurë. Mjeku thotë se në vendin tonë nuk kontrollohen si duhet certifikatat dhe se shumica e të rinjve kanë dokumente të falsifikuara. Ai pret që Minsitria e Shëndetësisë në pajtim me situatën epidemiologjike ta tërheq këtë masë. “Gjithnjë kam thënë se është turp për BE, për civilizim evropian…
Një burim i lartë diplomatik i BE-së konfirmoi se nxitja e re në marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas vizitës së kryeministrit bullgar është shenjë e mirë për fillimin e negociatave me BE-në, njofton AIM. Burim diplomatik nga presidenca franceze konfirmoi sot për AIM, se vizita e kryeministrit të Bullgarisë Kirill Petkov në Shkup këtë javë është hapje mes dy palëve. “Nuk dua të flas në emër të liderëve, por ne shohim hapje, ne si presidencë me BE-në po kërkojmë konkretizim që të mund të hapim negociatat për anëtarësim, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut por edhe me…
Mbështetja e SHBA-së për procesin integrues evropian të vendit tonë, rëndësia dhe domosdoshmëria e progresit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane, janë ndër temat e diskutuara në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes. Siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu besimin se reformat mbeten në fokus, por në të njëjtën kohë nevojitet një rezultat i qartë dhe i sigurt për të ardhmen evropiane të rajonit. Në prag të seancës së përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë, zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi ambasadores Byrnes mënyrën…
Në qendrat e virusit korona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), në vendin tonë për momentin po mjekohen 512 pacientë. Prej tyre, 177 janë në Shkup ndërsa 335 në repartet infektive në qytetet e tjera. Sipas të dhënave ditore të MSh-së, për momentin janë 188 shtretër të lirë për pacientë me komplikime nga virusi korona. “Spitalet modulare hapen në kushte kur janë të mbushura kapacitetet e reparteve infektive në kuadër të spitaleve”, thanë nga MSh.
“Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka marrë njoftim nga EVN për një shkëmb të paqëndrueshëm në zonën e kanionit Matka, i cili ndodhet njëqind metra mbi murin e pendës. Ky shkëmb është në këtë pozicion për një kohë të gjatë, sipas fotove të marra vërehet një paqëndrueshmëri dhe ne si institucion i kemi dërguar kërkesë disa institucioneve përkatëse që duhet të dalin në terren”, bëri të ditur sot drejtori i QMK-së Stojançe Angellov. “Bëhet fjalë për një shkëmb, i cili sipas informacioneve fillestare është i gjatë gjashtë deri në tetë metra kub dhe peshon rreth 20 tonelata. Bëhet fjalë…
Gjatë ditës së sotme pritet që Qeveria e Kosovës të miratoja masat e reja anti-COVID. Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të hyjnë në fuqi prej nesër. Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili tha se këto masa kundër COVID-19 synojnë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron si dhe parandalimin e mbingarkesës së klinikave me pacientë. “Diskutimet dhe propozimet e djeshme në Komitetin…
Qeveria do të transferojë gjashtë milionë euro në llogari të SHA EMV që të ndërmarrë menaxhimin, shpërndarjen, furnizimin dhe prodhimin e energjisë termike për qytetin e Shkupit për të gjithë sezonin e ngrohjes nga bartësi aktual i licencës BEG, konfirmoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Këto mjete, siç tha gjatë vizitës së sotme në Komunën e Sarajit, do të përdoren edhe në pjesën për të paguar dallimin nga çmimi real dhe aktual të energjisë termike për të gjithë vitin 2022. I pyetur nëse do të mjaftojnë vetëm gjashtë milionë euro për të gjithë sezonin e ngrohjes, Bekteshi tha se projeksionet…
Policia e Kosovë ka arrestuar personin e katër lidhur me vrasjen që kishte ndodhur me 12 shtator të viti 2021, në Gjilan. Raportohet se i arrestuari i katër në rastin e vrasjes në Gjilan është Lirimi Jakupi. Lajmi për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë njoftuar se ndaj Jakupit pritet të bëhet kërkesa për paraburgim. “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,…
Kompania “Wizaair” konfirmoi se i ka shfuqizuar fluturimet nga Shkupi për në Barcelonë dhe Larnaka, por edhe nga Ohri në Milano, njoftoi ueb-faqja e specializuar për komunikacion ajror “Ex-You Aviation”. Nuk njoftohen arsyet se pse janë shfuqizuar këto dy linja, as nëse dikur do të rikthehen, transmeton Portalb.mk. Biletat për të dyja fluturimet tanimë një kohë nuk shiten. Linja për Barcelonë disa herë është ndaluar në tre vitet e kaluara, pjesërisht edhe për shkak të pandemisë. U rikthye pas shfuqizimit të karantinës nëpër Evropë dhe përkohësisht ishte në funksion deri në dhjetor 2021. Fluturimi Shkup Larnaka u suspendua që në…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pasur bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev me çka këtij të fundit ia ka uruar marrjen e detyrës duke i dëshiruar mandat të suksesshëm. Zhvillimi më i ri i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve fqinje në dritën e vizitës ditë më parë të kryetarit të qeverisë së Bullgarisë si dhe aktivitet vijuese në Sofje, kanë qenë temat në të cilat kanë biseduar Pendarovski dhe Radevi. “Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski ka përshëndetur vendosjen e dialogut mes dy vendeve dhe ka theksuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e…
Paga mujore mesatare neto e paguar për punonjës, në nëntor 2021, ka qenë 29.130 denarë ndërsa në raport me nëntorin 2020, është rritur për 5,6 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje i referohet, para së gjithash, edhe rritjes së pagës së paguar mujore neto për punonjës në sektorët: veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14,4 për qind), Objekte akomodimi dhe veprimtari servisore me ushqim (11,5 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (11,3 për qind). Ulje të pagës mujore mesatare neto të paguar për punonjës, në raport me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët: Veprimtari lidhur me…

