Author: Hamdi Kumanova

Janë 40 shtëpi dhe rreth 200 persona që jetojnë disa dekada në kushte tejet të vështira këtu në lagjen e komunitetit romë në Tetovë, shkruan Alsat. Përveç mungesës së infrastrukturës dhe kushteve për një jetë dinjitoze, këto persona nuk kanë as dokumente personale. “Nga rreth 200 persona që jetojnë këtu në këtë lagje në Tetovë, një pjesë e madhe e tyre janë pa dokumente, pa numër amë, thjeshtë persona fantom. Për vite të tëra kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre që të paktën të kenë një librezë shëndetësore, megjithatë, e gjitha që marrin nga projekte të ndryshme dhe institucione të…

Lexo më Shumë

Regjimi aktual LSDM-BDI përfundimisht po shkon pas hapave të Gruevskit dhe Mijallkovit. Ideologu i partisë në pushtet, Lubomir Fërçkovski (në emisionin “Vo Centar”) ka akuzuar ndimës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker, se për sedër të tij personale e ka penguar të emërohet si ambasador në Uashington. Ky skandal dëmton rëndë vendin dhe qytetarët dhe flet për qasjen e regjimit aktual. Qëndrimet e këtilla të Fërçkovskit ndaj perëndimit dhe SHBA-ve, nuk na befasojnë, por duam të rikujtojmë se çfarë kuadri ka përzgjedhur Qeveria aktuale dhe MPJ. Kujtojmë opinionin se akuzat e këtilla skandaloze ndaj një kryediplomati amerikan vijnë në një…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE thotë se posedojnë një listë me qindra automjete të funksionarëve të pushtetit, të cilët janë liruar nga detyrimet për të paguar parking në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE tha se bëhet fjalë për së paku 400 automjete, kryesisht në emra të funksionarëve nga Lidhja Demokrate, LSDM-ja dhe BDI-ja. “Veturat në lista ka në emër të Borçe Jakimovskit dhe Vladimir Kronevskit, të cilët janë ish-drejtorë të parkingut në Shkup, përndryshe anëtarë të kryesisë së Bashkimit Demokratik të Pavle Trajanovit, pjesë e koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së. Ka automjete në emër të Slavçe Jovanovskit, këshilltar aktual…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti. “Po bëhen përgatitjet e fundit për rritje shtesë të pensioneve. Kjo do të thotë se rreth 330 mijë pensionistë do të marrin më shumë të hyra mujore që është e rëndësishme nëse merret parasysh kriza energjetike”, u shpreh Kuzeska. Sipas saj, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është stabil dhe mund të rrisë pensionet. “Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat në Fondin Pensional dhe Invalidor në vitin 2021 janë rritur për 1.3 miliardë denarë”, tha Kuzeska. Ajo shtoi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Ohrit Kirill Petkov i ka demantuar shkrimet se gjoja është pozitiv në Kovid – 19. Ky reagim vjen pasi disa media elektronike kanë shkruar se Peckov është pozitiv në koronavirus, shkruan Pa Censurë. “Me që po shoh se po përhapet shpejtë, temë interesante sido që të jetë… U testova, jo për shkak simptomeve por për shkak udhëtimit jashtë shtetit dhe më e rëndësishmja se deri më sot nuk kam asnjë symptom. Nuk ka më keq kur shkrimet publikohen nga kafenet e Ohrit, pa u paraqitur dhe pa më pyetur. Natën e mirë”, ka shkruar mbrëmë vonë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme mohon akuzar e VMRO-DPMNE-së për dhënie të nënshtetësisë maqedonase personit Radoje Zvicer, përcjell TV21. Nga MPB thonë se perosnit në fjalë anjëherë nuk i është lëshuar nënshtetësi. “Kujtojmë se rasti “Sozia” është zbardhur dhe tashmë janë shqiptuar aktvendimet e gjykatës, ndërsa të gjitha dokumentet e udhëtimit që kanë të bëjnë me këtë hetim janë anuluar në procedurë administrative dhe nuk janë të vlefshme apo nuk mund të përdoren”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, respektivisht pas mesnate është arrestuar një 23-vjeçar nga Krushopeku i Shkupit, përcjell TV21. Personi në fjalë është kapur duke transportuar emigrantë afër vendkalimit kufitar Bogorodicë, respektivisht në magjistralen Udovë-Demir Kapi “J.Ll. po transportonte nëntë persona – emigrantë, pesë nga Siria dhe katër nga India – me një automjet të pasagjerëve “Golf””, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” e vlerëson si hap pozitiv vizitën e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov në Maqedoninë e Veriut, në drejtim të raporteve mes dy vendeve fqinjësore dhe dhënies së impulsit të ri në vazhdimin e bisedimeve rreth zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe obligimet që dalin nga ajo për të dyja palët, transmeton Portalb.mk. “Këshilli i ambasadorëve nënvizon se në bisedimet e kryeministrit Petkov të zhvilluara me kryeministrit Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski dhe me funksionarët e tjerë, përfaqësues të Kuvendit dhe të partive politike nga pozita dhe opozita janë bërë lëshime të…

Lexo më Shumë

Pas deklarimit të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij në Prokurorinë Publike, gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë për shkak të rrezikut nga arratia, ndikim te dëshmitarët de mundësi për ta përsëritur ngjarjen. PTHP në procedurë paraprake mori vendim për caktimin e procedurës hetimore kundër një personi që dysoet se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion de mosdhënie të ndihmës personit të aksidentuar”. Siç njoftojnë nga PTHP, i dyshuari ka drejtuar me automjetin “Citroen C4” nëpër…

Lexo më Shumë

Temperatura minimale nën zero në mëngjes janë matur gjithkund nëpër shtet. Më ftohtë është në Mavrovë ku janë matur -16 gradë Celsius, ndërsa në Gjevgjeli janë matur -2 gradë Celsius. Në Manastir dhe Berovë në mëngjes temperatura minimale ishte -14 gradë Celsius, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -12, në Tetovë dhe Dibër -11, në Prilep, Ohër dhe Pretor -10, Shtip -9, Strumicë dhe Demir Kapi -8, Shkup -7, Kumanovë -6 dhe në Dojran -3 gradë Celsius. Për sot paralajmërohet mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Pasdite vranësira do të rritet,…

Lexo më Shumë