Kjo është Sillvana Jovanovska e cila jeton e vetme me të bijën 3 vjeçare. E pa punë, pa asnjë të ardhur mujore dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, ajo kërkon ndihmën e çdokujt. Shprehet se dyert i ka të hapura për çfarëdo lloj ndihme, por më së shumti thotë se ka nevojë për rregullimin e banjës e cila nuk plotëson as kushtet minimale. Deri më tani i kanë ardhur disa ndihma, por që nuk janë të mjaftueshme për të siguruar jetesën. “Më ndihmuan njerëz ta bëjë këtë, korridorin e kam bërë, dyer dritare nuk kisha edhe për këtë më ndihmuan,…
Author: Hamdi Kumanova
Muhamer Pajaziti Maqedonia e Veriut është goditur rëndë nga kolera që e shkaktuan për vite me radhë politikanët e pa përgjegjshëm. Sot me kë ulesh e bisedon, është duke pritur termimin për Gjermani. E keqja është se nuk janë duke ikur vetëm të rinjtë, por po ikin të gjithë, ikja spo njeh moshë e as profesion. Në shumë reparte të spitaleve, sidomos në qytete më vogla nuk gjenë as mjekë e punëtor tjerë shëndetësor, amfiteatrot e universiteteve po zbrasen, në shkolla të mesme e fillore, për çdo ditë zbrazet një bankë a një karrige, nuk gjen as kamarier e mjeshtër…
Bullgaria ka formuar grupet e punës për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut të cilat duhet ta përshpejtojnë procesin e përafrimit dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura mes të dyja vendeve. Këtë vendim, Qeveria bullgare e solli pasi dje Qeveria jonë i përcaktoi grupet e punës të cilat do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministra dhe ministra të dikastereve përkatëse. Kjo ndodh vetëm disa ditë para seancës së përbashkët qeveritare të RMV-së dhe Bullgarisë, e cila do të mbahet më 25 janar në Sofje. Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski tha se pret që këto grupe pune t’i afrojnë të dyja vendet. Gjithsej do…
Ndryshimet në modelin zgjedhor që pritet të propozohen nga opozita maqedonase, ngrenë dilemën nëse në tre muajt e fundit të mandatit të Qeverisë do të ketë ndërrim të kryeministrit, apo nëse kreu i ekzekutivit do të jetë shqiptar. VMRO DPMNE-ja thotë se do të propozojë ndryshimin e modelit aktual, respektivisht të mos ketë qeveri teknike në fund të mandatit të ekzekutivit. Qeveria teknike, ku merr pjesë edhe opozita, kishte nisur të zbatohet që në zgjedhjet e vitit 2016, bazuar në një marrëveshje mes partive për zgjidhjes e krizës politike. Një qeveri e tillë kishte mandatin për organizimin dhe mbarëvajtjen e…
Kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov në konferencë për shtyp u shpreh se në qeveri do të dorëzojë iniciativë për katër ushtarë të lënduar në vitin 2001 të cilëve i kërkohet të kthejnë para nga përmbaruesi. Ai shtoi se mbështetje ka marrë edhe nga kryeministri i mëhershëm Zaev si dhe nga ministrat e qeverisë së kaluar. “Kërkojmë që kjo pikë të vendoset menjëherë në rend dite në mbledhje të qeverisë për shkak se para disa ditëve, njëri nga ushtarët, konkretisht Zoran Angellovski, nga përmbaruesi mori letër ku i ndalohet i gjithë pensioni, ndërsa deri tani i është ndaluar një e…
Rreth 12 mijë prindër nga nisma “Stop bartjes së maskave në shkollë” kërkojnë të shfuqizohet mbajtja e maskave për nxënësit. Trajçe, prind i dy fëmijëve habitet se si fëmijët me prindërit e tyre nëpër kafene e kënde lojërash qëndrojnë pa maska, e në shkollë detyrohen t’i vendosin. “Është absurd që fëmijët të mbajnë maska kur jemi në situatë kur askush nuk po i bartë maskat, duam ta pranojmë ose jo. Unë nuk njoh ndonjë person të rritur që bartë maskën për 8-9 orë pa ndërprerje, ndërsa e njëjta praktikohet te fëmijët. Më tragjikja është se një pjesë e nxënësve tashmë…
Nga Gjykata Themelore në Tetovë njoftojnë se janë caktuar 30 ditë paraburgim për 27-vjeçarin R.L. nga Poroii i Tetovë pasi tek i njëjti gjatë ditës së djeshme policia ka gjetur armë dhe municione. Nga Gjykata theksojnë se janë marrë në bisedë edhe dy persona tjerë të cilët gjatë bastisjes kanë sulmuar zyrtarë të policisë. “Tridhjetë ditë paraburgim për 27-vjeçari R.L. nga Poroji i Tetovës të cilit sot (22-janar) ka caktuar gjykatësi në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë. Gjithashtu janë siguruar edhe dy personat familjarë të personit R.L. të cilët dyshohet se gjatë bastisjes ditën e djeshme kanë sulmuar zyrtarin…
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se në orët e mëngjesit të djeshëm, një familje e guximshme vendosi të dhuronte organet e një të afërmi të tij, të cilit i ishte konfirmuar vdekja e trurit. “Pas përgatitjeve dhe koordinimit ndërmjet ekipeve të klinikave interne dhe kirurgjike, në orët e vona të natës ka filluar eksplantimi, e menjëherë më pas edhe transplantimi, fillimisht i zemrës, ndërsa në mëngjesin e sotëm edhe i të dy veshkave”, shkruan Sali. Ai ston se një pacient i ri iu nënshtrua transplantimit të zemrës, ndërsa te dy pacientë me dializë tashmë po transplantohen veshkat, ndërkaq disa…
Pak ditë pas vizitës në Shkup dhe para seancës ndërqeveritare në Sofje, kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov ka dhënë urdhër të formohen katër grupet e punës të cilat do të zhvillojnë negociatat mes dy vendeve. Grupi i parë, ai i ekonomisë dhe tregtisë, do të bashkëdrejtohet nga ministrja e atjeshme e Ekonomisë, ministri i Financave dhe ministri për Inovacione. Grupi i dytë do të punojë në fushën e infrastrukturës dhe transportit. Ministrat e Zhvillimit Rajonal, Energjetikës dhe i Transportit do të bashkëdrejtojnë me këtë grup. Ministri i Mjedisit i Bullgarisë, zv/kryeministrja për menaxhim efikas dhe ministrja e Drejtësisë të Qeverisë…
Ka aplikuar për grant, nga programi evropian IPARD në bujqësi, por ka fituar kallëzim penal. Pronari i një kompanie nga Kumanova pretendon se është mashtruar nga një punonjëse e Ministrisë së Bujqësisë. Shabedin Mustafa në një prononcim për Alsat thotë se punonjëses ia ka dorëzuar të gjitha dokumentet në vitin 2018, dhe ajo i ka ofruar që t’ia përgatisë planin e biznesit? Për këtë i ka kërkuar një mijë euro. Ai ka pranuar dhe ka paguar. Ajo i mblodhi dokumentet, dhe Mustafa u sigurua se do të merrte një grant të pakthyeshëm prej 400,000 eurosh. E njëjta punonjëse i kërkoi…
Propozim-ligji për zgjedhjet parlamentare i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, i referohet fshirjes së nëntë pikave nga ligji ekzistues për qeverinë teknike, me atë ndryshim do të kthehet modeli i finksionimit të zgjedhjeve parlamentare ose zgjedhje të parakohshme parlamentare para vitit 2016, theksoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare Dimçe Arsovski i pyetur për koment për qëndrimin e tyre sepse LSDM thekson për një njësi zgjedhore, por jo edhe për ndryshime të Ligjit për qeveri. “Ne paralajmëruam se do ta dorëzojmë projektligjin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen me çdo kusht, çfarëdo që…
Fëmijët që nuk vaksinohen, janë të cenueshëm nga koronavirusi, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore në Kosovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i fëmijëve 12 deri në 17 vjeç, të vaksinuar me një ose dy doza të vaksinës, është rreth 45,000. Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të kësaj grup-moshe, që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 160,000, i bie që rreth 28 për qind janë të vaksinuar. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se hezitimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët “është i pabazuar”. Vaksina Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç ka marrë dritën…

