Sa janë cilësore peletat që shiten në tregun vendor? Alsat mëson jo zyrtarisht se në institucionet kompetente në vend janë ngritur dyshime rreth cilësisë së peletave. Burime të televizionit Alsat thonë se kanë indikacione të forta për të dyshuar se disa nga peletat në tregun vendor mund të përmbajnë materiale që pas djegies lëshojnë në ajër grimca kancerogjene. Përgjegjësia për të kontrolluar nëse biokarburantet e ngurta për ngrohje i plotësojnë ose jo standardet e përcaktuara në Listën e Sigurisë, bien mbi Inspektoratin e Tregut. Megjithatë, nga ky inspektorat thonë se deri tani nuk janë bërë kontrolle rreth cilësisë së peletave.…
Author: Hamdi Kumanova
Derisa ekspertiza sjell momente të reja, gjykata nuk guxon të mos procedojë në hapjen e rastit, vlerësojnë ekspertët duke komentuar zhvillimet e fundit mbi rastin “Alfa”, shkruan Alsat. Bashkim Selamani konsideron se mentaliteti i gjykatësve në Maqedoninë e Veriut ka krijuar bindjen se drejtësia është selektive. Sipas tij, një trup gjykues i pavarur duhet merret me të gjitha rastet gjyqësore për të cilat ka dyshime se janë të montuara. “Është çështja e ekspertizës ajo e cila e përcakton në mënyrë të saktë, shkaqet, fajësinë dhe autorët. Do të ishte mirë të krijohet një trup gjykues i veçantë në kuadër të…
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp në pyetje të gazetarëve tha përsëriti qëndrimin e partisë së saj se kërkesat e partisë opozitare maqedonase janë jo të sinqerta. “OBR-PDUKM është ajo parti që gjatë periudhës së fundit ka bllokuar propozimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për 1 njësi zgjedhore me rreth tre mijë amendamente, ndërsa këto ditë shohim se si partia me trysni dhe kërcënime përpiqet të bëjë presion te partitë më të vogla politike”, tha Kuzeska. Ajo shtoi se LSDM është kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare dhe se kjo qeveri do të mbesë deri në vitin 2024.…
Ka filluar numërimi mbraspsht, pak kohë deri në përfundimin e punimeve të poliklinikës së Sarajit. Lajmin e bëri të ditur Kryetari i kësaj Komune Blerim Bexheti. Ai njoftoi se punimet priten të përfundojnë në muajin shkurt, duke nënvizuar se pas kësaj lëshimi në përdorim kalon në kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë. “Poliklinika në muajin e dytë nga punë kryerësit pritet të përfundojnë pjesën e tyre tani mbetet me Ministrinë e Shëndetësisë që ti siguron pajisjet me të cilët kam qenë në komunikim dhe gjatë miratimit të buxhetit më kanë siguruar që ka mjete të atilla dhe nënkuptohet ashtu siç është…
“Lugjet e verdha”, “Princesha Argjiro”, “Historia e Skënderbeuet” dhe shumë të tjera janë vetëm disa nga emrat e lektyrave të cilat nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm po i përmbyllin këtë pushim dimëror të zgjatur, shkruan Alsat. Për disa nga nxënësit pushimi i zgjatur nuk ishte i mirëpritur sepse u mungojnë mësuesit dhe shokët e shkollës. “Nuk më është duk shumë mirë sepse kam dashur të shkoj në shkollë me t’i vizitoj shokët. Unë kam lexu disa libra të shkollës edhe pse nuk I kemi pas të obligueshme por I kam lexuar, I kam lexuar edhe disa libra fetare.…
Ndryshimet ligjore që do të rregulloj çështjen e përdorimit të kriptovalutave priten deri në fund të muajt shkurt. Paralajmërohet kontroll më i madh në pjesën e keqpërdorimit të tyre gjegjësisht në pjesën e larjes së parave dhe fiancim të terrorizmit. Deri në fund të muajit shkurt pritet të miratohen ndryshime në ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmit, me çka parashihet të rregullohet çështja e kriptovalutave, gjegjësisht parandalimi i keqpërdorimit të tyre. Kështu deklaroi Drejtori I Drejtorisë për zbulim financiar Blazho Trendafilov, për Klan Maqedoni. Ai tha se përskaj paralajmërimeve të Qeverisë që qytetarëve t’u mundësohet…
Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nëse Bullgaria kërkon të njihen bullgarët si pakicë edhe ajo duhet ta pranojë pakicën maqedonase në Maqedoni. Ajo shton se kjo duhet të vlejë në kuadër të parimit të reciprocitetit, përkatësisht nëse Bullgaria kërkon vendosjen e bullgarëve si pakicë në Maqedoni, të njëjtën duhet ta bëjë edhe ajo me vendosjen e pakcisës maqedonase dhe të garantojë të drejtat e tyre. “Një koleg i imi në Belgjikë thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet me dorë që ka përgjegjësi. Ne e ndryshojmë me frikë disa herë. Paramendoni për vjet, 3 amendamente dhe…
Në klub nate në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese nga liria është privuar B.T. (24) nga Shkupi tek i cili është gjetur dhe është sekuestruar materie e bardhë në gjendje pluhuri dhe një makinë thërmuese me marihuanë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se kundër B.T. do të parashtrohet kallëzim adekuat pas dokumentimit të rastit.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ku pa tre vaksina nuk mund t’a kalojnë kufirin shtetasit e huaj që dëshirojnë të hynë në Kosovë kanreaguar edhe gazetari Berat Buzhala, ai shkruan: “ Mire jau kemi ngule shqiptareve te Maqedonise, te Shqiperise dhe te Lugines me qet vendimin e fundit mos me i lane me ardhe ne Kosove pa tri doza te vaksines. Le t’i hapin syte te kufini .”
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme në një lokal në fshatin Miravci të Gjevgjelisë janë kapur tre persona pa certifikatë për vaksinim kundër Covid-19, përcjell TV21. Nga MPB thonë se në lokal gjithashtu kanë hasur në parregullsi të tjera. “Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, më 22 janar nga ora 23.00 deri në ora 24.00 kanë kryer kontroll në një objekt hoteliere në fshatin Miravci në rajonin e Gjevgjelisë, ku është konstatuar se nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19. Në objekt janë gjetur edhe tre klient të cilët nuk…
Gjatë ditëve të fundit, numri I infektimeve të reja me Covid 19 është në rritje, e gjithë kjo si rezultat I përhapjes së shpejtë të llojit të ri Omicron. Për momentin në vend janë aktive 20250 raste të të infektuarve. Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë kryer gjithsej 1.741.085 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 254.857, numri i të shëruarve është 226.409 dhe numri i të vdekurve 8.198. Doktor Marko Spiroski, imunolog thotë se Vaksina kundër kovid 19 është efikase dhe e mirë…
Kanë kaluar tetë muaj që kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi investime milionëshe në Kodrën e Diellit, por edhe ky sezon dimëror ka filluar pa ndonjë investim serioz. Ish kryeministri, Zoran Zaev, në maj të vitit të kaluar, tha se në planin intervenues për investime 2021-2027 është edhe projekti për investime në Kodrën e Diellit, si qendër e skijimit. Sipas paralajmërimeve, Kodra e Diellit do të jepet në koncesion 99 vjeçar, sipas ligjit për koncesione për partneritet publiko.Megjithatë, për opinionin ende nuk është bërë e ditur se kush do të investojë në këtë qendër turistike. Kreshnik Bekteshi, ministër i…

