Aliriza Osmani, mjek në repartin e sëmundjeve infektive në Kumanovë, në një intervistë për Open-TV, ka deklaruar se numri i të infektuarve në Kumanovë dhe gjetiu po rritet për shkak se njerëzit nuk po i kushtojnë rëndësi masave mbrojtëse. Infektologu Osmani gjithashtu ka apeluar deri te mjekët amë që mos t’i dërgojnë pacientet e tyre nevojë e panevojë në spital, sepse po ua vështirësojnë punën atyre. “Numri rritet për shkak se për momentin përzihet infektimi i të infektuarëve me Covid-19 dhe poashtu me simptome të cilat janë ngjashme me të njëtin virus ose me gripin sezonal. Numri rritet sepse nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski sot ishte për vizitë në “Dura Automotiv Sistems” dhe tha se është mundësi e mirë të shihet se si zbatohet ligji “Ditë e diel ditë jopune”. Sipas tij, punonjësit në këtë kompani e kanë patjetër të punojnë, por do të marrin 50% pagë shtesë si pagë ditore. Me këtë paga mesatare e punonjësve që punojnë të dielën në këtë kompani u rrit”, tha Kovaçevski. Kryeministri bashkë me menaxhmentin e kompanisë, ministrin e MPPS-së, drejtorët Jovan Despotovski dhe Inspektoratin e Punës shfrytëzuan mundësinë për të biseduar edhe me punonjësit e firmës. “Puna e punëtorëve…
Muhaedin Bela, kolonel në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut dhe punonjës i administratës në Ministrinë e Mbrojtjes, thotë në një intervistë se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet në strukturat udhëheqëse ushtarake dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me ligjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, raporton VOA, transmeton Portalb.mk. Ai thekson se shqiptarët në këtë ministri por dhe në ushtri përballen me pengesa për sa i përket përparimit në karrierë. Ndërkohë, ka ngritur padi në gjykatë ndaj tashmë sh-ministres së Mbrojtjes dhe dy zyrtarëve të tjerë për diskrimin. “Në Ministrinë e Mbrojtjes nga 15 Këshilltarë Shtetërorë,…
Nëpunës policorë të SPB Tetovë më datën 22/23.01.2022 nga ora 22:00 deri më ora 04:00 realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë kontrolluar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Të njëjtit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë shqiptuar parashkresa adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Gjermania nuk e shikon si pengesë por e konsideron premtues angazhimin e Francës për të modernizuar procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Pas vizitës në Tiranë dhe Shkup, ministrja e shtetit për Evropën dhe klimën, Ana Luhrman shprehet optimiste për hapjen e negociatave dyuke vënë theksin tek vijimi i reformave. Anna Lührmann MINSTRE PER EVROPEN, GJERMANI “Franca ka dërguar një sinjal shumë të qartë, me programin e presidencës së Këshillit të BE-së, ku perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka marrë rëndësi qëndrore. Presidenti Macron e ka theksuar se ka një perspektivë anëtarësimi, sinjalet nga…
Në autostradën Kërçovë-Ohër nesër do të bëhet minim në periudhën nga ora 15:00 deri në ora 16:30, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Minimi vjen për shkak të punimeve në rrugë, ndërkaq nga LAMM Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve të NP Rrugët e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e…
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se prej sot deri më 31 janar, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student për ata që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për racionin e subvencionuar për student, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri tani. Kjo mundësi është e disponueshme çdo muaj dhe atë nga data 20 deri më datën 30, gjegjësisht më datën 31 janar. Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “dita e diel ditë jopune është projekt i Qeverisë së LSDM-së që avancon të drejtat e punëtorëve”. “Është fundjava e tretë ku 92 për qind e punëtorëve e kanë të lirë, ndërsa ata 8 për qind që punojnë kanë 50 deri në 100% më shumë pagë ditore”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë kanë realizuar premtimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ndërsa 2% e tatimeve do të përfundojnë në një fond të posaçëm për ndërtimin e çerdheve. “LSDM si parti me përgjegjësi vazhdon me realizimin e masave politike që mbrojnë të drejtat e…
Nëpunës policorë të SPB Strumicë më datën 22/23.01.2022 nga ora 22:00 deri më ora 04:00 realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli është konsttauar se 15 shoferë kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, prej të cilëve gjashtë në Strumicë, pesë në Gjevgjeli dhe katër në Radovish. Të njëjtëve menjëherë janë u janë shqiptuar parashkresa adekuate.
Mjeku Zllate Mehmedoviq kërkon masa më të rrepta për shkak se vetëm 40 për qind e popullatës është vaksinuar kundër coronavirusit. “Duhet mbesin në fuqi masat aktuale për mbrojtje dhe të vendosen masa të reja më të rrepta për shkak se piku i virusit pritet të arrijë për 2-3 javë, në fillim ose në mes të muajit shkurt”, shprehet Mehmedoviq në intervistë për TV Shenja. Sipas tij, arsyeja kryesore e numrit të vogël të të vaksinuarve në Maqedonisë është mosbesimi ndaj institucioneve. Edhe pse lloji Omicron i virusit konsiderohet si formë më e lehtë e sëmindjes, mjeku Mehmedoviq paralajmëron se…
Qytetet e pastra në Maqedoninë e Veriut, duken thjeshtë “utopi”, kurse përfitimet nga mbeturinat, “fantashkencë”, megjithatë ekspertë të fushës konsiderojnë se një gjë e tillë është e mundur. Menaxhimi i duhur i mbeturinave është pjesë e detyrimeve që vendi ynë duhet të përmbushë përmes kapitullit 27 për mjedisin jetësor, si parakusht për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së, por realiteti tregon se në vendin tonë menaxhimi i mbeturinave zbret në grumbullimin dhe asgjësimin e tyre, transmeton Portalb.mk. Mënyra se si të realizohet një gjë e till u diskutua nga ekspertët e Konventës Nacionale (KNEU-MK) në debatin online me temën…
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 165 masa prej të cilave 38 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për vozitje pa leje, 7 për mosregjistrim”, thonë nga policia. Po ashtu janë shqiptuar edhe 19 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 6 dënime për shoferë fillimtarë. Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

