Nëpunës policorë të SPB Tetovë më datën 22/23.01.2022 nga ora 22:00 deri më ora 04:00 realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë kontrolluar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Të njëjtit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë shqiptuar parashkresa adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



