Author: Hamdi Kumanova

Kreu u Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në një intervistë për MIA thotë se nevoja për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë është reale dhe ekzistenciale për punëtorët. Dimovski thotë se për këtë ka argumente dhe se nuk sheh arsye që kjo kërkesë mos të pranohet. Dimovski thekson se një kërkesë e tillë është e pashmangshme duke qenë se shporta e konsumatorit është 35.040 denarë dhe se dy punëtorëve që marrin pagë minimale u mungojnë 4.640 denarë që të mund të mbulojnë nevojat minimale mujore të familjes. “Punëtori pret që në përputhje me goditjet e çmimeve, kriza…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE me anë të një kumtesë ka thënë se ata gëzojnë besimin më të madh tek qytetarët. Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se edhe lideri i tyre Hristijan Mickoski, gëzon mbështetjen më të madhe krahasuar më politikanët tjerë në vend. “Sipas anketave, VMRO-DPMNE prin me 22.5% para LSDM-së me 17.9%. Besimi i qytetarëve te VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht rritet, ndërsa LSDM bie. Kryetari Mickoski gëzon 17.7% të qytetarëve kundrejt Dimitar Kovaçevskit të cilin e mbështesin vetëm 5.5%. Kovaçevski i din anketat dhe për këtë shkak u ikën zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se e gjithë politika e Mickoskit dhe partisë së tij është bllokimi i aktiviteteve të qeverisë, të shpërndajë lajme të rreme dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa bazë. “Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe VMRO në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare për t’i bllokuar proceset de ekonomia të stagnojë. Kjo është papërgjegjësi, e pandershme dhe sjellje vetjake e Mickoskit dhe partisë së tij në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhje si ato edhe ekonomia…

Lexo më Shumë

“Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe”, nga autori Adnan Ismaili, profesor i filologjisë orientale në Universitetin e Tetovës, është një studim i thelluar dhe shterues i kësaj teme në letërsinë shqipe, që përfshin poemat e Muhamed Kyçykut, Hafiz Ali Korçës, dhe një poezi të Çajupit. Vepra merr në shqyrtim poemat e këtyre autorëve, të krijuara mbi historinë kur’anore të kaptinës “Jusuf”, e cilësuar si “më e bukura e ngjarjeve”. Studimet si ky synojnë kategorizimin e saktë të vendit të kësaj pasurie letrare në kuadër të letërsisë së përgjithshme shqipe, për çka dhe kjo vepër merr vlerë të veçantë. Libri është…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut programuesit kompjuterik marrin pagat më të larta në vend. Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESSH) tregojnë se paga mesatare më e lartë neto në muajin nëntor është paguar në sektorin Programim kompjuterik, këshillim dhe aktivitete të ngjashme me vlerë 74.062 denarë apo rreth 1250 euro. Pas tyre vjen transporti ajror me pagë prej 52.032 denarë, pasuar nga prodhimi i produkteve farmaceutike dhe farmaceutike – 47.086 denarë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Skupit janë shqiptuar gjithsej 133 masa prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, tetë për automjete të paregjistruara. Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitje de gjashtë masa për mosdhënie të përparësisë”, thonë nga SPB Shkup. Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 10:30 një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se nën kërcënim i janë marrë paratë nga pasagjerët të cilët po i transportonte me taksi. “52-vjeçari O.Xh. ka raportuar se rreth orës 08:30, nën kërcënim i janë marrë paratë nga pasagjerët të cilët po i transportonte me automjetin e tij taksi në Vizbeg”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Me dimra të gjatë e të ftohtë, përpjetëza që për çdo ditë duhet të kalohen për të blerë bukë, dhe me rrugica që duhet pastruar me ecje. Kjo është jeta e përditshme e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit. Sigurimi i druve për dimër, por edhe i ushqimeve, po bëhet çdo ditë e më i vështirë, shkaku i krizës ekonomike. “Me zor jetojmë, çka të bëjmë s`kemi çka të bëjmë. Dimri mban gjatë këtu, ftohtë bën. Sokaqet gjitha pa pastruar vetë i pastrojmë, këtu s`ka asgjë më. Ushqimet i sigurojmë me zor, me një pension që na jep shteti.…

Lexo më Shumë

Siç njofton Agjencia e Barnave 300 mijë doza të vaksinave, kanë mbetur në frigoriferë për afër 6 muaj pasi ka munguar interesimi për vaksinim nga ana e qytetarëve. Agjencia e Barnave thotë se kjo është bërë me kërkesë të prodhuesit, por me disa kushte. Në dokumentin e firmosur nga “Malmed” vaksinat që duhej të skadonin në janar, shkurt dhe mars me këtë miratim do të vazhdojnë të jenë në përdorim deri në prill, maj dhe qershor por mos të shkrihen fare. Iu bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen edhe me dozën e III. “Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, shishet e…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon që izolimi i personave pozitivë për Covid-19 të reduktohet nga dhjetë ditë në shtatë ditë, tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. “Në seancën e sotme, e cila është thirrur me kërkesë të ministrisë së Shëndetësisë, anëtarët e Komisionit janë përgjigjur pozitivisht dhe jemi takuar. Është diskutuar në atë takim dhe natyrisht duke u bazuar në ndjekjen e trendit të vendimeve të marra në vende të ndryshme, të cilat janë relevante dhe të marra si shembull për krahasim, dhe bazuar në Institutin tonë të Shëndetit Publik që merr të dhëna në baza ditore, vendimi i…

Lexo më Shumë

Qendra Tregtare e Tetovës dikur një kompleks rekreativiteti e dyqanesh i frekuentuar dhe funksional, sot është në gjendje të mjerueshme dhe e lënë tërësisht pas dore. E këtë, më së miri e dëshmojnë fotografitë. Dyqane të zbrazura, papastërti e skajshme, objekte të prishura dhe të mbuluara nga mbeturina, mungesa e ndriçimit e kështu me radhë, e karakterizojnë Kompleksin e Tetovës në vitin 2021. E errët, e fëlliqur dhe e boshatisur është pamja që sot jep kjo qendër. “Në kohët kur filloi me punë kjo qendër kishte lëvizje, kishte njerëz, punonin të gjithë, por duke kaluar koha, problemet dhe kriza ekonomike…

Lexo më Shumë

Ish-ministrat Nikolla Dimitrov, Mila Carovska dhe Radmilla Sheqerinska kërkuan apanazh. Kjo do të thotë se nëse miratohet nga Kuvendi, ata do të vazhdojnë të marrin pagën ministrore për një periudhë prej 3 deri në 12 muaj, në varësi të mandatit ministror. Javën e kaluar Kuvendi tashmë miratoi një apanazh 9-mujor për ish-ministrat Arianit Hoxha dhe Sedat Sulejmani. Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe Irena Stefoska deklaruan se nuk do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe se pas dorëheqjes nga Qeveria do të kthehen në vendet e mëparshme të punës.

Lexo më Shumë