Për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, sot transporti publik do të funksionojë sipas itinerarit të ditës së diel. Siç informojnë nga ndërmarrja, përjashtim do të jenë linjat 11, 11А, 18А, 32, 47А, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56А, 70, 74, 81, 118, 160, 164 и 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës. Kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendra transportuese të cilët do të punojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa nga ora 07:00 deri në ora 13:00 do të jetë e hapur pika…
Author: Hamdi Kumanova
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë. Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta. Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton…
Sa i përket taktikës, qëndrimi ynë i përbashkët ishte – asgjë nuk është rënë dakord derisa të arrihet pako e tërë dhe prandaj asgjë nuk mund të zbatohet. Sot bëmë një lëshim, pa u përgjigjur Bullgaria me diçka që na duhet dhe që është e rëndësishme për ne, deklaroi sonte ish-zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i ftuar në “Top Tema” të televvizionit Telma në lidhje me faktin se Bullgaria nuk është më kundër përdorimit të emrit të shkurtuar Maqedonia e Veriut në organizatat ndërkombëtare. Ajo që veçanërisht, siç tha ai, e shqetëson sot dhe ndihet i zhgënjyer, sepse gjatë…
Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Republika Federale e Gjermanisë e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve me rrezik. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet regjistrim elektronik dhe posedim i certifikatës së vaksinimit ose kalimit të sëmundjes ose PCR negativ. Për ata që nuk janë infektuar me Covid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa e karantinës dhjetëditore, teksa mund të lirohen në ditën e pestë me PCR test negativ. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë vjeç, për të cilët…
Shifrat e larta të të infektuarve rishtazi me kovid 19 janë arsye, për shkak të cilave qeveria vendosi që gjysmëvjetori i dytë shkollor të vazhdojë më 1 shkurt, në vend të 21 janarit siç duhej të ishte, raporton REL, përcjell Portalb.mk. Sa do të ndikojë kjo në përmirësimin e situatës epidemiologjike tek nxënësit? Vendimi që gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të vazhdojë më 1 shkurt për shkak të situatës aktuale epidemiologjike me kovid 19 është i arsyeshëm, thotë dr. Zlate Mehmedoviq. Sipas përvojave të deritanishme në botë, vala e variantit omikron zgjat rreth tetë…
-Është i nevojshëm kthimi i besimit mes të dyja qeverive, që do të kontribuojë për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe dialogut politik për çështje më të ndjeshme. Tejkalimi i paqartësive të ndërsjella është me rëndësi për zhvillimin e pandërprerë të proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe për neutralizimin e euroskepticizmit të rritur dhe tendencat negative në rajon, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektimin e…
Nga Policia Kufitare për Mbikëqyrje të Kufirit në Liqenin e Ohritd dhe nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi janë zbuluar dhe konfiskuar 8 rrjete peshqish te vendet Lagadin dhe Peshtani. “Më 17/18 nga ora 19:00 deri në ora 2:00, zyrtarët policorë bashkërisht me insepktoratin në Lagadin dhe Peshtani, në rreth 100 metra nga bredu i liqenit janë gjetur 8 rrjete peshqish me rreth 50 metra”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtojnë se po ashtu në “Gradishte” në rreth 100 metra nga bregu i liqenit është gjetur rrjet me gjerësi rreth 50 metrave. Rrjetet janë konfiskuar nga policia dhe po ndërmerren…
Ish-kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë onlajn të ndarjes së Çmimit Botëror për Humanizëm, përsëriti nevojën për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai e përdori fjalimin për t’iu përkushtuar Maqedonisë së Veriut dhe vështirësive me të cilat përballet vendi në rrugën e saj të integrimit evropian, veçanërisht habinë e tij për vendimin e Francës për të mos dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. “Besoj se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të përfundojë. Evropa është përzierje e kulturës gjermane, saksone,…
VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq se nga njëra anë distancohen nga maqedonasit në Bullgari dhe njëkohësisht përulen para diktatit të Sofjes për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Sipas opozitës maqedonase Qeveria aktuale përgatit aneks të ri për të ndryshuar marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë, shkruan Alsat. “Mariçiq dhe Kovaçevski të tregojnë nëse kanë pranuar aneks marrëveshje e cila do ti ri formulojë nenet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, në harmoni me të cilat do të ndryshohet roli, forma dhe qëllimet e komisionit për çështje historike. Mariçiq qartë thekson ’formë të re’ dhe e…
Hakan Albayrak Kur e pashë për herë të parë listën e ministrave, nuk u besova dot syve: nga 20 anëtarë të kabinetit qeveritar, 10 ishin emra shqiptarësh. Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërkomunitare: Artan Grubi Zëvendëskryeministër për Ekonominë: Fatmir Bytyçi Ministër i Jashtëm: Bujar Osmani Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Jeton Shaqiri Ministër i Financave: Fatmir Besimi Ministër i Ekonomisë: Kreshnik Bekteshi Ministër i Shëndetësisë: Bekim Sali Ministër i Informacionit: Admirim Aliti Ministër i Mjedisit: Naser Nuredini Ministër Shteti për Diasporën: Xhemail Çupi Nga 20 ministra, përfshirë edhe zëvendëskryeministrat, në qeverinë e re të koalicionit në Maqedoninë e…
Gjithsej 117.296 qytetarë të Vranjës, Maqedonisë së Veriut dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës janë imunizuar në pikën qendrore të vaksinimit, fillimisht në Sallën e Sporteve dhe së fundmi në galerinë e Muzeut Kombëtar, sipas të dhënave të dorëzuara për mediat serbe nga Qendra Shëndetësore e Vranjës. . Qytetarët e Serbisë, kryesisht nga shtatë komuna të zonës së Pçinjës, janë imunizuar me 90.500 doza. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Vranjë kanë marrë 26.766 doza të vaksinës kundër coronavirus dhe 29 qytetarë nga Federata e Bosnjës. Shumica e qytetarëve kanë marrë vaksinën kineze Sinofarm 72.441, pastaj Pfizer 35.644, Sputnik V…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot në pres-konferencë informoi se me kërkesën e tij, në bazë të rekomandimit nga Shtabi i Përgjithshëm Koordinues, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë solli vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të parë të shtyhet deri më 1 shkurt. Në pajtim me këtë vendimi të sjellur në bazë të vlerësimeve të organeve shëndetësore se vendi është në kulmin epidemiologjik me Covid-19, nxënësit me prezencë fizike në shkollat do të kthehen më 1 shkurt. Për të ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e më të afërmve tanë, bëj thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për…

