VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq se nga njëra anë distancohen nga maqedonasit në Bullgari dhe njëkohësisht përulen para diktatit të Sofjes për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Sipas opozitës maqedonase Qeveria aktuale përgatit aneks të ri për të ndryshuar marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë, shkruan Alsat.
“Mariçiq dhe Kovaçevski të tregojnë nëse kanë pranuar aneks marrëveshje e cila do ti ri formulojë nenet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, në harmoni me të cilat do të ndryshohet roli, forma dhe qëllimet e komisionit për çështje historike. Mariçiq qartë thekson ’formë të re’ dhe e parashtron pyetjen nëse ky komision do të ekzistojë dhe në cilën formë. Kjo të nderuar do të thotë vetëm një gjë, ndërsa ajo është ndryshim, respektivisht aneks i marrëveshjes, për të cilën Qeveria fsheh dhe hesht”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk