Kompania udhëheqëse në sferën e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive “Sport Life”, 60 të punësuarve më të suksesshëm për vitin 2021 iu dhuroi vaucer prej 12.000 denarësh për pushim në destinacionin e dëshiruar. Të njëjtat do të mund që të shfrytëzohen nga ndonjë agjencion turistik, pa marr parasysh udhëtimit jashtë ose brenda shtetit.
Përskaj vaucerëve për pushim janë siguruar edhe shpërblime shtesë në para për kontribut të jashtëzakonshëm të tre operatorëve në bastoret “Sport Life”.
Të punësuarit më të suksesshëm janë vlerësuar sipas më shumë kritereve dhe parametrave të bazuara në punën e të punësuarve në pjesë të ndryshme të procesit të punës gjatë vitit të kaluar duke e përfshirë edhe përvojën dhe stazhin e tyre të punës në “Sport Life”.
“ Sport Life “ me sukses punon prej më shumë se 20 vite, ku njëra prej rregullave më të rëndësishme përmes të cilave udhëhiqet është investimi në zhvillimin e të punësuarve si dhe shpërblimin e tyre për sukseset e arritura. Përskaj trajnimeve të rregullta për shkathtësi të ndryshme në punë, ata nxiten dhe ndihmohen për arsim më të lartë si në mastër ose doktoraturë. Për sukseset në punë janë paraparë bonuse dhe shpërblime të rregullta si dhe mundësi për progres në karrierë. Këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të cilat “Sport Life” i zbaton në kujdesin dhe zhvillimin e të punësuarve.



