Kronologjinë se si erdhëm deri te Qeveria e re, deputeti opozitar Elmi Aziri ka zgjedhur ta bëjë nëpërmjet romanit të Dostojevskit “Krimi dhe ndëshkimi”. Siç tha Aziri, nëpërmjet këtij romani do të tentojë të nxjerr në pah mungesën e kredibilitetit, devijimet e kësaj shoqërie, mungesën e dinjitetit dhe mungesën e respektimit të fjalës së dhënë. Thotë se nëpërmjet figurës kryesore Raskolnikovit, i cili sipas tij përfaqëson ministrat e Qeverisë Kovaçevski, tentohet me çdo kusht “të ruhen karriget ministrore, dhe jo të arrihet ndonjë rezultat”. “Besimi i Qeverisë është kategori morale. Tendenca e Qeverisë për shumicë të re është ajo që…
Author: Hamdi Kumanova
“E shëndoshë”, “I dobët”, “rrugaç”, “dembel”, “mban syze” e “vishet pa stil”. Këto janë vetëm disa nga fjalët me të cilat shumë fëmijë ngacmohen për çdo ditë duke u bërë viktima të bulizmit. Nxënësit e shkollave të mesme, disa prej të cilëve kanë përjetuar bulizëm shprehen të shqetësuar për hovin që ka marrë kjo dukuri, duke shtuar se nuk trajtohet mjaftueshëm por llogaritet si shaka, madje edhe nga ana e mësimdhënësve të caktuar, shkruan Alsat. “Unë mendoj që ajo nuk duhet të jetë ashtu për shkak se shkolla është vendi ku nxënësi duhet të ndjehet sigurt edhe nuk duhet…
Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në Kuvend paralajmëroi se paga minimale do të vazhdojë të rritet, gjë që do të kontribuojë në rritjen edhe të pagës mesatare. “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë si dhe rritja e pagës mesatare. Në gjysmën e parë të vitit 2022 do të inicojmë dhe përfundojmë dialogun ekonomik dhe social për të përcaktuar metodologjinë e re për llogaritjen dhe rritjen e nivelit të pagës minimale”, tha Kovaçevski. Krahas rritjes së pagave, shtoi Kovaçevski, politikat e Qeverisë së re do të fokusohen edhe në uljen…
Pushteti vendor dhe ai qendror javët e fundit me një sërë akuzash të ndërsjella te kush është faji dhe kush është përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të shkaktuara me rritjen e çmimit të energjisë elektrike me të cilat përballen qytetarët. Situata me transportin publik, rryma më e shtrenjtë dhe pasiguria me ngrohjen, janë pjesë e problemeve për të cilat autoritetet po e hedhin topin se kush është më kompetent për të gjetur zgjidhje. Komunikim i këtillë mes institucioneve e zvogëlon edhe më shumë besimin edhe ashtu të ulët të qytetarëve ndaj institucioneve. Nevojitet qasje e përbashkët për t’i zgjidhur problemet…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në një postim ne rjetin social Facebook shkroi pres debate korrekte dhe paralajmëroj votim në suazat e afateve të definuara me Rregulloren, ja dhe postimi i tij i plotë: ” Sot në Kuvend filloi seanca në Rendin ditor të së cilës është zgjedhja e Qeverisë. Pres debatë korrekte dhe paralajmëroj votim në suazat e afateve të definuara me Rregulloren”.
SHA ESM i përshëndet masat të cilat i ndërmarrin Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe KRRE për tejkalim të krizës me furnizim me energji elektrike dhe krizës me furnizim me energji për ngrohje, njofton Portalb. “SHA ESM në vazhdimësi shfaq gatishmëri dhe bashkëpunim me institucionet dhe në periudhën e kaluar është vënë në dispozicion për angazhim të saj plotësues dhe përfshirje në proceset për tejkalim të gjendjeve të krizës”, thonë nga kjo kompani. Në pajtueshmëri të Dekretit të miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë lidhur me krizës e ndodhur në furnizimin me energji për ngrohje dhe vendimet…
Deputeti i opozitës shqiptare, Adnan Neziri nga Kuvendi ku po zhvillohet debati për Qeverinë e re e quajti atë vazhdimësi e Qeverisë aktuale që dështoi në çdo sferë dhe premtim. “U përmend rruga Shkup-Bllacë, është turp ta përmendni pasi gati 5 vite nuk janë realizuar as 2 km, për Malin Sharr e keni shkatëruar dhe jam i bindur se asgjë nuk do të rregulloni, atje vetëm po shkatërroni. Jemi dëshmitar se regjistrimi nuk u realizua në afat të caktuar dhe shumë qytetarë mbetën pa u regjistruar”, tha Neziri.
Kjo është një qeveri, njësoj si ajo e mëparshme, e cila nuk ka besueshmëri dhe kapacitet për ta nxjerrë Maqedoninë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet për një kohë të gjatë dhe është rezultat i sundimit shkatërrues dhe katastrofik të paraardhësit të Kovaçevskit, Zoran Zaev, tha deputeti dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski në seancën e sotme parlamentare për të diskutuar për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai shtoi se shumë nga stafi i propozuar për ministra janë pjesë e njerëzve që sollën Maqedonia në vendin ku lulëzon krimi, korrupsioni, një vend në të cilin…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, gjysmë ore para mesnatës në një kafene në Tetovë është arrestuar një shtetase e Kosovës. “Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në objekt hotelerik në Tetovë kanë arrestuar F.S.(30) nga Kosova për shkak të mosparaqitjes së qëndrimin në shtet. Ajo është mbajtur në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka komentuar programin qeverisës së mandatarit Dimitar Kovaçevski. Nga foltorja e Kuvendit, Snopçe i propozon Kovaçevskit që të flasë për besimin në Qeveri, pasi siç tha ai, kjo është ajo çfarë i mungon Qeverisë së re. Mungesën e besimit, siç tha Snopçe, e dëshmon me mbajtjen e ministrave paraprake edhe në Qeverinë e re, të cilët dëshmuan se janë të paaftë për të zgjidhur problem dhe për të bartur përgjegjësi. Kështu përmendi ministrat e BDI-së dhe disa nga ministrat e LSDM-së, të cilët siç tha ai, e thelluan korrupsionin në vend dhe mosbesimin…
Deputetët e LSDM-së i kanë dhënë mbështetje mandatarit Dimitar Kovaçevski. Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski ka thënë se Qeveria e kaluar ka dëshmuar se si punohet në interes të qytetarëve të interes të shtetit. Ai tha se reformat në interes të vendit do të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re e cila do të udhëhiqet nga Kovaçevski. Kaeski ka shtuar se vendit nuk i nevojiten zgjedhje por punë për ti ballafaquar me problemet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Pres që shumë shpejt ta tejkalojmë problemin me bullgarinë dhe ruajtjen e pozitave tona për të cilat ka vijë të kuqe.…
Ndaj deputetit opozitar, Halil Snopçe ka reaguar deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli. Ajo tha se BDI bëri përzgjedhje të mirë me ministrat, prandaj janë propozuar sërish. Këtë, siç tha Bilalli Zendeli e dëshmuan edhe qytetarët që votuan për BDI-në në zgjedhjet lokale. “Gjatë fjalimit tuaj (Halil Snopçe) ju dërguat kritika ndaj ministrave nga radhët e BDI-së dhe përmendët se ata nuk bartin përgjegjësi dhe se vazhdojnë me punë dhe bëjnë rotacion nga njëri sektor në tjetrin. Faktori se a punojnë mirë ministrat dhe kuadrot e përzgjedhura nga BDI, ishte mbështetja e popullit në zgjedhjet lokale. Ata paraqesin test për…

