“…në pamundësi që SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në këtë rajon, them se ky ishte shkaku kryesor që u larguan nga Afganistani. Kam frikë se popujt muslimanë në këtë hapësirë gjeografike do të luftojnë Rusinë dhe Kinën jo për hire të paqes mbarë njerëzore për të cilat obligohen muslimanët, por për shkak të interesave të SHBA, qëllim i së cilës është dobësimi i hegjemonisë ruse dhe i ekspansionit ekonomik kinez në botë”.
Dr.Muhamed KAJOLLI
‘Profecitë’ biblike kishin paralajmëruar se planeti Tokë do të duhej të shkatërrohej në mileniumin e parë pas lindjes së Krishtit, dhe për të qenë “të shpëtuar” ata filluan Luftërat e Kryqëzatave kundër muslimanëve në vitin 1096-1099. Kur ato dështuan, u përcjell lajmi se të parët e tyre paskan gabuar me numërimin e shekullit të parë kalendarik, që sipas krishterëve të vonshëm, shekulli parë kalendarik paska filluar 100 vjet më herët.
Si rezultat i këtij “gabimi” Lufta e Re Kryqëtare duhej të fillonte në fund të mileniumit të II, gjegjësisht më vitin 1996 (e jo më 2096) e që si vend-betejë ishte zgjedhur Kosova. Lufta e Madhe u provokua në Irak 1991 me qëllim të vendosjes së trupave të SHBA në territorin e A.Saudite dhe rajonit, për ta filluar të vërtetën tri vjet me vonesë më 1999 në Kosovë për arsye të panjohur për mua.. Aviacioni i shteteve të Perëndimit në aleancë me disa shtete ‘muslimane’ bombarduan Serbinë dhe, me të, provokuan rëndë diplomacinë ruse dhe kineze. Ambasada kineze në Beograd ishte caku i aviacionit amerikan të cilën e shkatërroi deri në themel. Kinezët nuk reaguan. Nuk morën as guximin më të vogël për t’iu kundër përgjigjur. Uzurpimi i territoreve tokësore u ndalua kur Serbia filloi të “bashkëpunojë” me perëndimin.
Ushtria NATO-s me bekimin e Papës Gjon Pali II hyri në Kosovë në vitin 1999, sikurse kryqtarët e para një mileniumi që kishin hyrë nën bekimin e Papës Urbani II më 1099 në Jerusalem. Viti 99 nuk mund të jetë një koiçidencë, mirëpo, edhe kësaj radhe ‘profecia’ krishtere nuk u realizua. Flora, fauna dhe të gjitha proceset natyrore vazhdojnë si më parë. Nuk kemi fund të botës. Për ta justifikuar të krishterët veten e tyre, medieve botërore ua ofruan “paralajmërimin” e civilizimit MAJA se fundi botës do të jetë viti 2012. Kaloi edhe kjo.
Situata e tanishme
Rusia dhe Serbia kanë rishfaqur hegjemoninë e tyre, ndërsa ekonomia kineze po rritet. Nëse krahasojmë statistikat e fundit eko-politike midis SHBA dhe Kinës, themi se kjo e fundit ka rritje dukshëm më të madhe se SHBA. Tani, aleanca Rusi-Kinë ka dalë hapur duke provokuar shtetet aleate të NATO-s përgjatë gjithë kufirit të eurozonës. Këtu nuk përjashtohen provokimet në kontinentin e Afrikës dhe të Lindjen e Largët, edhe pse nuk duken sheshazi këto, mirëpo, ato janë por jo kërcënim i drejtpërdrejtë ushtarak sikur në eurozonë.
Historikisht kinezët janë treguar popull frikacakë, prandaj provokimi tyre është tinëzar. Ushtria e SHBA është prezentë në Linden e Largët, ndërsa kinezët nuk kanë guxim të rikthejnë territorin e tyre këtu e 72 vjet. Tajvani një shtet i ‘pavarur’ (i njohur nga 14 shtete) me 23 milion banorë dhe me një GDP më të madhe në botë për kokë banori, vetëm kohëve të fundit ka filluar ta ndiejë rrezikun nga ‘pushtimi’ i shtetit mëmë-Kina.
Krahasuar me guximin e shokëve të Muhammedit s.A.s. më 635 që i kishin shpallur luftë dy supefuqive të botës njëherësh, Kina asnjëherë nuk ka marrë guximin ta rikthejë tokën e saj nga frika e prezencës së SHBA-ve në Taivan. Si një person që merrem me gjeopolitikën dhe pikat e nxehta në botë, jam duke e përcjellë me shumë vëmendje çdo lëvizje të kinezëve dhe të SHBA-ve atje. Kjo më bëri të shkruaj këtë artikull sepse më rezulton se jo shumë larg mund të ketë një fërkim ushtarak midis këtyre dy superfuqive.
A i frikohen njëra-tjetrës?
Askush nuk mund të profetizojë të ardhmen. Askush nuk e di se sa mund të zgjasë një luftë e madhe nëse eventualisht do të fillonte. Historikisht, Kina asnjëherë nuk ka qenë e njohur si një fuqi botërore, e aq më tepër si një forcë detare e ajrore. Mungesa e këtyre dy forcave ka bërë që ajo të pushtohej nga një popull shumë i largët dhe shumë i vogël sikur ishte Anglia. Kjo shpeshherë ishte pushtuar edhe nga Japonia fqinje, ndonëse ishte shumë më e vogël numerikisht.
E gjithë kjo i mbetet historisë, kohët e fundit shteti dragonjve është zgjuar dhe po investon fuqishëm sikur në marinë ashtu edhe në aviacion. Forcat tokësore janë me bollëk, prandaj nuk kanë nevojë për t’i sofistikuar ato. Nëse Kina ia paska frikën SHBA si një super fuqi ushtarake, tani, mendohet se edhe SHBA ia kanë frikën Kinës. Investimet kineze përveç në marinë edhe në aviacion, janë fokusuar në prodhimin e anijeve super gjigante të transportit ‘civil’, njëkohësisht janë duke ndërtuar edhe anije rënë-hedhëse!?
Taivani ka apeluar për ndihmë tek shtetet perëndimore. Analistët e tyre paraqitën strategjinë dinake të shtetit mëmë që synon t’i pushtojë. Çfarë po ndodh në ujërat e territorit të saj? Taivani është i përbërë prej shumë ujdhesave, më e madhja prej tyre është rreth 35 mijë km2 e që larg kufirit kinez është vetëm 150 kilometra. Ujdhesat e saj të vogla të cilat janë të shumta në numër janë shumë pran bregdetit kinez, mu sikurse ujdhesat greke që janë afër bregdetit turk.
Pretendimet kineze në ujërat ndërkombëtare.
Nëse Turqia nuk i ka rimarrë ujdhesat e saj për shkak se ishte peng i nënshkrimit të Sivres dhe Lozanës, Kina për çudinë e saj deri sot ka heshtur. Pas apelit të Taivanit për ndihmë, SHBA-të këto ditë kanë dërguar vetëm 40 ushtarë në Taivan, për ta mbrojtur ‘ambasadën’ e saj në këtë shtet, ndonëse këta nuk kanë atje Ambasadë. SHBA atje kanë vetëm një institut hulumtues që njëkohësisht përdoret si ambasadë.
Tani, cili është provokimi kinez? Kina ka rritë shumë numrin e anijeve të transportit civil, ka shumëfishuar anijet për transport të kontejnerëve, gjithashtu edhe anijet rëna-hedhëse. Mund të pyetemi se ç’lidhje këto kanë me pushtimin e Taivanit?
Nëse një anije arrin të transportojë 25 mijë pasagjerë, pse nuk mund të transportojë 20 mijë ushtarë ose nëse një anije super gjigante mund të transportojë disa mijëra kontejnerë pse nuk mund të transportojë 300-400 tankse njëherësh. Mirëpo, më interesantja nga gjithë këto janë anijet rëna-hedhëse të cilat Kina i ka vu në funksion të “pushtimit” të Taivanit. Nëse vetëm në vitin 2015 Kina kishte vetëm 2 anije rëna-hedhëse, tani ka disa mijëra të tilla.
Kina ka filluar t’i bashkojë ujdhesat e “saj”. Në fakt këto ujdhesa nuk ishin kineze, sepse nuk kishin ekzistuar fare, por kohëve të fundit ato u shfaqën si kërpudhat në det si rezultat i shpërthimeve të shpeshta të vullkaneve nënujore. Ndonëse këto ujdhesa janë shumë larg territorit kinez, anijet rëna-hedhëse kineze po veprojnë atje. Ato po marrin rënën e ujdhesave të Taivanit dhe po ua hedhin këtyre ujdhesave.
Ujdhesat vullkanike në Detin Kinez
Për një kohë relativisht shumë të shkurtër, këto ujdhesa kanë filluar ta marrin këtë pamje. Ato, fal ndërhyrjes së dorës së njeriut po bashkohen me njëra-tjetrën.
Për shkak të këtyre pamjeve faktike, analistët taivanez paralajmëruan “pushtimin” kinez. Mirëpo, duket qartë se SHBA nuk kanë mundësi t’i ndihmojë këta ndonëse janë aleatët më të mirë të tyre në këtë rajon. Prandaj, në pamundësi që SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në këtë rajon, them se ky ishte shkaku kryesor që u larguan nga Afganistani. Kam frikë se popujt muslimanë në këtë hapësirë gjeografike do të luftojnë Rusinë dhe Kinën jo për hire të paqes mbarë njerëzore për të cilat obligohen muslimanët, por për shkak të interesave të SHBA, qëllim i së cilës është dobësimi i hegjemonisë ruse dhe i ekspansionit ekonomik kinez në botë.