Komisioni Rregullatori i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE) dhe Gjykata Administrative do të lidhen në mënyrë digjitale përmes platformës softuerike EPUS. Kjo parashikohet në Memorandumin për bashkëpunim të nënshkruar nga kryetari i KRRE-së, Aco Ristov dhe u.d. kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.
Platforma softuerike, sipas KRRE-së, është krijuar për të siguruar komunikim elektronik të shpejtë, të sigurtë dhe efikas, me shkëmbim në kohë të akteve dhe shkresave të nevojshme në procedurat pas mosmarrëveshjeve administrative.
“Ngritja e padisë administrative është një nga mjetet që u qëndron në dispozicion konsumatorëve të pakënaqur me një vendim të caktuar të KRRE-së. Me nënshkrimin e memorandumit dhe vendosjen e komunikimit elektronik mes KRRE-së dhe Gjykatës Administrative, në praktië do të thjeshtohen dhe përshpejtohen procedurat, gjë që do të sjellë një veprim më të shpejtë dhe më ekonomik, si dhe do të vendoset një sistem efektiv i shkëmbimit elektronik të dokumenteve mes dy institucioneve”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Ristov.
Theksohet se procesi i implementimit po zhvillohet paralelisht me nënshkrimin e marrrëveshjes, në disa faza: sigurimi i parakushteve teknike, testimi dhe futja graduale në përdorim të regullt.
“Përfitimet nga kjo platformë janë të shumëfishta – rritje e efikasitetit në procedura, ulje e shpenzimeve administrative, koordinim i mirë mes dy institucioneve, si dhe nivel më i larë transparence dhe sigurie në shkëmbimin e të dhënave. Këtë platformë tashmë e përdorin 72 persona fizikë dhe juridikë, gjë që përbën një tregues të qartë të zbatueshmërisë praktike të procesit të digjitalizimit të gjyqësorit administrativ. Gjykata Administrative gjatë periudhës së fundit ka nënshkruar gjithsej 17 memorandume bashkëpunimi me organe publike dhe njësi të vetëqeverisjes lokale”, deklaroi u.d. kryetari i Gjykatës Administrative, Sejdini.
Sipas të dhënave të fundit të KRRE-së, nga gjithsej 70 padi të paraqitura në Gjykatën Administrative në vitin 2025, 42 janë hedhur poshtë ose janë refuzuar si të pabazuara, dy padi janë pranuar, ndërsa për 26 çështjet e tjera administrative procedurat vazhdojnë këtë vit.


