Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga sekuestrimi i pasurive në vlerë 40 milionë euro të të pandehurve të dosjes AKSHI, ish drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, dy biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiri dhe dy të tjerëve.
Duke përmendur pasuritë e vëna në sekuestro të Ergys Agasit, gazetarja bëri me dije se njëra prej pasurive të tij,në Farkë, rezulton ë jetë blerë në një vlerë qesharake, vetëm 6 euro për metër katrorë.
“Rezulton në sekuestro janë vendosur apartamente në Tiranë e Durrës dhe sipërfaqe të mëdha të tokës, që rezulton të jenë blerë në mënyrë të dyshimtë dhe në vlera tejet qesharake, njëra prej të cilave psh rezulton të jetë blerë vetëm 6 euro metri katror. Ndërkohë që vendndoshja e Farkës ka një vlerë shumëfish më të lartë sesa vlera e deklaruar e Agasit. Sipas hetimeve, Agasi, duke shfrytëzuar raportet me Karçanajtn, ka kanalizuar të gjithë tenderët në drejtim të Beqirit, Papës e Hoxhës etj e më pas të përfitonte shumë të mëdha në vlera miliona euro. SPAK pretendon se janë produkt i krimit edhe një sërë verërash të shtrenjta që u sekuestruan te Equos Resort”, tha ajo.
Sa i përket pasurive të Mirlinda Karçanajt, Lala thekson se ato janë përvetësuar në mënyrë të tërthortë. Një apartament në zonën e rrugës së Kavajës rezulton të jetë siguruar përmes nënës së saj, e cila e kishte blerë nga motra e Daniel Shimes.
Po ashtu, banesa ku Karçanaj pretendon se jeton me qira rezulton të jetë marrë me një çmim shumë më të ulët se tregu. Sipas dëshmisë së administratorit të kompanisë së ndërtimit, kjo pronë i ishte dhënë me qira nga Agasi. Edhe pse ekziston një kontratë qiraje në emër të Karçanajt, SPAK dyshon se bëhet fjalë për një pasuri të fshehur.
Po ashtu, theksoi gazetarja, sipas SPAK, Karçanaj dyshohet se ka përfituar deri në 200 mijë euro përmes ndërmjetësimit të Daniel Shimës, në formë ryshfeti, madje edhe përmes mënyrave të pazakonta, si fshehja e parave në shishe.
“SPAK ka sekuestruar dy apartamente në Tiranë, një dublex në Qerret, një sipërfaqe toke dhe një automjet. Rezulton se pasuritë kanë qenë në pronësi të tërthortë të Karçanaj. Në pasurinë në rrugën e Kavajës, janë vërë një sërë transaksionesh bankare dhe në fund Karçanaj e ka marrë në pronësi përmes nënës së saj, që ia ka shitur motra e Daniel Shimës, që vjeshtën e kaluar u rrëmbye. Në lidhje e këtë pasuri është shoferi që ka dhënë dëshmi dhe ka banuar aty.
Rezulton se Karçanaj kishte përfituar deri në 200 mijë euro nga persona të tretë përmes Daniel Shimës, para të vendosura në shishe me euro në formën e rryshfetit. Në lidhje me apartamenin te Air Albania rezulton me dokumente me qira, shumë të ulët por faktet kanë treguar dhe administratori i kompanisë së ndërtimit se këtë pasuri ia kishte dhënë me qira Agasit dhe se e kishte mik. Ka pranuar se ka lidhur kontratë me Karçanaj, por sipas SPAK, ishte pasuri e fshehur. Dublexi në Qerret ishte regjistruar në emër të një prej vartësve të Ermal Beqirit.”, tha ajo.
PASURITË E SEKUESTRUARA
Ndërsa Ermal Beqirit i janë sekuestruar 6 pasuri të paluajtshme, një mjet lundrues Yacht “Skyfall”, dy subjektet “Soft&Solution” dhe “H” sh.p.k., automjete dhe motomjete sipas regjistrave dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.
Po ashtu, SPAK ka sekuestruar edhe 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k., në ngarkim të personit nën hetim Gëzim Hoxha, 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k. dhe 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”; në ngarkim të personit nën hetim Andis Papës, si edhe 100,840,264 ALL në subjektin “A”, në ngarkim të personit nën hetim Erion Ismailit.

