SPB Tetovë njofton se është ndaluar një person, i cili në gjendje të alkoolizuar e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.
“Më 22.04.2026 në ora 02:20 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.M.(43), duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare”.
“Gjatë ndërmarrjes së masave dhe alkooltestimit të kryer, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,68 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.


