Author: Hamdi Kumanova

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin në një deklaratë për TV21 tha se do të votojë për zgjedhjen e Qeverisë së renë krye Dimitar Kovaçevskin. “Do të votoj për zgjedhjen e Qeverisë së re, por Qeveria e re duhet të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi dhe të sigurojë realizimin e prioriteteve programore të RDM-së”, tha Moraçanin për TV21. Ndryshe, këtë fundjavë Kuvendi duhet të votojë Qeverinë e re në krye me Mandatarin Dimitar Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq deklaroi sot se deri tek kabineti i presidentit të shtetit nuk ka arritur asnjë listë për falje. “Lista për falje është kthyer mbrapsht dhe asnjë listë për falje nuk ka arrit deri tek presidenti Pendarovski për shqyrtim. Pikërisht për këtë shkak nuk kemi ndonjë situatë ku duhet të sqarohemi se kush është gjendur në atë listë e kush jo, sepse listën e propozojnë burgjet ndërsa vendos Komisioni i Presidentit”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, vizitën e paralajmëruar të kryeministrit bullgar, Kirill Petkov e sheh si mundësi për vendosjen e një dinamike të re në negociatat me Bullgarinë. Siç u shpreh ai, për këtë qëllim do të formohen grupe të veçanta pune të cilat nuk do të lidhen me afate kohore. “Mendoj se vizita e kryeministrit Petkov është një mundësi e shkëlqyer që të vihet një dinamikë e re në procesin negociues mes nesh dhe Bullgarisë”, tha Mariçiq.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do të ketë një drejtori të rëndësishme në komunën e Kumanovës. Marko Mitrovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Kumanovo-Gas”, pasi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, e shkarkoi drejtorin e deritanishëm Nikolla Denkovski. Siç raporton kumanovonews, Mitrovski është drejtori i parë i VMRO-DPMNE-së, i cili drejton një kompani publike në Kumanovë. Ai është inxhinier i diplomuar, i punësuar në MEPSO që nga viti 2015. VMRO-DPMNE duhet të marrë post drejtor në “Kumanovë-plan”. Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët si pjesë e koalicionit lokal ka drejtor në NP “Tregu”, por pritet të drejtoj edhe një drejtori tjetër…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së kaluar (13/14.01.2022) në periudhën nga ora 20:00 deri më ora 02:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 83 shoferë, prej tyre tridhjetë e tetë në territorin e SPB Ohër, njëzet e gjashtë në territorin e SPB Tetovë, njëzet e dy në territorin e SPB Shkup… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe…

Lexo më Shumë

Sot (14.01.2022) në ora 05:20 minuta në aksion të përbashkët të nëpunësve policorë të pikës policore të aksionit operativ ”Refleksi”, moto patrulla e Njësisë Policore Petrovec dhe nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në rajonin e f. Katllanovë nga liria i kanë privuar M.M. (22) dhe K.R. (25) të dy nga Shkupi. Ata, njëzet minuta më herët, në pikën e karburantit në rrugën lokale f. ‘Rzhnicë-f. Katllanovë me anë të kërcënimit me thikë nga i punësuari kanë marrë një çantë me mjete në të holla nga qarkullimi ditor. Te personat janë gjetur dhe sekuestruar mjetet në…

Lexo më Shumë

Më datën 13.01.2022, Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup, parashtroi kallëzim penal kundër K.K. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, subsatancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal. Me qëllim të fitimit të pasurisë në mënyrë kundërligjore i denoncuari është furnizuar dhe në shtëpinë e tij ka ruajtur drogë narkotike të cilën përmes shitjes së mëtutjeshme me automjet në mënyrë të paautorizuar e ka shitur personave në rajonin e Shkupit.…

Lexo më Shumë

Më datën 13.01.2022 nëpunës policorë e kanë privuar nga liria J.P. (58) nga Koçana, për arsye se në vendin e quajtur ”Potoci” në f. Orizarë-Koçanë, është pikasur duke kryer gjueti në mënyrë kundërligjore me pushkë gjuetie ”cifsan CSP 555” kalibër 12GA. Nga ana e nëpunësve policorë është sekuestruar pushka me karikator, një poltron gjuetie i shkrepur kalibër 12GA,34 copë municion gjuetie kalibër 12GA. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër J.P. do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi kundrë 39-vjeçarit K.K. nga Shkupi pas dyshimeve për prodhim she shpërndarje të substancave narkotike, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë për përfitime financiare fillimisht është furnizuar pastaj ka shpërndarë substanca narkotike. Policia lëndët narkotike i ka gjetur në shtëpinë dhe lokacionet tjera nën pronësi të 39-vjeçarit. “Më datë 12.01.2022 ora 21.30 në Idrizovë të Shkupit, zyrtarë policorë kanë kontrolluar automjetin “Renault Fluence” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.K., ku u gjat drogë. Të njëjtën ditë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup,…

Lexo më Shumë

Për dallim nga dekorimi i anuluar i qyteteve dhe komunave për Vitin e Ri 2022, institucionet shtetërore dhe lokale kanë vijuar praktikën e blerjes së pakove të vitit të ri për fëmijë. Sipas anketës së Qendrës për komunikime civile, për këtë janë shpenzuar 72 mijë euro, transmeton Portalb.mk. Tenderë për blerjen e pakove për vitin 2022 kishin 20 institucione, përderisa 37 institucione të tjera kanë blerë pako pa zbatuar Ligjin e Prokurimit Publik për shkak se vlera e prokurimeve ka qenë më e vogël se 1000 euro – që është pragu i vlerës nën të cilin Ligji i Prokurimit Publik…

Lexo më Shumë

Bunjamin Murtezi   Keni lexuar një lajm se një pjesëtari të “Grupit të Kumanovës” iu është keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe ka ardhur deri në pozitën e mbijetesës? E dini se si shpëtoi i njëjti? Me intervenimin e drejtorit të burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi, drejtor nga radhët e Alternativës. Funksionari, aktivisti dhe anëtari i Alternativës di të bëjë dallim për gjërat që janë me urgjencë dhe për gjërat për të cilat duhet intervenuar. Alternativa është zotuar se do të interesohet thellësisht për gjykim ndërkombëtar si dhe trajtim të drejtë për anëtarët e “Grupit të Kumanovës”. Nuk ka aktivist…

Lexo më Shumë

Nëse brenda tre muajve nuk miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pesë partitë e vogla me deputetët e tyre paralajmërojnë se do të anulojnë mbështetjen e Qeverisë. Me këtë paralajmërim, Qeveria e Kovaçevskit ende pa filluar po përballet me kushte, ose me rrëzimin e saj, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Deputetët nga pesë partitë më të vogla në koalicionin qeverisës kërkojnë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen brenda tre muajve. Ata propozojnë që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, me modelin proporcional dhe pa prag zgjedhor. Më 12 janar, ata i kanë dorëzuar kërkesë kryetarit…

Lexo më Shumë