Gjatë mbrëmjes së kaluar (13/14.01.2022) në periudhën nga ora 20:00 deri më ora 02:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 83 shoferë, prej tyre tridhjetë e tetë në territorin e SPB Ohër, njëzet e gjashtë në territorin e SPB Tetovë, njëzet e dy në territorin e SPB Shkup…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.