Arrestohet dileri, sekuestrohet kokainë, amfetaminë…

Arrestohet dileri, sekuestrohet kokainë, amfetaminë…
Më datën 13.01.2022, Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup, parashtroi kallëzim penal kundër K.K. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, subsatancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal. Me qëllim të fitimit të pasurisë në mënyrë kundërligjore i denoncuari është furnizuar dhe në shtëpinë e tij ka ruajtur drogë narkotike të cilën përmes shitjes së mëtutjeshme me automjet në mënyrë të paautorizuar e ka shitur personave në rajonin e Shkupit. Më datën 12.01.2022 në ora 21:30 minuta në l. Idrizovë-Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të DAKOS-it është kryer bastisje në automjetin ”renault fluens” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga K.K. gjatë së cilës është gjetur drogë. Të njëjtën ditë sipas Urdhëresës nga Gjykatës në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të K.K., ku poashtu është gjetur drogë dhe sende të lidhura me këtë vepër pennale. Gjatë bastisjeve është gjetur kokainë, amfetaminë MDMA, rinkofilin, mitraginin…
Personi është privuar nga liria dhe i është dorëzuar prokurorisë, kurse gjykatës në procedurë paraprake i ka përcaktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.