Gjykata supreme në mbledhjen e mbajtur më 28 tetor vitin e kaluar e refuzoi si të pabazë ankesën për shpifje të parashtruar nga paditësit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kundër ish-zbuluesit Sllobodan Bogoevski.
Këshilli gjyqësor i kryesuar nga Mirjana Radevska Stefkova dhe në përbërje të gjykatësve Vlladimir Stojanoski, Snezhana Gjorgjieska Zekiria, Isamedin Limani dhe Nake Georgiev vendosi paditësit të obligohen të paditurit t’ia kompensojnë shpenzimet për përgjigje të revizionit në shumë të përgjithshme prej 32.424, në afat prej 15 ditëve pas pranimit të aktvendimit, thuhet në vendimin e Gjykatës supreme.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi e paditën ish-zbuluesin Sllobodan Bogoeski se ka paraqitur shpifje në dëshminë e tij para Komisionit amerikan të letrave me vlerë, në procedurën që u zhvillua para Gjykatës së qarkut në Nju-Jork në vitin 2014.



