Author: Hamdi Kumanova

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometerologjike, nga dita e nesërme do të kemi temperaturat më të ulëta, ndërsa gjatë ditës së martë temperaturat do të shkojnë nën zero. Nga DHP njoftojnë se deri ka mesi i kësaj jave do të ketë mot me diell dhe vranësira në jug, më pas do të rriten vranësirat dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Deri në fund të ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë pasdites, në pjesët veriore të vendit, vranësirat do të zvogëlohen. Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti shi ka…

Lexo më Shumë

“Merrjani veturën dhe vriteni”, “Ndalojini veturat dhe dërgojini në kontrollim të detyrueshëm teknik”. Kështu kanë shkruar mes vete pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në një grup në viber të quajtur “XXX”, të cilat SMS i zbulon VMRO-DPMNE-ja dhe që sipas tyre policë të afërt me pushtetin e kanë krijuar këtë grup me qëllim, malltretimin, bullizëm, urdhra për lëndime fizike dhe vrasje. Mirëpo këto janë vetëm disa nga sms që ajnë shkruar në grupë, ndërsa këto VMRO thotë se i ka marrë nga vetë pjesëtarë të MPB-së. Grupi siç thonë është i përbërë prej 14 policësh, të cilët janë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për një aksident që ka ndodhur nga gostivarasit gjatë ditës së djeshme. Aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, shoferë kanë qenë një 18-vjeçar dhe një fëmijë. “Më 23.10.2021 në ora 13.50 në Stacionin policor në Gostivar është denoncuar se në udhëkryqin në rrugën rajonale Gostivar – Çegran dhe rrugën lokale në fshatin Forinë ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës “Pezho”, me targa të Gostivarit, me shofer V.R.(18) nga fshati Forinë dhe veturës “Opel zafira” me targa të Gostivarit me shofer fëmijë. Lëndime të rënda…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë ka zbuluar nëntë emigrantë nga India të lënë në automjet në terminalin doganor në vendkalimin kufitar në Bogorodicë. Në automjet ka qenë edhe bashkëvozitësi i cili është privuar nga liria, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Gjevgjeli. “Në autostradën Shkup – Gjevgjeli, mbrëmë në ora 19:00, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë ndalimi të automjetit BMW me tabela të Shkupit, por automjeti nuk është ndaluar dhe ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi të madhe drejt vendkalimin “Bogorodicë”. Pas ndërmarrjes së masave është gjetur automjeti dhe bashkëvozitësi E.J (24) me Haraçina”, thonë nga policia. Po ashtu afër automjetit…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut, që garojnë në raundin e balotazhit, në javën e fundit të fushatës, krahas problemeve të shumta që kanë të bëjnë me infrastrukturën, janë përqendruar edhe në çështjet e mjedisit, siç janë hapësirat e gjelbëruara dhe cilësia e ajrit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, më 31 tetor, në raundin e balotazhit në zgjedhjet lokale, do të vendosin se kush do të udhëheqë me qytetet më të mëdha, siç është Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Kumanova, Ohri e të tjera. Por, aktivistët mjedisorë thonë se shumica e projekteve ekologjike, që po prezantohen nga kandidatët në…

Lexo më Shumë

Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi mbrëmë në vendin Llaskarcë, në rrugën Shkup – Tetovë, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Brendshme. Nuk japin më shumë detaje nga çfarë është kumtuar dje për TV21, por shtohet se “në vendngjarje ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion”, transmeton TV21. Aksidenti që ndodhi mbrëmë në ora 17:50, erdhi pas vetura “Jaguar” me targa të Gostivarit, me shofer N.I.(49) nga fshati Çegran i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një 38-vjeçar nga Prilepi, pasi është kapur teksa ka qenë duke vjedhur në një veturë “BMW”. “Më 23.10.2021 në ora 21.30 në Prilep, policët e DPB Prilep kanë arrestuar I.D.(38) nga Prilepi pasi është kapur derisa ka qenë duke kryer vjedhje të rëndë në veturën “BMW”, me targa të Prilepit. Tek ai janë gjetur dhe marrë mjete të cilat i ka marrë nga vetura. I.D. është nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Instituti Robert Koch në Gjermani ka publikuar listën më të re të vendeve të rrezikuara. Prej sot, Kosova më nuk është në këtë listë. Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori. Udhëtimet pa teste dhe karantinim Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët…

Lexo më Shumë

Të dhënat e autoriteteve shëndendetësore thonë se të premten me dozë të tretë janë vaksinuar, përkatësisht 638 qytetarë kanë pranuar dozën e parë, ndërsa 1.475 janë rivaksinuar. Deri të premten janë vaksinuar gjithsej 801.236 persona, të rivaksinuar janë 769.359, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 10.386 persona. Siç njoftojnë nga MSH, 57 e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës. Përfshirja e vaksinimit me një dozë vaksine te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38%…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPB, më 23.10.2021 në orën 9:30 në rrugën “Stevo Filipoviq” në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar 19 vjeçarin K.G nga Kumaniva. Gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij, me urdhër gjyqësor, policët kanë gjetur marihuanë, fara kanabisi dhe saksi me kanabis. “Ai është privuar nga stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thonë nga policia./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski thotë se janë të turpshme akuzat e LSDM-së të cilët e akuzojnë atë se ka bërë pakt me të keqen. “Si kandidat i pavarur kërkova mbështetjen nga të gjithë qytetarët. Kërkova mbështetje nga të gjitha partitë politike. Pres që mbështetjen t’ma japë edhe partia ime LSDM, RDM dhe PLD, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe të gjitha subjektet tjera shqiptare dhe maqedonase”, tha Dimitrievski. Ai tha se ka vetëm një koalicion dhe ky koalicion është me qytetarët. “Qytetarët më 17 tetor u deklaruan se kush e meriton besimin…

Lexo më Shumë

Vetëm gjatë ditës së djeshme dozën e  tretë të vaksinës kundër Covid-19 e kanë marrë 4 720 qytetarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje dozën e parë e kanë marë 638 qytetarë, 1 472 qytetarë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.  Në total deri tani janë vaksinuar 801 326 persona, ndërsa janë rivaksinuar 769 356. Përfshirja e të vaksinuarëve me të paktën njërën dozë  të moshës madhore në shtet është 57%, ndërsa me të dyja dozat është 46% e popullisisë mbi 18 vjet. Ministria e Shëndetësisë. “54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33%…

Lexo më Shumë