Policia sot arrestoi një tetovar 50-vjeçar, i kërkuar me fletarrest qendror për vuajtjen e dënimit me burg, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Nëpunës policorë nga Ekipi operativ për Ndjekje sot në në ora 08:10 në rr. ”Mitropoliti Teodosij Golloganov” e kanë privuar nga liria S.T. (50) nga Tetova. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qendror nga ana e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për procedurë hetimore në lidhje me veprën penale sipas nenit 247 të Kodit Penal”, thuhe6t në kumtesën e MPB-së.
Personi është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejme.



