Sot (11.01.2022) në periudhën nga ora 07:00 deri më ora 11:00 në territorin e SPB Shtip është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar dyzet e dy shoferë, prej tyre tridhjetë e tre e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vendbanime kurse nëntë shoferë jashtë vendeve të banimit. Për të gjithë shoferët për të cilët është konstatuar se kanë shkelur rregullat janë shqiptuar sanksione adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



