Në një aksion kontrolli të Ministrisë së Punëve të Brendshme në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 109 masa, mes të cilëve 13 për ngasje pa patent shoferi, nëntë për ngasje të automjeteve me probleme teknike dhe të paregjistruara, ndërsa shtatë për drejtim të automjetit më shumë se shpejtësia e lejuar.
Siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar edhe nëntë masa për përdorim të telefonit celular, katër për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe për kalim në dritë të kuqe të semaforit, si dhe për 36 për parkim të parregullt.
“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtohet në kumtesën e MPB-së.



